Prishtinë, 15 janar 2019 –
Crans Montana Forum do të mbahet në Kosovë. Është rast shumë i mirë i Kosovës, që të jetë nikoqire e forumit të radhës të Crans Montana, që do të mbahet në Prishtinë.
Kisha takim produktiv me Presidentin e Forumit Crans Montana, z. Pierre Emannuel Quirin.
Sipas idesë dhe propozimit tim jemi dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti.

“Kam nderin që sot keni vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend e po ashtu edhe të arriturat tona drejt konsolidimit të shtetit tonë me shumë sfida përpara”
Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të nivelit ndërkombëtar.
Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet ku Kosova mund të promovohet dhe fuqizohet në aspektin ndërkombëtar, meqë pjesëmarrësit janë vendimmarrës të rëndësishëm të botës.
