Tag: President i Kosoves

  • Presidenti Pacolli u takua me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé

    Presidenti Pacolli u takua me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé

    Paris, 25 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka udhëtuar në Paris të Francës për të takuar në një darkë pune Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

    Presidenti i Kosovës, z. Pacolli e njoftoi z. Conde për situatën në Kosovë dhe rajon dhe njëkohësisht u informuar nga homologu i tij për situatën në rajonin e Afrikës. 

    Dy Presidentët u pajtuan që në të ardhmen të intensifikojn edhe më shumë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në darkë pune me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
  • Konferencë për media e Presidentit Behgjet Pacolli

    Konferencë për media e Presidentit Behgjet Pacolli

    Prishtinë, 25 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli foli në një konferencë për media lidhur me vizitat zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë, si dhe për një varg çështjesh të tjetra.

    Në vijim po japim thekset kryesore të kësaj konference:

    Nuk isha këtu në 12 vjetorin e datës kur filluan bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe, prandaj nuk mund t’ia filloj kësaj bashkëbisede me ju nëse këtë  nuk e përmendi. NATO në krye me SHBA-në dhe shtetet perëndimore, gjegjësisht bashkësinë evropiane, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga zhdukja.

    Mirënjohja jonë për NATO-n është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane, ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten miq të Kosovës dhe të popullit të Kosovës. Çdo kush që donë ta refuzoj këtë, që fillon t’i urrej këta, që donë ta ulë vlerën ndaj tyre, nuk e ka mirë, prandaj disa tendenca refuzuese të tyre nuk kanë vend në shoqërinë kosovare. Populli i Kosovës do Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e do NATO-n, i do shtetet e civilizuara, e do Bashkimin Evropian, sepse janë ato vende që e lidhin ideologjikisht synimin tonë.

    Ne synojmë të jemi një vend demokratik dhe aty është adresa jonë e qëlluar, prandaj ne me miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkësinë Evropiane, me NATO-n, do të rrugëtojmë përpara dhe do t’i krijojmë vetes një perspektivë të drejtë ekonomike, demokratike dhe në të gjitha aspektet që shkojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, për çka shoqëria kosovare ka nevojë tani.

    Unë isha në Shqipëri, unë isha në Maqedoni. Ishin dy vizitat e mia në funksion të presidentit të Kosovës, ishin vizita sigurisht emocionuese, por edhe njëkohësisht ishin vizita që dëshmuan shtetësinë e Kosovës dhe institucioneve të Kosovës. Në Shqipëri u takova me të gjithë krerët e shtetit, u takova me Presidentin, Shkëlqesinë e tij, z. Bamir Topi, u takova me kryetaren e parlamentit znj. Jozefina Topalli, u takova me kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha, u takova edhe me kryebashkiakun e Tiranës z. Edi Rama, që njëherit është edhe kryesuesi i bllokut opozitar, u takova edhe me krerët e partive tjera parlamentare.

    Çdo kund ku unë isha unë e kisha një ide, analiza, procesi i analizës i kombit shqiptar ka qenë, është e kaluar,. Tani duhet t’i kthehemi sintezës, duhet t’i kthehemi bashkimit kombëtar. Cili është ai bashkim kombëtar. Ju e dini mirë se mbas viteve 47, atëherë kur u formua e ashtuquajtura Bashkësia Evropiane së pari ishin tri shtete, pesë e sot janë njëzet e shtatë shtete. Askush nuk besonte se njëherë do të bëhej një fuqi e përbashkët edhe politike. Duhet t’ia fillojmë prej kësaj ideje. Ka pasur të drejtë Arbër Xhaferi, i cili i quante territoret të banuara me shqiptarë si “komenvellt shqiptar”. Jam shumë i bindur se e ka pasur me të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë thënie, këtë ide dhe duhet ta jetësojmë këtë ide. Bashkimi kombëtar, t’ia fillojmë prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi në vonesë dhe askush nuk do të na e falë. Pse ne duhet të kemi barriera në bashkëpunim mes veti, pse duhet të kemi diferenca, pse duhet të kemi kushte, pse të kushtëzohemi në punën tonë në Shqipëri, gjegjësisht shqiptarët nga Shqipëria të kushtëzohen këtu në Kosovë. Duhet të krijojmë kushte të barabarta, duhet të krijojmë hapësirë të barabartë, lëvizje të lirë të mallrave po pse jo edhe të ideve, pse ne të mos kemi tekste të njëjta shkollore, pse ligjvënësit tanë të bëjnë ligje të ndryshme në Shqipëri dhe të ndryshme këtu në Kosovë kur ne e flasim të njëjtën gjuhë, jemi të njëjtë, ia dimë hallet njëri-tjetrit dhe mënyra e mendimit është e njëjtë, synimet tona janë të njëjta, mirëqenia çdo kund evidentohet, synimi ynë drejt shtëpisë së madhe euroatlantike është i qartë si për shqiptarët në Shqipëri ashtu edhe për ne, por edhe për bashkëkombësit tanë në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe ata në Mal të Zi. Prandaj, çdo gjë që unë dua të shtyj, unë jam president i Kosovës, unë mund të konsultohem, të propozoj, të promovoj ide, mirëpo janë të tjerët të cilët duhet të mbështesin këtë ide. Do të ishte e drejtë, do t’u rekomandoj të gjithë spektrit politik, qeverisë, shoqërisë civile, njerëzve intelektualë që të mbështesin idenë e bashkimit kombëtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike. Këto janë edhe kushtet të cilat i ka paravënë Bashkësia Evropiane, këto janë kërkesat e Bashkësisë Evropiane që kërkojnë nga ne.

    Edhe sot gjatë një bisede të gjatë që kisha me ministrin e punëve të Jashtme të Austrisë, folëm se një veprim duhet të shihet këtu në vend, çdo e mirë dhe çdo e keqe e ka burimin e vet në Kosovë, jo diku tjetër. Informatat e këqija, po e quaj ashtu, që merren nga Kosova, ato vetëm shkojnë, ripaketohen, u jepet një formë dhe kthehen në Kosovë, do të thotë çdo gjë e ka burimin e vet, por edhe puna e mirë e ka burimin e vet dhe askund tjetër, këtu në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet tona. Prandaj, unë kudo që isha kërkova fillimin e punës, sigurisht edhe eksponimi im para ligjvënësve të Shqipërisë ishte shumë emocional, sa e hetova, ai u pëlqye nga të dyja palët edhe nga pozita edhe nga opozita dhe ishte një rast i rrallë kur të dy palët edhe opozita dhe pozita ishin ulur së bashku dhe kjo më gëzoi shumë. Do të dëshiroja që këso situatash të përsëriten gjithnjë në Parlamentin e Shqipërisë se ato sigurisht do të shërbejnë si shembull shumë i mirë edhe për parlamentet e rajonit, e sidomos parlamentet e shqiptarëve aty ku jetojnë shqiptarët. Pos kësaj unë kisha një takim edhe me Universitetin Evropian të Tiranës, unë aty pash se mes profesorëve të këtij universiteti ishin edhe akademikë ta lartë, ishin ish gjykatës të Shqipërisë, ishin ish ambasadorë, ishte ish ambasadori në Angli, ishte ish ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që ishte një staf jashtëzakonisht i lartë, po edhe pak a shumë i famshëm akademik.

    Kisha një bashkëbisedim me studentët atje dhe normalisht mua m’u dha një mirënjohje nga ky universitet, gjë që e respektoj jashtëzakonisht. Unë gjatë vizitës time në Shqipëri, i bëra një vizitë edhe Mbretit të parë të shqiptarëve, vizitova edhe  Baba Reshat Bardhin, ishte një koincidencë, ishte dita e bektashinjve, ishte Festa e Sulltan Nevruzit, festa më e madhe e Bashkësisë së Bektashinjve, të cilët janë pjesë e konfesionit, pjesë e kulturës së shqiptarëve dhe e pashë shumë të drejtë që t’i vizitojë ata. Gjatë vizitës time në Tiranë, unë vizitova edhe Bashkinë e Tiranës, ku z. Edi Rama e komplementova për punën e mirë që ka bërë dhe është duke bërë në qytetin e Tiranës dhe sinqerisht do të doja shumë që edhe për të tjerët të shërbejë Tirana si shembull i mirë, si duhet të zhvillohet një punë urbanistike e një kryeqyteti shqiptar.

    Unë u ktheva në Kosovë dhe para dy ditësh fillova vizitën time në Maqedoni, ku isha i pritur prej Presidentit Ivanov me të gjitha atributet që pritet një burrë shteti dhe protokolli është implementuar pikë për pikë, që nga kufiri edhe deri të përcjellja në kufi. Unë pata rastin të bisedoj me z. Ivanov, gjatë takimeve që patëm tri herë me radhë, po ashtu, për krijimin e një hapësire shumë të gjerë, të favorshme për bizneset e rajonit, duke pasur parasysh se ne kemi një proporcion jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën, në dëm të Kosovës, në favor të Maqedonisë, të shkëmbimit të mallrave një me njëzet. Maqedonia eksporton në Kosovë, gjegjësisht Kosova importon nga Maqedonia mbi 460 milion euro, kurse eksporton vetëm rreth 24 – 26 milionë. Tërë kohën ishte preokupimi im, ishte në qendër të vëmendjes si të krijohen kushte më të favorshme edhe për produktet e Kosovës atje duke pasur parasysh se kishte pasur probleme edhe në akceptimin e certifikatave të origjinës së mallit, po ashtu edhe në akceptimin e dokumentacionit i cili i përcjell mallrat kosovare. Unë insistova gjithsesi që të hapen pika të reja doganore, për arsye se të vish prej një pjese verilindore  të Maqedonisë, të vish, për shembull, në Anamoravë, duhet të kalosh 3-4 orë rrugë dhe është mënyra më praktike që të hapet një pikë kufitare diku atje në Karadak dhe t’i mundësohet edhe asaj ane të lëviz lirshëm në Kosovë, gjegjësisht prej Kosove në Maqedoni. Kjo pikë doganore është formalizuar dhe do të bëhet shumë shpejt. Kërkova po ashtu shpejtimin e të gjitha veprimeve në mënyrë që të fillojë dhe të rindërtohet rruga Tetovë-Sharr, e cila do të mundësonte po ashtu lëvizjen e asaj ane gjegjësisht lëvizjen nga Kosova në atë anë. Unë u takova edhe me kryetarin e Parlamentit, e pashë se ekziston një atmosferë shumë e favorshme e bashkëpunimit parlamentar me Parlamentin e Kosovës. Ata në Shkup kanë formuar një komision të posaçëm që do t’i mbante marrëdhëniet e mira parlamentare me Parlamentin e Kosovës.

    Dhe, krejt në fund, unë pata takime edhe me qarqet qeveritare, isha me dy zëvendëskryeministra dhe me tre ministra. Ne patëm në Shkup dje edhe një forum të biznesit që unë e kërkoja atë dhe pjesëmarrja ishte e madhe, ishin shumë biznesmenë të Kosovës që kishin ardhur enkas për këtë forum, po ashtu edhe të Maqedonisë. Interesi ishte jashtëzakonisht i madh. Unë porosita edhe bashkëfolësit që të nënvizojnë rëndësinë e CEFT-ës për ne dhe gjithmonë të kemi ndërmend liberalizimin e lëvizjes dhe mallrave, por pse jo edhe ideve. Unë jam mbështetës, ithtar shumë i madh i unifikimit të logjistikave dhe dokumentacionit çdo kund ku jetojnë shqiptarët. Unë pata takime të veçanta edhe me krerët e partive të koalicionit gjegjësisht opozitare të spektrit politik shqiptar, ku biseduam dhe theksuam se çdo parti ka manifestin e vet dhe duhet atë ta promovojë, është detyrë demokratike, por në pyetjet kryesore kur është në pyetje mirëqenia gjegjësisht prosperiteti i pjesëtarëve të kombit shqiptar, i porosita të gjithë që të jenë unikë. Unë besoj se uniteti është i kuptueshëm edhe në Maqedoni dhe ata do të jenë në të ardhmen shumë më unikë.Unë në Shkup vizitova edhe një spital i cili duam a nuk duam mbi 60 për qind i kishte pacientët nga Kosova, të cilët paguajnë shuma shumë të mëdha për shërim, por ai spital sigurisht ishte edhe një shembull shumë i mirë si duhet të trajtohen pacientët dhe do të doja shumë që diçka e tillë të lindë edhe në Kosovë. Unë me bashkëpronarët që ishin nga Republika e Turqisë bisedova dhe javën që vjen ata do të vijnë këtu dhe me mua do të bisedojnë dhe jam i bindur që Kosova do të ketë mundësi t’u ofrojë mundësi logjistike që ata të fillojnë një spital të tillë edhe në Kosovë.

    Unë dje pasdite udhëtova në Tetovë, u takova me Kryebashkiakun e Tetovës unë vizitova edhe një ndërmarrje ekonomike “Renova” që është për t’u lavdëruar. Unë u takova edhe me kryekrerët e kompanisë “Ekolog”. I njoh se janë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe shumë familje edhe nga Kosova kanë mirëqenien e tyre ose marrin pagat prej kësaj firme që është jashtëzakonisht dinamike. U takova edhe me krerët e Bashkësisë Islame po edhe me krerët e Bektashinjve, ata kishin një problem mes veti për ndarjen e disa objekteve atje dhe disi e mora përsipër edhe një ndërmjetësim që unë sigurisht do të ndërmjetësoj në të ardhmen, nuk duhet të ketë konflikt në mes tyre.

    Unë çdo kund kam folur për imazhin e Kosovës, i dëmtuar shumë prej të ashtuquajturit Raport i Dik Martit, raport ky që është i rrejshëm, raport ky që kush i ka besuar nuk ka të drejtë t’i besojë dhe kam promovuar idenë që në mënyrë të mençur, në mënyrë të urtë t’i kundërvihemi çdo efekti të këtij raporti. 

  • Presidenti Pacolli priti ambasadoren e Finlandës, zonjën Tara Laitiainen

    Presidenti Pacolli priti ambasadoren e Finlandës, zonjën Tara Laitiainen

    Prishtinë, 25 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim zonjën Tara Laitiainen ambasadore e Finlandës në Sofje, jorezidente për Kosovën.

    Në takim, Presidenti Pacolli e falënderoi ambasadoren Laitiainen për ndihmën e pakursyeshme që Finlanda ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon të japë për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Presidenti Pacolli theksoi se, pos aspekteve të tjera, Finlanda ka dhënë kontributin e saj edhe përmes pjesëmarrjes së ushtarëve të saj të kuadër të forcave të KFOR-it, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, si dhe kanë ndihmuar me shumë projekte dhe janë shumë të dashur e të respektuar nga qytetarët e Kosovës.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim zonjën Tara Laitiainen ambasadore e Finlandës në Sofje, jorezidente për Kosovën.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe punën që po bëjnë institucionet e Kosovës në kapërcimin e një varg sfidash që ka vendi përpara, si në sferën politike ashtu edhe në sferën e zhvillimit ekonomik, gjithnjë duke pasur synim krijimin e mundësisë për lëvizje të lirë të njerëzve, ideve e kapitalit, si dhe integrimin sa më të shpejtë të vendit në institucionet euroatlantike.

    Nga ana e saj, ambasadorja Tara Laitiainen theksoi se vendi i saj është i përkushtuar për ta vazhduar përkrahjen për Kosovën, në të gjitha fushat, qoftë përmes prezencës konkrete në Kosovë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë, qoftë në forma të tjera, me angazhimet në institucione të ndryshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë dhe hapjes së perspektivës evropiane për Kosovën.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim zonjën Tara Laitiainen ambasadore e Finlandës në Sofje, jorezidente për Kosovën.
  • Spindelegger: Do ta përkrahim Kosovën drejt rrugës së integrimeve evropiane

    Spindelegger: Do ta përkrahim Kosovën drejt rrugës së integrimeve evropiane

    Prishtinë, 25 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z.Michael Spindelegger, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes të bashkëpunimit të të dy vendeve, gjendjen në rajon dhe proceset integruese të Kosovës.

    Presidenti Pacolli tha se me ministrin Spindelegger biseduan për veprimet të cilat Republika e Kosovës duhet t’i ndërmarrë në mënyrë që të përshpejtojë rrugëtimin e vet drejt Bashkësisë Evropiane.

    “Unë e informova ministrin Spindelegger me problemet të cilat ne ballafaqohemi, po ashtu e informova se te ne çdo vit në tregun e punës dalin mbi dyzet mijë të rinj të cilët kërkojnë hapësirë veprimi. Ministrin po ashtu e informova mbi mbarëvajtjen e vizitës sime në Shqipëri dhe Maqedoni dhe në të dy vendet potencova kërkesën gjegjësisht mundësinë që sa më shpejtë që në këto vende të garantohet lëvizje e lirë e njerëzve, e mallrave dhe në një mënyrë këtu në rajon të përgatitemi për hyrje në shtëpinë e madhe në Bashkimin Evropian”, tha z.Pacolli.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z.Michael Spindelegger, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes të bashkëpunimit të të dy vendeve, gjendjen në rajon dhe proceset integruese të Kosovës.

    “Unë ministrin e luta që Kosovës t’i ndihmojë në të gjitha integrimet e sidomos në ato ekonomike. Organizatat ekonomike për të cilat Kosova tani ka nevojë, të jetë pjesëmarrëse e barabartë me shtetet e tjera të Evropës, të jetë e përfaqësuar në mënyrë të drejtë, prodhimet nga Kosova që kishin një preferencë në të kaluarën të vazhdojë e njëjta, jo më si prodhime që vijnë prej rezolutës 1244, por prodhime të një shteti evropian, prej një shteti të pavarur”, vijoi ai.

    “Ne po ashtu përshëndetëm kandidaturën  e zonjë Pllashnik si kryesuese e OSBE-s dhe do donim që z.Stefan Lehne të jetë përfaqësues i Bashkësisë Evropiane këtu me të cilin ne do të punonim shumë mirë”, tha Presidenti Pacolli.

    Presidenti Pacolli tha se me ministrin Spindelegger biseduan për veprimet të cilat Republika e Kosovës duhet t’i ndërmarrë në mënyrë që të përshpejtojë rrugëtimin e vet drejt Bashkësisë Evropiane.

    “Biseduam edhe për reformat në gjyqësi, në drejtësi në Kosovë, të cilat do të garantonin investimet e huaja këtu dhe bashkëpunimin zhvillimor mes Republikës së Austrisë dhe Kosovës. Ne kemi disa marrëveshje të nënshkruara me Republikën e Austrisë dhe po ashtu kërkova që këto marrëveshje të implementohen pikë për pikë. Unë mora pothuajse premtimin nga ministri se ai si përpara do t’i ndihmojë Kosovës në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë, gjithmonë duke pasur parasysh që puna e madhe duhet të bëhet këtu në Kosovë”, tha Presidenti Pacolli.

    “Është një gjë e veçantë për mua që ta përkrah Kosovën. Ne jemi të angazhuar qe shumë kohë këtu në Kosovë, dhe ekonomia jonë është investitori numër një në Kosovë, mirëpo interesi ynë është edhe si anëtar i Bashkimit Evropian, sikurse shteteve të tjera të Bashkimit Evropian që Kosovën ta përkrahim drejt rrugës së integrimeve evropiane. Për këtë arsye biseduam sot gjerësisht, se çka duhet të ndërmerret këtu se cilat rrugë duhet të ndiqen për integrime evropiane”, tha ndërkaq ministri i punëve të Jashtme të Austrisë, z.Michael Spindelegger.

    Presidenti Pacolli dhe ministri Spindelegger në konference për media.

    “Para së gjithash do t’i marrë me vete çështjet ose pyetjet lidhur me reformat ekonomike këtu edhe  me çështje tjera ekonomike që i përkasin Kosovës dhe do të mundohem që investitorë të tjerë potencialë të Austrisë t’i bindim që angazhimi i tyre ose investimi i tyre në Kosovë do të jetë i suksesshëm. Si çështje e dytë që do ta marrë me vete është edhe negociatat lidhur me liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian për Kosovën. Ne austriakët kemi parimisht qëndrim pozitiv ndaj kësaj, mirëpo vlen për të dyja anët që duhet të plotësohen disa parakushte të caktuara edhe nga ana e Kosovës”, vijoi ai.

    “Gjëja e tretë të cilën do ta marrë me vete është që duhet të ketë një perspektivë, posaçërisht për të rinjtë e Kosovës, kjo është e qartë edhe për mua dhe për këtë arsye dëshirojmë të kontribuojmë në këtë drejtim që të rinjve të Kosovës t’u krijojmë perspektivë”, tha ministri Spindelegger.

    “Parimisht i tregova zotit President, i cili Austrinë shumë mirë e njeh që si miq kemi marrëdhënie shumë të mira, për këtë arsye si miq dëshirojmë të flasim haptazi se cilat janë parakushtet që duhet të krijohen për arritjen e perspektivës për të rinjtë e Kosovës dhe për arritjen e çështjeve tjera për të cilat biseduam”, tha ai.

  • Presidenti Pacolli inkurajon rritjen e eksportit të mallrave kosovare në Maqedoni

    Presidenti Pacolli inkurajon rritjen e eksportit të mallrave kosovare në Maqedoni

    Shkup, 24 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, morën pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive të rëndësishme të të dyja vendeve.

    Në forum ishin të pranishëm edhe ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besim Beqaj e Blerand Stavileci. Duke përshëndetur përfaqësuesit e biznesit të mbledhur në forum, Presidenti Pacolli tha se njerëzit e biznesit krijojnë hapësira veprimi dhe sa më i madh që të jetë tregu, gjasat për rritjen dhe zhvillimin e biznesit janë më të mëdha.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, morën pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive të rëndësishme të të dyja vendeve.

    Ai theksoi nevojën që forumet e biznesit të kësaj natyre të zhvillohen sa më shpesh, sepse ato mund të ndihmojnë shumë në intensifikimin e bashkëpunimit.

    Më tej ai foli për disbalancimin e qarkullimit të mallrave mes të dy shteteve.

    “Kosova dhe Maqedonia janë partnerë strategjikë, por kanë balanc të çrregulluar mes tyre. Derisa Maqedonia eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë dollarë, Kosova eksporton në Maqedoni mallra me vlerë vetëm prej rreth 24 milionë dollarë. Inkurajoj njerëzit e biznesit që të bashkëpunojnë dhe ta ndryshojnë këtë bilanc”, theksoi Presidenti Pacolli.

    Duke u angazhuar për rritjen e bashkëpunimit, Presidenti Pacolli u angazhua edhe për eliminimin e barrierave ekzistuese.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, morën pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive të rëndësishme të të dyja vendeve.

    “Mes Kosovës e Maqedonisë të mos ketë barriera, të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve, ideve e mallrave. Në të ardhmen, gjithashtu, të krijohet mundësia e lëvizjes së qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftime”, tha Presidenti Pacolli.

    Nga ana e tij, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov theksoi se marrëdhëniet e mira mes të dyjave vendeve në të gjitha fushat duhet të intensifikohen edhe më tej.

    “Kosova është partner strategjik për Republikën e Maqedonisë”, theksoi z.Ivanov, duke shtuar se Qeveria e Maqedonisë i kushton kujdes dhe kontribuon shumë në krijimin e klimës së biznesit mes të dy vendeve.

  • Presidenti Pacolli: 24 Marsi – ngjarje e madhe historike që i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës

    Presidenti Pacolli: 24 Marsi – ngjarje e madhe historike që i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës

    Prishtinë, 24 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë një deklaratë me rastin e 24 marsit, 12 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.

    Në deklaratë thuhet:

    Fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, dymbëdhjetë vjet më parë, ishte ngjarje e madhe historike që i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Fushata e bombardimeve të NATO-s që filloi më 24 mars 1999, ishte  një akt i jashtëzakonshëm i humanizmit dhe mesazh i qartë i botës demokratike dërguar regjimit të Millosheviqit, se bota e civilizuar ishte e përcaktuar që me çdo kusht t’i jepej fund krimeve të tmerrshme kundër civilëve shqiptarë anekënd Kosovës.

    Kjo fushatë, po ashtu simbolizon sukses të madh edhe për vet NATO-n, meqenëse ka dhënë një ndër provimet më të rënda gjatë historisë së ekzistimit të saj. Në këtë ditë, ne qytetarët e Kosovës me dhimbje kujtojmë të gjitha viktimat civile që pësuan si  pasojë e fushatës së terrorit të egër të Millosheviqit dhe bashkëndjejmë me vuajtjet e familjareve që ende sot e kësaj dite kërkojnë të zhdukurit e më të dashurit e  tyre.

    Me gjithë dhimbjet e mëdha që lufta i shkaktoi Kosovës, kjo ditë simbolizon kthesën e madhe për vendin tonë drejt rrugës së paqes dhe prosperitetit. Realiteti i sotshëm në Kosovë i jep legjitimitet dhe të drejtë absolute vendimit ndërkombëtar për sulme ajrore kundër Serbisë më 1999. Sot, Kosova e Pavarur është në rrugë të duhur të forcimit të shtetësisë së saj duke ndërtuar institucione kredibile mbi një platformë dhe vizion të qartë politik, i cili garanton zhvillimin e një shoqërie demokratike.

    Duke aspiruar në integrimet euroatlantike, populli i Kosovës dhe institucionet e saj do të punojnë intensivisht në krijimin e një shoqërie të zhvilluar ekonomikisht e stabile politikisht që garanton një jetë të barabartë dhe të lirë për të gjithë qytetarët e saj.

    Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për SHBA-në, për shtetet e BE-së dhe miqtë tonë të tjerë ndërkombëtarë të cilët përkrahen Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kultivimin e partneritetit tonë me botën demokratike, duke i shërbyer jo vetëm qytetareve të saj por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

  • Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov

    Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov

    Shkup, 23 mars 2011-

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

    Në këtë vizitë ai po shoqërohet nga Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Skender Durmishi, bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e biznesit.

    Presidenti Pacolli, në fillim të vizitës së tij, është pritur nga Presidenti Ivanov me nderime shtetërore.

    Të dy presidentët kanë ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kanë parakaluar para Gardës së Nderit.

    Më tej, pasi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve, në të cilin janë diskutuar një varg temash, që nga sfera e bashkëpunimit politik e deri te zhvillimi ekonomik.

    Presidentët kanë konstatuar se si Kosova ashtu edhe Maqedonia janë partnerë strategjikë të njëra-tjetra, duke pasur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe rrugëtimin e tyre drejt integrimit sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.

    Të dy presidentët kanë ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kanë parakaluar para Gardës së Nderit.
    Takimi kokë më kokë, mes Presidentit Pacolli dhe Presidentit Ivanov.
    Më tej, pasi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve.
    Në një konferencë për media pas takimit, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë folur për takimin e tyre.

    Në një konferencë për media pas takimit, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë folur për takimin e tyre:

    Presidenti Ivanov: Në fillim më lejoni që publikisht t’i uroj z.Pacolli zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Kosovës. Dëshiroj që si edhe me paraardhësit e tij të arrijmë të krijojmë marrëdhënie personale miqësore, që do të jenë të rëndësishme për të dy shtetet tona, sepse marrëdhëniet e mira personale japin kontributin për marrëdhëniet e mira mes të dy shteteve. Kjo vizitë paraqet sinjal të qartë për gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Me Presidentin Pacolli patëm biseda shumë konstruktive, shkëmbyem mendime për marrëdhëniet e dyanshme dhe për çështjet rajonale dhe të interesit të përbashkët. Republika e Maqedonisë mbështet procesin e avancimit dhe të zhvillimit të të gjithë fqinjëve tanë, duke dëshiruar sukses të mëtejshëm edhe për fqinjët tanë, Republikën e Kosovës. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe të ndihmojmë të gjitha proceset në Kosovë, në pajtim me përvojën tonë dhe interesat tona kombëtare. Maqedonia është e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në të gjithë fushat. Demarkacioni i kufirit është një arritje kyçe e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve tona, që i kontribuon edhe forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me mbylljen e kësaj çështjeje vendosëm një shembull për shtetet e tjera të rajonit se si duhet t’i tejkalojnë çështjet bilaterale në mënyrë evropiane. Ne konsiderojmë se integrimet euroatlantike janë një çështje kyçe. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar Kosovën në realizimin e reformave të nevojshme institucionale, reformave në administratën publike, në gjyqësi e fusha të tjera. Mendoj se në këtë drejtim duhet të vazhdojmë me shtrirjen e marrëdhënieve tona  për t’iu lënë brevave të ardhshëm një bazë të cilën do të mund ta zhvillojnë edhe më tej.

    Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë shtrënguar duartë pas takimit të tyre.

    Presidenti Pacolli: Pata një takim shumë miqësor, ta hapur dhe të sinqertë më presidentin Ivanov. U dëshmua edhe një herë se jemi në rrugë të mirë. Ne kemi fqinjë të mirë me Maqedoninë. Ne kemi filluar mbarë. Kemi zgjidhur të gjitha problemet që kanë qenë për t’u zgjidhur. Kemi lidhur marrëdhënie diplomatike në kohë të duhur dhe tani fillojmë të bashkëpunojmë por të ardhmen e qytetarëve tanë Nuk kemi probleme që duhet të humbim kohë dhe të merremi me të kaluarën. Ne tash do t’i përmbushim të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Dhjetë janë nënshkruar deri tani dhe sot u nënshkrua edhe një tjetër, e njëmbëdhjeta. Në të ardhmen e aftër do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera, në fushën e drejtësisë. Kështu që kemi hapur një front të punës. Unë e falënderova Presidentin Ivanov për dëshirën e tij, energjinë e tij pozitive që edhe në këto troje të dominojë jeta civilizuese, ashtu si u ka hije dhe si e meritojnë qytetarët tanë. Maqedonia ka bërë hapa gjigantë drejt integrimeve euroatlantike. Kosova ballafaqohet edhe me disa probleme për të cilat në këtë periudhë shytë filluar të punohet në mënyrë intensive. Sot temë e bisedimeve me presidentin Ivanov ishte që Maqedonia të ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim. Ne kemi fat që jemi dy shtete multietnike dhe jemi shumë të qartë se në këtë mënyrë, duke respektuar njërit tjetrin, duke respektuar edhe bashkëqytetarët e etnive të tjetra, në mënyrë të qartë të ecim drejt integrimeve euroatlantike. Ne biseduam edhe për krijimin e një hapësire të re të tregut, pasi që tregu për maqedonët në Maqedoni është i bogël, për kosovarët në Kosovës është i vogël. Të krijojmë një treg më të madh për vepruesit tonë ekonomikë. Ne jemi në sintoni të përbashkët për krijimin e mundësive të lëvizjes sa më të lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit. Unë e informova Presidentin Ivanov se Kosova ka filluar dialogun me Serbinë. Kosova gjithmonë do të bisedojë por çdo çështje që ndikon drejtpërsëdrejti për krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve. T’i hapim kufijtë për njerëzi mirëdashës, njerëzit që e duan paqen, por t’i mbyllim ato për bandat kriminale dhe ata që e pengojnë zhvillimin e kësaj shoqërie në mënyrë dinjitoze. Ne biseduam që takimet tradicionale mes presidentëve të rajonit, që ato të intensifikohen me takimet të kryeministrave tanë, kryetarëve të parlamentit dhe të forumeve të biznesit. Duke respektuar të tjerët, në do të respektohem edhe nga të tjetër në të njëjtën mënyrë. Kështu do të rrugëtojmë së bashku kryelartë dhje do të hyjmë në shtëpinë e madhe evropiane, e cila shimë shpejt do ta presë Maqedoninë  edhe Kosovën.

    Pas takimit të delegacioneve, në prani të presidentëve Pacolli e Ivanov, ministri i i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci dhe ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupco Dimovski nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe sektorë të afërt me këtë fushë.
  • Presidentit Behgjet Pacolli u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Vasko Naumovski

    Presidentit Behgjet Pacolli u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Vasko Naumovski

    Shkup, 23 mars 2011 –

    Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikë n e Maqedonisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një takim edhe me zëvendëskryeministrin z.Vasko Naumovski.

    Në takim, zëvendëskryeministri Naumovski shprehu kënaqësinë që mirëpret presidentin e shtetit më të ri të rajonit, dhe u shpreh i nderuar që është nikoqir i Presidentit të Republikës së Kosovës.

    “Shpreh konsideratat për takimin e Presidentit Pacolli me Presidentin Ivanov, Kryetarin e Parlamentit dhe pjesëmarrjen ne samitin e komunitetit te biznesit. Vlerësojmë që së bashku do të shkojmë drejt integrimit të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë , z.Vasko Naumovski.

    Ndërsa, Presidenti Behgjet Pacolli u shpreh:

    “Jam i lumtur për vizitën time në Republikën e Maqedonisë, ku pata takime konstruktive me Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, ku konfirmuam raportet miqësore dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona, si dhe diskutuam planet tona në sferën politike dhe ekonomike”.

    Presidenti Pacolli përgëzoi zëvendëskryeministrin Naumovski për progresin e shënuar në fushën e integrimit euroatlantik.

    Ai gjithashtu u zotua dhe kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë që të dy vendet të jenë në funksion të integrimit të përbashkët ekonomik dhe politikës në përmirësimin e mirëqenies sociale të dy vendeve fqinje.

    Po kështu, Presidenti Pacolli  zotua për krijimin e një percepsioni të ri në shoqërinë e dy vendeve tona, ku ndasitë politike, etnike, fetare do të jenë pjesë e së kaluarës. Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik dhe nevojës së zhvillimit të të dy vendeve tona, Presidenti Pacolli theksoi:

    “Të investojmë me pak para që kemi, me pak kohë që na ka mbetur dhe më shumë shpirt që kemi në funksion të interesit të qytetarëve të vendit tonë”. 

  • Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë

    Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë

    Shkup, 23 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar edhe me përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani.

    Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet politike në Maqedoni dhe mundësitë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës ishin disa nga temat e diskutimit mes Presidentit Pacollli dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

    Shtrëngim duarsh me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë vizitës time në Maqedoni.
    Maqedonia dhe Kosova ishin disa nga temat e diskutimit mes Presidentit Pacollli dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Presidentin Pacolli e informova për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ngecjet në implementim e saj, për zhvillimet politike në Maqedoni”, tha pas takimit z. Ahmeti.

    “Bashkërisht u morëm vesh që të vazhdojmë bashkëpunimin. I thashë qëndrimet e PDSH-së lidhur me zhvillimet në Maqedoni. I thashë se në Maqedoni po riciklohet kriza”, theksoi ndërkaq liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Në takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Ndërsa, lideri i DR-së, Imer Selmani e informoi Presidentin Pacollin për situatën aktuale politike në Maqedoni, duke cekur se ngërçi politik ka shkaktuar ndjenjë të paperspektivës te qytetarët e vendit.

    Selmani tha se vendi është në krizë politike dhe kur kësaj krize i shtohen edhe raportet e acaruara ndëretnike dhe ndërfetare, ekonomia e dobët dhe mungesa e investimeve, si dhe procesi i bllokuar euro-integrues i Maqedonisë, “zgjidhje e vetme për dalje nga ky qorrsokak i vendit janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të jenë fer dhe demokratike dhe në sipërfaqe të sjellin forca të reja progresive që do të udhëheqin shtetin drejt binarëve të duhur – barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE”.

    Shtrëngim duarsh me kryetarin e subjektit politik, Demokracia e Re, Ymer Selmani.

    Presidenti Pacolli ka dhënë një deklaratë pas të gjitha takimeve. “Biseduam për situatën politike në Maqedoni dhe në Kosovë, për mundësitë e bashkëpunimit.

    Unë gjithmonë e rendis në radhë të parë bashkëpunimin ekonomik, krijimin e mundësive të reja të zhvillimit ekonomik, veprime që çojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha ai.

    “Jam kundër çdo barriere që mund ta pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave e të ideve. Jetojmë në shekullin 21 dhe për mua këto barriera kanë kuptim banal”, shtoi ai.

    Në takim me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski.

    Duke folur për shqiptarët në Maqedoni, ai tha se pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është në duart e tyre. Partitë politike duhet të jenë të kujdesshme, kanë një përgjegjësi shumë të madhe.

    “Unë bëj thirrje për unitet. Ato mund të kenë divergjenca, programe të ndryshme që u ofrojnë qytetarëve. Por, kur është në pyetje kauza kryesore, atëherë duhet të jenë unikë”, tha Presidenti Pacolli.

  • Presidentit Behgjet Pacolli përmbylli me shumë aktivitete vizitën zyrtare në Shqipëri

    Presidentit Behgjet Pacolli përmbylli me shumë aktivitete vizitën zyrtare në Shqipëri

    Tiranë, 23 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në ditën e dytë dhe përmbyllëse të vizitës në Republikën e Shqipërisë ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh.

    Pas marrjes së Çmimit “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës, Presidenti Pacolli mori pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet, të cilët diskutuan një varg temash rreth mundësive të shtimit të bashkëpunimit mes të dy vendeve.

    Në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet.
    Presidenti Pacolli në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet.

    “Njerëzit e biznesit flasin pak, por veprojnë shumë. Veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve. Prandaj, të jesh njeri i biznesit, një njeri i veprimeve, është shumë me rëndësi. Nuk do të kishte sens politika pa zhvillim ekonomik, pa mirëqenie. Politika ka sens vetëm atëherë kur krijohet mirëqenia për qytetarët. Çdokush nga politika që mendon se është në rrugë të mirë dhe ka harruar hallet e qytetarit, ka harruar mirëqenien e qytetarit, ka harruar se ai është në shërbim të qytetarit, e ka gabim. Asnjëherë të mos jenë të ndara politika dhe biznesi. Politika të jetë ndoshta shumë herë në dispozicion të biznesit. Atëherë jemi në rrugë të mirë”, theksoi ndër të tjera Presidenti Pacolli, duke iu drejtuar përfaqësuesve të biznesit.

    Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu, me të cilin, në një takim të ngrohtë e miqësor, bisedoi për një varg temash me interes për të dy vendet. Pastaj, Presidenti Pacolli vizitoi edhe Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore.

    Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu.
    Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashëgimtarin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu.

    I pritur ngrohtësisht nga udhëheqësit e Kryegjyshatës dhe nga shumë qytetarë, ai i uroi ata për festën e Sulltan Nevruzit, duke u dëshiruar shëndet, fat dhe të gjitha të mirat.

    I pritur ngrohtësisht nga udhëheqësit e Kryegjyshatës dhe nga shumë qytetarë, ai i uroi ata për festën e Sulltan Nevruzit, duke u dëshiruar shëndet, fat dhe të gjitha të mirat.

    Presidenti Pacolli po kështu vizitoi qytetin e Krujës, ku ai u prit nga prefekti i Qarkut të Durrësit, që mbulon edhe Krujën, z.Genc Alizoti, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Krujës, z.Lulzim Guni.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi në vizitë, vizitoi Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër në këtë qytet.

    Ndalesa e fundit e vizitës së Presidentit Pacolli në Shqipëri ishte vizita në qytetin e Lezhës, ku ai disa muaj më parë edhe është shpallur qytetar nderi.

    Ai u prit nga prefekti i Lezhës, z.Pal Dajçi dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tushaj, si dhe nga qytetarë të shumtë të këtij qyteti.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.
    Me këtë rast, Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të Skënderbeut.