Tag: Nursultan Nazarbayev

  • I nderuar me çmimin më të lartë shtetëror për kontribut në zhvillimin modern të Kazakistanit

    I nderuar me çmimin më të lartë shtetëror për kontribut në zhvillimin modern të Kazakistanit

    Nur -Sulltan, 14 dhjetor 2020 –

    Ishte një nder të takoja Presidentin, Nursultan Nazarbayev për të disaten herë. Ne e lamë çdo vizitë të frymëzuar dhe më optimistë për mundësinë dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

    Nursultan Nazarbayev ishte i palodhur në ndjekjen e tij për barazi dhe drejtësi për të gjithë kazakët, dhe për ata ai gëzon respekt të madh brenda shtetit të tij.

    Presidenti Nazarbayev ishte një shembull i jashtëzakonshëm për mua, për themelin e shtetit kazak dhe për të gjithë botën falë një jete të mbushur me guxim, përkushtim dhe dhembshuri.

    Për mua është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.

    Çmimi më i lartë i shtetit u zgjodh të më dhurohet në një ditë shumë të rëndësishme për shtetin kazak, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit.

    Çmimin më ndau presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev.

    Moment emocional shtrëngimi i duarve me presidentin kazak, Nazarbayev.

    “Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, duke falënderuar bashkëpunëtorët, inxhinierët dhe stafin drejtues të kompanisë Mabetex për punën e shkelqyër dhe respektin për të tjerët, pata nderin të nderohem me çmimin më të lartë shtetëror për kontributin tonë në zhvillimin modern të këtij vendi”, ka shkruar presidenti Pacolli pasi pranoi çmimin.

    Pacolli tha se është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak.

    Ai ka falënderuar nga thellësia e zemrës, të gjithë ata që e uruan për këtë ngjarje. Ju priftë e mbara!

    Fotografi e përbashkët pas pranimit të çmimit nga presidenti Nazarbayev.
    Fotografi e cila tregon medaljet që më dorëzoi presidenti kazak.
    Fotografi e përbashkët pas pranimit të çmimit nga presidenti Nazarbayev.
    Duke falenderuar presidentin kazak Nazarbayev për nderin dhe respektin që më bën.
    Gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit nga presidenti kazak.
    Fotografi familjare me dy vëllëzërit e mi. Nga e majta Agimi, kurse në krahun tim të djathtë vëllai, Afrimi.