Tag: New Orleans

  • I nderuar që kryetari i Bashkisë së New Orleans, Mitchi Landrieu më dorëzoi çelësin e qytetit

    I nderuar që kryetari i Bashkisë së New Orleans, Mitchi Landrieu më dorëzoi çelësin e qytetit

    New Orleans, 10 dhjetor 2011 –

    Ditën e fundit të qëndrimit në SHBA dhe në shtetin federal Louisiana, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, u prit në zyrën e kryetarit të Bashkisë së New Orleans, Mitchi Landrieu.

    Gjatë takimit, Pacolli kërkoi binjakëzimin e këtij qyteti me njërën nga komunat e Kosovës, ide që u mirëprit nga bashkëbiseduesit e tij dhe që pritet të realizohet shumë shpejt, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Pacollit.

    Pacollit me këtë rast iu dorëzua Çelësi i Qytetit të New Orleans.

    Në zyrën e kryetarit të Bashkisë së New Orleans, Mitchi Landrieu duke pranuar Çelësin e Qytetit të New Orleans.

    Sipas njoftimit, ky është nderimi i katërt i tij në këtë shtet. Një ditë më parë ai u shpall kryebashkiak nderi i Baton Rouge. Kancelari i universitetit të këtij qyteti, Community College, i akordoi atij Medaljen e Kancelarit, kurse guvernatori Boby Jindal e nderoi me mirënjohje dhe me flamurin e qytetit.