Tag: Praga

  • Takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë

    Takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë

    Pragë, 13 qershor 2019 –

    Në zemër të Evropës, në qytetin e bukur të Pragës, me ftesë të ministrit të Jashtëm Çekë, Tomáš Petříček, po qëndroj për vizitë zyrtare.

    Do të qëndrojë për vizitë dy ditore, ku do të zhvilloj takime me krerët më të lartë institucional të Republikës së Çekisë. Për të thelluar marrëdhëniet tona diplomatike do të zhvilloj takim me Ministrin e Jashtëm, Tomáš Petříček.

    Kurse në thellimin e marrëdhënieve ekonomike do të kem rastin të bisedojmë me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, H.E. Z. Karel Havlíček. Po ashtu, takim do të kem edhe me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, H.E. Z. Radek Vondráček.

    Kurse takimet e vizitës dy ditore do t’i përmbylli me Zëvendës Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Mgr. Jiří Růžička.

    Pragë, 13 qershor 2019 –Pritja në Pragë nga krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë.

    Vizita ime dhe delegacionit filloi me takimin bilateral me ministrin e jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të Kosovës.

    Me të biseduam për thellimin e marrëdhënieve tona dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve. Ngritëm çështjen për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mënyrat e bashkëpunimit për të ndërtuar të ardhmen në BE.

    Pragë, 13 qershor 2019 – Takim kokë më kokë me homologun tim çekë, Tomas Petricek.
    Pragë, 13 qershor 2019-Takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë gjatë një vizitë pune dyditore në Pragë.

    Ministri Petricek përshëndeti të arriturat tona dhe u zotua për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj demokratike dhe të konsolidimit ndërkombëtar. Gjithashtu mirëpriti dhe mbështeti punën e bërë në përmbushjen e të gjitha kritereve të përcaktuara për Kosovën në liberalizim të vizave.

    Ministri Petricek tha se Çekia do ta mbështes Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL, siç ka bërë edhe në të kaluarën. U pajtuam se na duhet thellim i marrëdhënieve tona në të gjitha fushat.

    Ftova mikun tim Petricek për ta vizituar Kosovën që së bashku të shohim përparimet e mëdha të bëra ndër vite.

    Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek (R) shtrëngon dorën me ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli pas konferencës së tyre të përbashkët për shtyp në Pallatin Czernin më 13 qershor 2019 në Pragë.
    Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli jep një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm çek në Pallatin Czernin më 13 qershor 2019 në Pragë.
    Ministri i Jashtëm çek Tomas Petricek (R) dhe ai i Kosovës Behgjet Pacolli japin një konferencë të përbashkët për shtyp në Pallatin Czernin më 13 qershor 2019 në Pragë.

    Në kuadër të vizitës sime dy ditore në Pragë, takova edhe Zëvendëskryeministrin e Republikës së Çekisë dhe Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlíček.

    Një bisedë e hapur dhe shumë e çiltër, me ide konkrete të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

    Të dy vendet tona mund të ofrohen më shumë përmes bashkëpunimit ekonomik dhe zëvendëskryeministri Havlíček shprehi gatishmërinë e Çekisë për të punuar me Kosovën në shumë sektorë, me theks në energji.

    Pragë, 13 qershor 2019 –Takime me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Çekisë dhe Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havlíček.
    Pragë, 13 qershor 2019 – Kemi nënshkruar së bashku me Zëvendëskryeministrin Havliček marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik, e para marrëveshje e këtij lloji e cila do të hap rrugën e identifikimit të fushave për bashkëpunim ndërmjet nesh.

    Mikpritësi e cilësoi Kosovën pjesë të Evropës dhe tha se Çekia do të ndërtojë marrëdhënie të forta ekonomike me Kosovën. Një zhvillim i jashtëzakonshëm në marrëdhëniet tona ndërshtetërore.

    Kemi nënshkruar së bashku me Zëvendëskryeministrin Havliček marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik, e para marrëveshje e këtij lloji e cila do të hap rrugën e identifikimit të fushave për bashkëpunim ndërmjet nesh. Kosova dhe Çekia po përafrohen mes vete dhe po ndërtojmë partneritet gjithëpërfshirës.

    Pragë, 13 qershor 2019 – Me Zëvendëskryeministrin Havliček, duke shkëmbyer dhurata.

    Ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka mbajtur edhe një tryezë me pjesëmarrjen e kompanive çeke që tashmë janë aktive apo të interesuara të operojnë në Kosovë.

    Pragë, 13 qershor 2019 – Kemi mbajtur takim së bashku me Zëvendëskryeministrin Havliček dhe delegacionet tona shtetërore me investitorët potencial çek në Kosovë.

    Programi i pasur i punës së ministrit Pacolli përfundoi me një vizitë në selinë e gjigantit çek të investimeve “Rockaway Capital”, ku përfaqësuesit e kompanisë prezantuan aktivitetet e tyre të gjera investuese në Republikën e Kosovës.

    Së bashku me mua ishte edhe ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin ishim prezent në selinë e kompanisë investuese Rockaway Capital në Pragë.

    Pragë, 13 qershor 2019 – Së bashku me mua ishte edhe ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin ishim prezent në selinë e kompanisë investuese Rockaway Capital në Pragë. Aty shpalosëm potencialin që ka Republika e Kosovës për investime.

    Ky grup investimi, i themeluar në vitin 2013 nga Jakub Havrlant, i është përkushtuar ekonomisë dixhitale përmes ndërtimit, investimit dhe blerjes së kompanive të internetit.

    Rockaway Capital operon kryesisht në fushat e tregtisë elektronike, e-udhëtimit, fintech, botimit të librave, blockchain dhe kapitalit sipërmarrës.

    Pragë, 13 qershor 2019 – Me CEO-në e kompanisë Rockaway Capital, Jakub Havrlant, gjatë një bisede me të.

    Në Kosovë, kjo kompani zotëron portalin e internetit Gjirafa.com si një nga kompanitë e portofolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Gjirafa është një platformë komuniteti, përmbajtjeje dhe e-commerce që dominon në rajonin e Ballkanit.

    Rockaway Capital po kërkon në mënyrë aktive më shumë mundësi investimi në rajon dhe tashmë po shikon disa.

    Pragë, 13 qershor 2019 – Së bashku me mua ishte edhe ministri për Zhvillim Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin ishim prezent në selinë e kompanisë investuese Rockaway Capital në Pragë. Aty shpalosëm potencialin që ka Republika e Kosovës për investime.

    Ditën e nesërme me 14 qershor 2019, takimet i nisëm me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, Radek Vondráček dhe nënkryetari i parë i Senatit çek, Jiří Růžička.

    Në takim biseduam për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Parlamenteve të dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave.

    Parlamenti i Çekisë mund të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës me BE-në. Gjatë takimit biseduam hapur për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për krijimin e një Grupi të Miqësisë ndërmjet Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të Çekisë.

    Pragë, 14 qershor 2019-Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Radek Vondráček dhe Nënpresidentin e Senatit, Jiří Růžička.

    Thash se Parlamenti i Çekisë mund të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës me BE-në.

    Gjatë takimit biseduam hapur për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për krijimin e një Grupi të Miqësisë ndërmjet Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të Çekisë.

    “Thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investime me Çekinë ka një rëndësi të veçantë, andaj kërkoj nga Kryetari i Parlamentit më shumë prani Çeke në Kosovë dhe më shumë Evropë në Kosovë”,

    Shtova se mbështetja e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e sigurisë, si në Interpol ka një rendësi të veçantë.

    Duke falënderuar për mikpritje ministri Pacolli ftoj për vizitë në Kosovë kryetarin e Parlamentit çek.

    Pragë, 14 qershor 2019-Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Radek Vondráček dhe Nënpresidentin e Senatit, Jiří Růžička.
    Pragë, 14 qershor 2019-Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Radek Vondráček dhe Nënpresidentin e Senatit, Jiří Růžička.
    Pragë, 14 qershor 2019-Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Radek Vondráček dhe Nënpresidentin e Senatit, Jiří Růžička.

    Mbështetja e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e sigurisë, si në Interpol ka një rendësi të veçantë.

    Pragë, 14 qershor 2019-Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Radek Vondráček dhe Nënpresidentin e Senatit, Jiří Růžička.
    Pragë, 14 qershor 2019-Takim me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë Radek Vondráček dhe Nënpresidentin e Senatit, Jiří Růžička.

    Duke vizituar Pragën ne i bëmë homazhe varrit te Presidentit z.Vaclav Havel për luftën e tij pasionante për lirinë brenda dhe jashtë vendit.

    Havel ishte një mbrojtës i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe mik i shkëlqyeshëm i Kosovës. Ai i dha dimension intelektual fushatës Ajrore te  NATO-s kundër Jugosllavisë.

    Pragë, 14 qershor 2019-Vendosja e luleve në Varrin e Presidentit të ndjerë z.Vaclav Havel.
    Pragë, 14 qershor 2019-Vendosja e luleve në Varrin e Presidentit të ndjerë z.Vaclav Havel.
    Pragë, 14 qershor 2019-Vendosja e luleve në Varrin e Presidentit të ndjerë z.Vaclav Havel.
    Pragë, 14 qershor 2019 – Urna që mbante hirin e Vaclav Havel është varrosur në parcelën e familjes së tij në një varrezë në kryeqytetin çek të Pragës.

    Havel ishte dramaturgu disident që udhëhoqi revolucionin e vitit 1989 që rrëzoi katër dekada të sundimit komunist përpara se të bëhej president i Çekosllovakisë dhe më pas i Republikës Çeke.

    Ai vdiq më 18 dhjetor në moshën 75-vjeçare.

    E veja e Havelit, Dagmar, vëllai i tij Ivan, dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq morën pjesë në një ceremoni private në varrezat Vinohrady të Pragës.

  • Përkrahja e Çekisë, tejet e rëndësishme për Kosovën

    Përkrahja e Çekisë, tejet e rëndësishme për Kosovën

    Prishtinë, 8 gusht 2018

    Prita në takim të rregullt pune ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.

    Në kuadër të këtij takimi, me ambasadorin çek, Šilhavý, diskutuam zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

    Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtarë ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Ministri i Jashtëm Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.

    Prishtinë, 8 gusht 2018 – Në takim me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.