Tag: Prishtine

  • Takim me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale të MPJ-së së Francës, Florence Mangin

    Takim me drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale të MPJ-së së Francës, Florence Mangin

    Prishtinë, 6 nëntor 2018

    Në kuadër të konsultimeve të rregullta vjetore, politike, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës, sot takova delegacionin francez të kryesuar Drejtoresha e Departamentit për Evropën Kontinentale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin.

    Me këtë rast Drejtoreshes Mangin i shpreha rëndësinë që përkrahja e Francës ka në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovë, si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Po ashtu diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ku mundësitë janë të shumta.

    Si gjithmonë edhe kësaj radhe, delegacionin francez e falenderova për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës përgjatë gjithë këtyre viteve.