Prishtinë, 15 nëntor 2018 –
Kosova e ka pasur përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë në çdo forum ndërkombëtar dhe ajo po vazhdon të japë kontribut të madh edhe në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.
Me përgatitjet më larta shtetrore e protokolare kam pasur nderin dhe kënaqësinë që t’i organizojë dhe ta pres në takim homologun tim Péter Szijjártó, dhe delegacionin hungarez.

Në takimin me delegacionin hungarez trajtova çështje të rëndësisë së veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve, aspektin e thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe për mbështetjen që i duhet Kosovës në kuadër të proceseve evropiane.
Hungaria ka qenë, është dhe vazhdon të mbetët përkrahëse e pa rezervë e Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të afirmimit ndërkombëtar të saj, për çka ne i jemi gjithmonë mirënjohës shtetit dhe popullit hungarez.
Edhe me këtë rast, homologut tim i kërkova mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave, përkrahjen e Kosovës në procese afrimuese që lidhen me njohjen dhe me procese të anëtarësimit në organizata rajonale, evropiane dhe universale.

Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve do të vazhdojë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha temat. Ne po vazhdojmë fuqishëm të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet, dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Hungaria është përkrahëse e fuqishme e aspiratave progresive të vendeve të rajonit, e veçanërisht përkrahëse e Kosovës.
Kosova është e interesuar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Hungarinë. Dy vendet kanë pasur disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik, për doganat, mallin dhe transportin e udhëtarëve dhe se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ofron tregti të lirë me Hungarinë.

“Me Hungarinë kemi shumë marrëveshje ndërsa sot kemi nënshkruar një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe operatorit hungarez, që na mundëson bashkëpunim më frytdhënës. Me realizimin e kësaj marrëveshjeje, në vlerë rreth 5 milionë euro, do të kemi autostrada më të sigurta dhe lëvizje më të sigurt”
Kurse homologu hungarez,Szijjarto, nga Prishtina i dërgoi mesazh Bashkimit Evropian (BE) se nuk është i drejtë ndaj Kosovës dhe se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

“Nuk duam që BE të lë Kosovën të presë. Janë 95 kriteret të cilat janë përmbushur me çka Hungaria mbetet një mbështetëse e liberalizimit të vizave. Respektojmë kryesimin austriak që vendosi këtë në rend dite, prandaj Hungaria do të votojë për liberalizimin”, tha Szijjarto.
Ai foli edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, për të cilin tha se gëzon mbështetjen e Hungarisë përmes një marrëveshjeje të pranueshme për të dyja palët.
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor është e rëndësisë jetike për ne, pasi kuptojmë se marrëveshja e tillë është bazë për stabilitet afatgjat”, tha ai.
