Tag: njohjet

  • Reagimi im kundër pamfletit të akademik, Mehmet Krajës

    Reagimi im kundër pamfletit të akademik, Mehmet Krajës

    Prishtinë, 23 dhjetor 2022 –

    Zotëri Kraja, unë jam një person që kam kaluar gjithë jetën time duke u përpjekur të ndihmoj të tjerët, por nëse dikush mendon ndryshe, një është e sigurt, që nuk kam lënduar, fyer apo ofenduar njeri. Kjo është kultura ime e trashëguar.

    Duke lexuar atë pamflet që ju e publikuat, u habita jashtëzakonisht se si një person që pretendon se e do vendin e vet, përmes një pamfleti politik dhe propagandistik bëhet zëdhënësi më i denjë i propagandës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

    Ju si kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, pa asnjë fakt, pa asnjë argument, bën copy-paste një qëndrim të Beogradit dhe shpall se njohjet e Kosovës kanë ardhur përmes formave korruptive.

    Ju zotni Kraja, nëse keni ndjenja dashurie për Kosovën e lirë, duheni të tërhiqeni nga qëndrimet skandaloze anti-shqiptare që keni shkruar në pamfletin e juaj politik.

    Mbi të gjitha shkrimi i juaj lë hapsirë për të dyshuar se ju keni njohuri apo kani lobuar ndonjëherë për interesat e Kosovës. Po shihet qartë se ju jeni profesionist në shqiptimin e qëndrimeve të shteteve që sfidojnë dhe luftojnë shtetësinë e Kosovës.

    “Studimi juaj”, Zotni Kraja, lë shumë pytje hapur sepse nuk përputhet me realitetin. Është për t’u mërzitur sepse ju flisni pikërisht me narrativën e Beogradit dhe zyrtarëve shtetërorë atje. Njohjet e Kosovës që kanë ardhur bazohen në lobim të mirëfilltë dhe të mirëkoordinuar me partnerët ton duke paraqitur të vërtetën dhe të drejtën tonë si shtet.

    Prandaj kur thoni se “njohjet qe kanë ardhur me menyra korruptive ato janë terhjekur nga Serbia” Ju zotni Kraja, mos të them se po genjeni, ju po i shtrembëroni gjërat.

    Në këtë situatë, ju si njeri që e konsideroni veten si njeri serioz duheni ose të sjellni qoftë edhe një fakt korruptiv, siç e quani ju ose publikisht të kërkoni falje për gënjeshtrat e juaja. Ju mundeni ta shfajësoni Serbinë me deklaratat e juaja. Në fakt, ju bëheni zëdhënësi më i mirë i tyre në hapësirën shqiptare.

    Nuk kam dëgjuar Kryetarin e Akademisë sonë, një institucion që paguhet nga buxheti i Kosovës, të reagojë kur u dëshmua nga ambasadorët perëndimorë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për diplomacinë e korruptuar të Serbisë, apo kur mediat në mbarë botën shkruanin për diplomacinë e korruptuar të Serbisë, përfshirë raportet e Amnesty International për dërgimin e armëve në Afrikë.

    Nuk kam dëgjuar që ju u keni shkruar homologëve të juaj për diplomacinë e korruptuar të Serbisë, as nuk keni marrë mundimin të shkruani në mediat ndërkombëtare.

    Kjo flet shumë për ju si personalitet. Është e turpshme që kemi personazhe publikë që përpiqen të amnistojnë të kaluarën e tyre të errët me sulme ndaj lëvizjeve që kanë sjellë pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Njerëz si ju zotni Kryetar i Akademisë, kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Ata mbeten të tillë edhe sot fatkeqsisht. E turpshme!

  • Pas fushates me lajme të rreme nga Serbisa, Republika e Guines Bisao, rikonfirmon njohjen dhe akrediton Ambasadorin kosovar

    Pas fushates me lajme të rreme nga Serbisa, Republika e Guines Bisao, rikonfirmon njohjen dhe akrediton Ambasadorin kosovar

    Prishtinë, 2 shkurt 2018

    Propaganda serbe se disa shtete po i tërheqin njohjet ka arritur të vë në lajthitje edhe disa media në Prishtinë. E vërteta është ndryshe nga ajo që propagandohet nga Serbia e cila ka dështuar që vë pengesa në lobimin tim anë e kënd globit.

    Në po bashkangjisë faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisautm për këtë shtet që u raportua se ka tërhequr njohjen. Kurse ky shtet, Guinea Bisau rikonfirmon se e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb.

    Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër.

    Puna ime dhe e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.

    Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.

    DORËZIMI I LETRAVE KREDENCIALE NGA AMBASADORI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË GUINEA BISAO, Z. RAMADAN GASHI

    Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao, pasi rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, akrediton edhe Ambasadorin jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ramadan Gashi.

    Guinea Bisao, shkurt 2018- Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao, pasi rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, akrediton edhe Ambasadorin jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet, Ramadan Gashi.
    Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
    Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
    Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Pas fillimit të një fushate me lajme të rreme nga Republika e Serbisë, Republika e Guines Bisao rikonfirmon njohjen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
  • Nigeri dhe Guinea Conacry njohin Kosovën

    Nigeri dhe Guinea Conacry njohin Kosovën

    Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se edhe dy shtete afrikane kanë marr vendim për njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për Guinean dhe Republikën e Nigerit.

    “Ju njoftojmë se zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht nga kontinenti i Afrikës se Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    Nota verbale nga Nigeri.

    Këto njohje vijnë pas aktivitetit të dendur lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli. Brenda ditës ju njoftojmë për detajet e këtyre njohjeve”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Behgjet 

    Nota verbale nga Republika e Guinesë Conacry.