Tag: Punëtoria

  • Mbahet punëtoria me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”

    Mbahet punëtoria me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”

    Prishtinë,  28 shkurt 2019

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, respektivisht, Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm, ka mbajtur punëtorinë me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”.

    Kjo punëtori u hap nga zëvendësministri i punëve të Jashtme, z. Çerkin Dukolli, ndërsa folës kryesor ishin: prof. dr. Qerim Qerimi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, autor i shumë librave dhe punimeve shkencore dhe përfaqësues në Ekipin e Kosovës në procesin e përballjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë; prof. dr. Ibrahim Berisha, mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, sociolog dhe autor i librit të mirënjohur “Vdekja e Kolonisë”; zt. Fatmir Zajmi, konsull në New York dhe hulumtues i çështjeve koloniale – njëherit iniciator i kësaj punëtorie; abasadori zt. Lulzim Mjeku si dhe sociologu zt. Labinot Kunushevci, i cili prezantoi intervistën e tij shkencore kushtuar kolonializmit të botuar në 17 gjuhë në revistën prestigjioze “Global Dialogue”.

    prof. dr. Qerim Qerimi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, vlerësua se mënyra e trajtimit të Kosovës nga Serbia gjatë gjithë shekullit të kaluar është e mirë dokumentuar dhe se gjatë periudhës 1912-1999, Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare e Kosovës i ishte nënshtruar cenimit sistematik të drejtave njerëzore dhe eksploatimit kolonial serb.

    Në tryezë u vlerësua se mënyra e trajtimit të Kosovës nga Serbia gjatë gjithë shekullit të kaluar është e mirë dokumentuar dhe se gjatë periudhës 1912-1999, Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare e Kosovës i ishte nënshtruar cenimit sistematik të të drejtave njerëzore dhe eksploatimit kolonial serb, duke u trajtuar në vazhdimësi si pronë koloniale me ç‘rast popullit shqiptar i ishte mohuar e drejta për pavarësi dhe qeverisje me pasuritë e veta natyrore.

    Në takim u potencua se kjo ishte hera e parë, që në mënyrë institucionale u adresua dhe u mbështetë ky segment i historisë së Kosovës dhe se në të ardhmen, një aktivitet i këtillë mund të shërbejë si platformë për hulumtime të mëtejshme në këtë temë të rëndësishme si dhe në realizimin e prioriteteve relevante të MPJ. Në këtë punëtori kanë pjesë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Në këtë punëtori ishin pjesë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
    Disa nga pjesëmarrësit në një foto kujtim nga punëtoria “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”.
    Sociologu zt. Labinot Kunushevci, prezantoi intervistën e tij shkencore kushtuar kolonializmit të botuar në 17 gjuhë në revistën prestigjioze “Global Dialogue”.
    Kjo punëtori u hap nga zëvendësministri i punëve të Jashtme, z. Çerkin Dukolli.