Tag: Presidenti i Kosoves

  • Aktivitete të shumta të Presidentit Pacolli në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoni

    Aktivitete të shumta të Presidentit Pacolli në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoni

    Shkup, 24 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar aktivitete të shumta në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

    Pas pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi, vizitoi Klinikën “Sistina” në Shkup, nga drejtuesit e së cilës u njoftua për funksionimin dhe punën e kësaj.

    Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi, vizitoi Klinikën “Sistina” në Shkup, nga drejtuesit e së cilës u njoftua për funksionimin dhe punën e kësaj.

    Në vazhdim të vizitës, Presidenti Pacolli qëndroi në qytetin e Tetovës, ku ai u prit nga qytetarë të shumtë, ndërsa në një takim me kryetarin e komunës, z.Sadi Bexheti u njoftua më për së afërmi për gjendjen e përgjithshme në këtë komunë, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin me Kosovën dhe një varg temash të tjera.

    Presidenti Pacolli përkujtoi me këtë rast se udhëheqja dhe banorët e komunës së Tetovës i dolën në ndihmë popullit të Kosovës, atëherë kur ai pati nevojë më së shumti, duke hapur dyert dhe duke pranuar të gjithë ata njerëz që ishin të dëbuar nga Kosova.

    Ai shtoi gjithashtu se Tetova sot mund të quhet qendër akademike e të gjithë shqiptarëve të kësaj ane, duke e quajtur Tetovën një qendër të rëndësishme të zhvillimeve në këtë pjesë të Maqedonisë, por edhe në rajon.

    Presidenti Pacolli theksoi se Tetova është një qendër e zhvillimit, por e cila mund të rrisë edhe më tej bashkëpunimin me rajonet e tjera, sidomos me Kosovën.

    Edhe me këtë rast, Presidenti Pacolli theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh të bizneseve, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e këtij bashkëpunimi, duke krijuar mundësinë për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve dhe të kapitalit.

    Si shembull, ai përmendi mundësinë e krijimit të një zone të lirë ekonomike, në të dy anët e Maleve të Sharrit, në Kosovë e në Maqedoni. “Zona e lirë ekonomik është e arritshme, por duhet të jetë vullneti i fuqishëm i njerëzve që veprojnë.

    I bëj thirrje edhe Qeverisë së Kosovës edhe Qeverisë së Maqedonisë që t’ia fillojnë punës për jetësimin e kësaj ideje”, tha ai, duke shtuar se ndërtimi i rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën do të krijonte kushte shumë më të mira për bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

    Presidenti Pacolli, po kështu, vizitoi “Xhaminë e Larme” dhe kompleksin “Arabati baba teqe”, ku u njoh me historinë dhe bukuritë e këtyre objekteve fetare, si dhe me drejtuesit e tyre diskutoi për një varg çështjesh.

    “Hapja e pikave të reja kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës është edhe një hap drejt implementimit të idesë së krijimit të një hapësire të favorshme ekonomike, që do të ndikojë drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Presidenti Pacolli.

    Presidenti Pacolli, po kështu, vizitoi “Xhaminë e Larme” dhe kompleksin “Arabati baba teqe”, ku u njoh me historinë dhe bukuritë e këtyre objekteve fetare, si dhe me drejtuesit e tyre diskutoi për një varg çështjesh.

    Në vazhdim të vizitës në komunën e Tetovës, Presidenti Pacolli vizitoi edhe një nga ndërmarrjet më të suksesshme në këtë anë, fabrikën “Renova” në fshatin Xhepçishtë.

    Drejtuesi i kësaj fabrike, Shefki Idrizi e njoftoi Presidentin Pacolli me historikun e kësaj fabrike dhe të ndërmarrjes që ai drejton, e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë, në Kosovë dhe në Shqipëri.

    Në vazhdim të vizitës në komunën e Tetovës, Presidenti Pacolli vizitoi edhe një nga ndërmarrjet më të suksesshme në këtë anë, fabrikën “Renova” në fshatin Xhepçishtë.
    Në vazhdim të vizitës në komunën e Tetovës, Presidenti Pacolli vizitoi edhe një nga ndërmarrjet më të suksesshme në këtë anë, fabrikën “Renova” në fshatin Xhepçishtë.

    Nga ana e tij, Presidenti Pacolli e përgëzoi z.Idrizi për punën e bërë dhe e inkurajoi që të zgjerojë edhe më tej biznesin e tij dhe bashkëpunimin me ndërmarrjet nga Kosova.

    Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Behgjet Pacolli vizitoi edhe selinë e Kompanisë “Ecolog” në Tetovë.

    Përveç anëtarëve të delegacionit, Presidenti Pacolli në këto vizita u shoqërua edhe nga zëvendëskryeministri në Qeverinë e Maqedonisë, z.Abdylaqim Ademi dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Maqedonisë.

    Duke folur për punën e Kompanisë, z.Lazim Destani e njoftoi Presidentin Pacolli me punën që bën kjo kompani me shtrirje në të katër anët e globit, duke pasur të punësuar mbi 3500 punëtorë nga 25 shtete të ndryshme.

    Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Behgjet Pacolli vizitoi edhe selinë e Kompanisë “Ecolog” në Tetovë.
    Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Behgjet Pacolli vizitoi edhe selinë e Kompanisë “Ecolog” në Tetovë.

    Ai gjithashtu theksoi se, pas institucioneve shtetërore, “Ecolog” është kompania e parë për nga punësimi i një numri të madh të studentëve të dy universiteteve të Tetovës.

    Presidenti Pacolli e përgëzoi z.Destani për punën e madhe që bën kompania “Ecolog” dhe sidomos për faktin se ajo zhvillon një aktivitet të madh dhe është një krah i madh për familjet shqiptare të kësaj ane.

    Duke folur për punën e Kompanisë, z.Lazim Destani e njoftoi Presidentin Pacolli me punën që bën kjo kompani me shtrirje në të katër anët e globit, duke pasur të punësuar mbi 3500 punëtorë nga 25 shtete të ndryshme.

    “Është një kënaqësi të gjendem para njerëzve të cilët më kuptojnë më së miri, njerëzve që veprojnë, njerëzve që ndërtojnë, njerëzve që krijojnë, para së gjithash, para njerëzve që krijojnë jetë më të lumtur, jetë më të mirë edhe për të tjerët”, tha Presidenti Pacolli, duke folur pas takimit.

    “Jam i gëzuar që jam në një kompani ndërkombëtare, në një kompani që gjithmonë ka gjeneruar vetëm për mirësi. Kishim një bisedë shumë konstruktive. Kosova ka nevojë për ndërmarrës, Kosova ka nevojë për veprimtarë ekonomikë. Me z.Destani, biseduam që gjithsesi prezenca e kësaj kompanie në Kosovë të jetë edhe shumë më e madhe dhe Kosova do të krijojë hapësirë për veprim ekonomik”, tha Presidenti Pacolli.

    “Ne biseduam për fillimin e ndërtimit të një qendre spitalore moderne në Kosovë, për ndërtimin e një qendre akademik në Kosovë dhe për zgjerimin e kapaciteteve që kjo kompani i ka edhe në Kosovë”, theksoi Presidenti Pacolli, duke qenë i bindur në rritjen e bashkëpunimit me këtë kompani dhe duke u dëshiruar drejtuesve të saj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

  • Universiteti Evropian i Tiranës nderon Presidentin Behgjet Pacolli me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”

    Universiteti Evropian i Tiranës nderon Presidentin Behgjet Pacolli me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”

    Prishtinë, 19 mars 2011 –

    Universiteti Evropian i Tiranës (UET), i ka akorduar titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

    Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, ministra të Qeverisë së Shqipërisë e të Qeverisë së Kosovës, profesorë, studentë e mysafirë të tjerë të shumtë.

    “Ne mbetemi të mrekulluar nga shembulli Juaj i jashtëzakonshëm jetësor, nga arritjet Tuaja në një karrierë të shkëlqyer biznesi, nga shkrirja e kësaj karriere me një veprimtari filantropike unike, dhe nga aktiviteti Juaj politik, ku shquhet veprimtaria lobuese e nivelit të lartë. Ne kemi ditur të mos mbetemi peng i paragjykimeve tipike për shoqëritë tona dhe të shohim tek kjo veprimtari, forcën dhe krijimtarinë e individit që ka çarë vetë rrugën e jetës, duke afirmuar këtë forcë dhe krijimtari në një rrafsh global, së bashku me shqiptarësinë e tij.”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të UET për dekorimin e Presidentit Pacolli me titullin “Doctor Honoris Causa”.

    Universiteti Evropian i Tiranës (UET), i ka akorduar titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
    Në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), mu dha fjala para se të më akordohej titulli i nderit “Doctor Honoris Causa.

    “Mbështetur në të gjitha këto dëshmi të një aktiviteti shumëpërmasor që lartëson mbi të gjitha individin shqiptar në hapësirën botërore, senati akademik i Universitetit tonë ju ka akorduar njëzëri nderimin akademik Doctor honoris causa në fushën e biznesit me motivacionin: Për rezultatet e shkëlqyera akademike; për qasjen krijuese në biznesin e ndërtimit dhe për gjurmët e pashlyera që ka lënë me veprat e tij ndërtimore anembanë botës nga Lindja në Perëndim; për sensin e spikatur të ndërrmarrësisë që ka treguar me themelimin dhe drejtimin me sukses të një kompanie globale si MABETEX; për veprimtarinë e shquar filantropike brenda vendit të tij Kosovës, por dhe jashtë vendit; për veprimtarinë aktive pajtuese në politikën shqiptare të Kosovës në përputhje me frymën më të mirë të kësaj shoqërie”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të UET për dekorimin e Presidentit Pacolli me titullin “Doctor Honoris Causa”.

    Në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), mu dha fjala para se të më akordohej titulli i nderit “Doctor Honoris Causa.

    Në vijim po sjellim fjalimin që Presidenti Pacolli mbajti pas nderimit me çmimin prestigjioz:

    E nderuara Presidentja Dobi,
    I nderuar senat akademik i Universitetit Evropian të Tiranës,
    I nderuari Presidenti Topi, miku dhe vëllai im,
    Të dashur  presidentë Moisiu dhe Meidani,
    I nderuar ministër i Arsimit,
    Të nderuar studentë,
    Miq të tjerë,

    Dua të më besoni fuqimisht kur them se jam shumë i prekur, shumë i emocionuar ndërsa marr këtë titull nderimi akademik prej Universitetit tuaj.

    Kam mësuar shumë rreth Universitetit Evropian të Tiranës. Kam mësuar se ai lindi si një iniciativë studiuesish të rinj që vinin nga Perëndimi dhe shumë shpejt është shndërruar në një qendër të rëndësishme mendimi, debati akademik, politik dhe shoqëror në Shqipërinë tonë.

    Ndaj e vlerësoj posaçërisht nderimin tuaj, sepse ai është i pari në llojin e vet për mua; sepse ai vjen prej vendit tim, që unë e dua shumë; sepse ju pa neglizhuar asgjë, keni vendosur të më nderoni për aktivitetin tim njerëzor në çdo fushë.

    Dhe me këtë rast të lumtur unë dua të them diçka.

    Unë jam bir i Marecit, i njërit prej katundeve më të mëdhenj të Kosovës. Prej ku kam lindur unë dhe deri ku shtrihej horizonti, ishte Mareci. Jam mësuar që i vogël me horizont të gjerë.

    Majtas, apo djathtas, në jug apo në veri, unë shihja larg dhe nuk i gjeja fundin largësisë që rrokte syri im. Kështu e kam parë gjithmonë botën edhe kur u rrita, megjithëse s’isha më në Marec, por atje lashë qendrën e botës.

    Jam nisur nga Kosova për të gjetur fundin e sferës. Në Kosovë lashë fillimin dhe gjeta fundin e sferës që ishin bashkë. Dikush thotë se njeriu bredh gjithë botën për të kërkuar diçka që i nevojitet dhe më në fund kthehet ta gjejë në shtëpinë e vet. Kjo është forca tërheqëse e atdheut.

    Që në fillim të jetës kur nisa të kuptoja nga bota, unë pata fatin të kisha një prijës shpirtëror, gjyshin tim Osman.

    Ai më mësoi të bëhesha i pari në mësime; të isha bujar dhe t’i gëzohesha vizitës së miqve.

    Të doja kafshët, natyrën, por mbi të gjitha t’i doja shumë njerëzit. Sipas profecive të tij, dikur do t’ia dilja të udhëtoja me ballon dhe të takoja shumë burrështetas. Me ballon kam udhëtuar. Burrështetas kam takuar dhe do takoj akoma. Jeta ime derisa isha më i ri, i ka ngjarë shpërhapjes së një vije uji, krijuar nga një gur që hidhet në mes të një liqeni. Ajo merr formën e rrathëve bashkëqendrorë që sa vijnë e zgjerohen.

    Në rrethin e parë të udhës sime jetësore ka qenë shkollimi fillor në Marec, Normalja dhe Gjimnazi në Prishtinë, ku mësova konceptet e para të shëndosha të dijes, frëngjishten dhe pjesë të latinishtes që i kam aktive dhe sot. Prej pabarazive shoqërore të asaj periudhe mora stimuj të fortë që më shërbyen shumë për të çarë rrugën e përbotshme të jetës sime.

    Në rrethin e dytë të udhëtimit tim jetësor janë studimet universitare në Hamburg dhe studimet master në Zyrih. Punoja dhe studioja shumë. I kam të gjalla si tani kërkimet për temat përfundimtare në këto studime. Në të dy këto tema, pati risi, pati qasje kreative, pati shikim larg, përtej një punimi rutinor që mbyll studimet diku.

    Ndërsa merresha me tregun, dhe magjinë e tij u përqendrova në rëndësinë që ka origjina e mallit për çmimin dhe përfytyrova globalizmin. Shumë herët ama. Në 1976.

    Ndërsa mundohesha të kuptoja preferencat e klientëve në një kërkim tregu, e vura gishtin në rëndësinë e vendit ku bëhet sondazhi për rezultatin e tij.

    U bëra ithtar i tregut global, i tregut të lirë dhe renda nëpër të, nga Lindja në Perëndim në rrethin tim të tretë të udhëtimit njerëzor, në biznes.

    Edhe në këtë udhëtim krijova dhe shijova frytet e krijimit tim. Krijova një formulë prodhimi tekstilesh, unikale për mbarë botën, ku informatika pati rol kryesor. Për herë të parë në një vend të madh futa teknikën tredimensionale në paraqitjen e projekteve arkitekturore dhe në këtë rreth të tretë u ndala në ndërtim. E gjeta veten në këtë zeje të lashtë njerëzore, pse kështu mund t’i kontribuoja më mirë brezave në të gjithë kohërat. E dija ç’ishte tregtia, por zgjodha të ndërtoj.

    Rrethi i katërt i udhëtimit tim njerëzor ishte filantropia. Mora mësime të thelluara të bujarisë njerëzore nga një humaniste si Nënë Tereza. E vizitova  atë menjëherë sapo bota filloi të fliste rreth saj- në 1979-ën e largët. U mundova ta lehtësoj vuajtjen njerëzore, të liroj pengjet e luftërave të padrejta, të ndihmoj qytetarët e mi të dëshiruar për ndihmë.

    Rrethi i pestë i rrugëtimit tim ishte lobimi i pandalshëm nëpër botë, për të arritur tek shpallja e pavarësisë së vendit tim dhe më pas që shtetet e ndryshme ta njihnin atë.

    Rrethi i fundit i endjes sime ishte politika, ku ofrova pajtim, ide zhvillimi dhe paqe. Sot jam President i Kosovës. Jam betuar që do t’i shërbej vendit tim me përkushtim.

    Do të çoj para amanetin e heronjve të pavarësisë;

    Do çoj para idealet e pasardhësit tim të ndritshëm, babait themelues të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës.

    Më vjen shumë mirë që ju miq të nderuar të botës akademike të vendit tim, keni kuptuar se unë në jetën time, siç thotë Ruzvelti, kam bërë gjithçka kam mundur. Me çfarë kam patur. Kudo që kam qenë.

    Kështu në formën e rrathëve bashkëqendrorë unë i jam sjellë përqark botës. Rrathët  e krijuar nga hedhja e një guri në ujë siç dihet kanë një qendër të përbashkët: atje ku bie guri!

    Unë këtë fazë të jetës sime dua t’i ngjaj gurit.

    Ku rëndon më shumë guri? Në vendin e vet!

    Dhe diçka tjetër krejt për fund.

    Ndërsa një qytet si Lezha, e njohur për besëlidhjen e Skënderbeut, për bashkëjetesën fetare mes tre feve, më nderoi me titullin Qytetar nderi, unë nisa të përdor një shprehje latine: “nemo propheta in patria sua”: askush nuk të bën profet në atdheun tënd!

    Ishte shprehje e emocionit dhe vlerësimit që ndieja për titullin e lartë që ma dha për herë të parë një qytet i Shqipërisë dhe jo i Kosovës.

    Dikush më qortoi se u paskësha vetëquajtur profet.

    Sot ju, një universitet i shquar i vendit tim, i vendit tuaj, po më nderoni për herë të parë me titullin Doktor nderi, të parin në historinë e universitetit tuaj të ri, dhe të parin për mua.

    Dua ta korrigjoj shprehjen latine.
    Profet s’jam, as dua të bëhem, se jam tokësor.
    Si njeri i tokës, i falem atdheut.
    Atë e kam në Kosovë, por dhe këtu.

  • Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq

    Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq

    Zubin Potok, Leposaviq – 7 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, qëndroi për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Gjatë vizitës, Presidenti u njoh me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, ai u njoh me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenti Pacolli u shpreh i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.

    I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e mij dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, qëndrova për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.
    U njoha me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, u njoha me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
    U shpreha i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.
  • Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

    Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

    Imzot Vincenco Paglia përgëzoi fillimisht Presidentin Pacolli për zgjedhjen në krye të vendit. “Jam i lumtur që jam në  Kosovën e lirë, të pavarur dhe me një president të ri”, theksoi z.Paglia.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

    Ai gjithashtu përkujtoi miqësinë e madhe që ka pasur me Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, takimet e shumta me të, dhe shprehu gjithë admirimin për figurën e madhe prej politikani dhe intelektuali të Dr.Rugovës.

    z.Paglia tha se komuniteti që ai drejton do të japë gjithë ndihmesën e tij në rrugën e integrimit të Kosovës në Evropë. Duke u shprehur në të mirë të integrimit dhe krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të ideve, qytetarëve e kapitalit, ai u shpreh se “aty ku kalojnë njerëzit, autobusët, kamionët, aty tanket nuk kanë vend”.

    Në takim, edhe Presidenti Pacolli  ka shprehur respektin e madh të tij për Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova:

    “Ne u kemi borxh Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe gjithë dëshmorëve që ranë për liri. Të gjithë e kanë ëndërruar një shtet të pavarur të Kosovës. Unë dua ta çoj në vend dëshirën e tyre”, tha ai.

    Duke folur për punën e Komunitetit “Shën Egjidio”, Presidenti Pacolli tha se ky fondacion dhe Imzot Paglia janë të njohur dhe të mirëpritur gjithnjë në Kosovës.

    “Shën Egjidio” i ka ndihmuar popullit të Kosovës atëherë kur ai ka pasur nevojë më së shumti. Populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e fuqishme që i keni dhënë kauzës së drejtë të Kosovës para dhe pas luftës”, tha ai.

    Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe sfidat që i presin popullin dhe institucionet e Kosovës në të ardhmen, ndërsa e quajti detyrë imediate zhvillimin ekonomik, me qëllim të nxjerrjes së vendit nga pozita shumë e rëndë ekonomike në të cilën gjendet. 

  • Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall

    Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall.

    “Mbretëria e Bashkuar është mike e madhe e Kosovës, është pjesë e suksesit të Kosovës, ndaj dhe gëzon respektin dhe falënderimet më të mëdha të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Prezenca juaj në vendin tona është shumë me rëndësi për ne”, tha Presidenti Pacolli në fillim të takimit.

    Më tej, ai e njoftoi gjeneralin Wall dhe delegacionin që e shoqëronte me zhvillimet aktuale në vendin tonë, përmbylljen e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja, por edhe për sfidat që i presin popullin dhe institucionet e vendit tonë në të ardhmen, sfida të cilat kërkojnë shumë punë dhe angazhimin e të gjithëve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall.

    Përveç aspektit politik, Presidenti Pacolli theksoi se Kosova është në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe duhet shtuar përpjekjet për tejkalimin e kësaj gjendjeje, me qëllim të përmirësimit sa më të shpejtë të jetës së qytetarëve.

    Një falënderim të veçantë Presidenti Pacolli i dedikoi ndihmës së vazhdueshme dhe shumë të madhe të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), një ndihmë kjo shumë domethënëse dhe që vlerësohet shumë lart nga institucionet e vendit tonë.

    E njoftoi gjeneralin Wall dhe delegacionin që e shoqëronte me zhvillimet aktuale në vendin tonë, përmbylljen e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja, por edhe për sfidat që i presin popullin dhe institucionet e vendit tonë në të ardhmen, sfida të cilat kërkojnë shumë punë dhe angazhimin e të gjithëve.

    Gjeneralin Sir Peter Wall, pasi uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, tha se Mbretëria e Bashkuar e ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999 në të gjitha fushat.

    Ai tha se këtë e kanë bërë në bashkëpunim me kolegët nga NATO, nga BE, EULEX-i dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat. Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka përpara Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë ndihmën e saj në përballimin e këtyre sfidave.

  • Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane

    Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane

    Prishtinë, 2 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

    Në një bisedë miqësore, Presidenti Pacolli i njoftoi ata për zhvillimet aktuale në vendin tonë, krijimin e institucioneve, si dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

    Presidenti Pacolli theksoi se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq dhe në këtë prizëm ajo ka një respekt të veçantë për popujt e Afrikës dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtij kontinenti. Temë dominuese e takimit të sotëm ishte sigurimi i sa më shumë njohjeve për Republikën e Kosovën.

    Presidenti Pacolli shprehu synimin e institucioneve të vendit ton që sa më shumë shtete të Afrikës ta njohin vendin tonë.

    Ai gjithashtu u shpreh në të mirë të intensifikimit të marrëdhënieve me ato shtete që e kanë njohur vendin tonë, duke shkëmbyer vizita në nivelin politik, por edhe duke i hapur rrugë bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me rëndësi dhe me interes.