Tag: Munich

  • Në Konferencën e Sigurisë në Munih, lobova intensivisht për integrimin e Kosovës

    Në Konferencën e Sigurisë në Munih, lobova intensivisht për integrimin e Kosovës

    Munih, 16 shkurt 2018

    Në ditën e parë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kam zhvilluar takime të shumta me homologë, me presidentë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës.

    Konferenca e 54-të e Sigurisë në Mynih u zhvillua nga 16 deri më 18 shkurt 2018.

    Më shumë se 30 krerë shtetesh dhe qeverish dhe më shumë se 100 ministra nga e gjithë bota diskutuan sfidat aktuale në politikën ndërkombëtare të sigurisë në MSC 2018.

    Mundësi e mirë që të vazhdoja lobimin tim intensivisht për shtimin e njohjeve të reja dhe sigurimin e mbështetjes për integrimin e mëtejmë të vendit në Organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL.

    Munih, 16 shkurt 2018 – Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih.

    GJATË TAKIMIT ME PRESIDENTIN E RUANDAS, PAUL KAGAME

    Gjatë Konferencës së MSC, unë takova shumë përfaqësues shtetesh, të cilëve u kërkova ndihmën për Republikën e Kosovës dhe aspiratat tona drejt BE-së, NATO-së, dhe nga disa vende kërkova njohjen e shtetit.

    Më është thënë decidivisht se një njohje është vetëm formalitet për arsye se Ruanda e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet.

    Është shumë e vërtetë që Ruanda ndërkombëtarisht na ka mbështetur çdo vend. Nëse do të arrijmë që të kemi njohjen e parë, pas saj do të vijnë edhe shumë njohje të tjera sepse këto shtete koordinohen dhe bashkëpunojnë mes vete.

    Munih, 16 shkurt 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Ruandas, Paul Kagame, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih, Gjermani.
    Munih, 16 shkurt 2018 – Përveç presidentit takova edhe Ministren e Jashtme të Ruandës.

    Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour

    Diskutim i shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour, mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e Sudanit.

    Ne e përgëzojmë qeverinë e re në Sudan për hapat që ka ndërmarrë drejt reformave. Ne do të angazhohemi së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë me autoritetet e reja të Sudanit.

    Munih, 16 shkurt 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour.
    Munih, 16 shkurt 2018 – Takim me Baroneshën Ashton gjatë Konferencës së Sigurisë.

    TAKIM ME HOMOLOGUN TIM TURK MEVLUT ÇAVUSOGLU

    Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

    Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse.

    Munih, 16 shkurt 2018Takim me homologun tim turk Mevlut Çavusoglu.

    TAKIM ME ISH SEKRETARIN E SHBA-SË, JOHN KERRY

    Ish Sekretari John Kerry gjithmonë i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë. Vlerësim i jashtzakonshëm për kontributin e tij dhe të SHBA-së.

    Munih, 17 shkurt 2018 – Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë kam takuar ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.
    Munih, 17 shkurt 2018 – Gjatë Konferencës së Sigurisë kam takuar Gjeneralin Erhard Bühler.

    GJATË KONFERENCËS SË SIGURISË KAM TAKUAR KOMISIONARIN EVROPIAN, JOHANNES HAHN

    Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

    Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar.

    Munih, 17 shkurt 2018 – Gjatë Konferencës së Sigurisë kam takuar Komisionarin Evropian Johannes Hahn.