Tag: Ramush Haradinaj

  • Pritje fundviti për shefat e misioneve diplomatike, presidentin dhe kryeministrin e Kosovës

    Pritje fundviti për shefat e misioneve diplomatike, presidentin dhe kryeministrin e Kosovës

    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 –

    Në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit.

    Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

    I falenderova të gjithë ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në këtë vit duke shpresuar që kjo mbështetje nuk do të mungojë asnjëherë.

    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në atmosferë festive prita presidentin Thaci dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.
    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në atmosfere festive prita presidentin Thaci dhe kryeministrin Haradinaj.
    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Fjala ime para ambasadorëve të akredituar në Kosovë.
    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit.
    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në atmosferë festive prita ambasadorët e akredituar në Kosovë.
    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në atmosferë festive prita ambasadorët e akredituar në Kosovë.
    Prishtinë, 9 dhjetor 2019 – Në atmosferë festive prita ambasadorët e akredituar në Kosovë.

  • Nga ceremonia e festimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Nga ceremonia e festimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 –

    Në jetë kam firmosur shumë dokumenta, kontrata dhe marrëveshje. Por asnjë, nuk vlenë më shumë se nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë. Është ndër dhuratat më të bukur nga Përendia!

    Prishtinë, 17 shkurt 2008 – Moment historik. Në Kuvendin e Kosovës duke nënshkruar deklaraten e Pavarsisë së Kosovës.

    Sot kur shënojmë 11 vjetorin e deklaratës së Pavarsisë, themelimit të shtetit, që për të shumë sakrifikuan, shumë nga familjarët tanë, atdhetarët tanë, ranë te muri i robërisë, te muri i pushtimit, për ta rrënuar këtë murë për të jetuar të lirë sikur popujt e tjerë të botës.

    Kjo ditë për popullin tonë është begati nga Zoti i madh. Shtetin duhet ta vendosim në binarë të begatisë, duhet të kalohet kriza e vlersimit nga shumëkush.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Logo për 11 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.

    Njerëzit sot kanë pak gatishmëri për të vlerësuar atë çfarë është arritur. Prandaj shohim ankesa që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

    Vlerësimi i begatisë është garanc për shfrytëzimin e duhur të saj por edhe për ruajten e saj.  Andaj, ta ruajmë e vlersojmë shtetin tonë të cilin e ndërtuam si rezultat i sakrificës së shumë gjeneratave që lirinë dhe vlerat humane i kishin bazament.

    Shteti ynë do të forcohet dhe do ti shërbejë paqes dhe sigurisë së qytetarëve të vet dhe botës përgjithësisht. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Ngritja e flamurit të Kosovës në oborrin e institucioneve vitale të shtetit, presidencës, kuvendit dhe qeverisë.

    I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!

    Në mëngjes ditën e filluam duke mbajtur mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Pas mbledhjes së qeverisë aktiviteti ynë kalojë në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku gjendet e statuja e ish – presidentit historik. Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, duke nderuar figuren e presidentit Rugova, vendosë, kurora lulesh tek shtatorja e tij.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke nderuar figuren e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

    Nga aty vazhduam në sallën e Kuvendit të Kosovës, aty ku para 11 viteve i’u dha vula Republikës së Kosovës. Në atë mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Gjatë intonimit të himnit në Kuvendin e Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Gjatë intonimit të himnit në Kuvendin e Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Foto nga parakalimi i Ushtrisë, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarësisë

    Pas një dekade shtet dhe dy dekadave liri, Republika e Kosovës e festoi 11 vjetorin e shtetësisë me ushtrinë e saj. Parakalimi i sotëm i tyre ishte me plot krenari dhe dinjitet.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Foto nga parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë

    Emblema e dinjitetit dhe krenarisë sonë, ushtria e Republikës së Kosovës, në parakalimin e parë historik. Euro-atlantike në përbërje, globale në synimet për paqe, ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e Shtetit të Kosovës.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Duke nderuar parakalimin e Ushtrisë së Kosovës, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë.
    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Ecje në sheshin Skenderbe së bashku me bacin Rifat Jashari dhe kryeministrin Haradinaj, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë.

    Homazhe në Prekazin historik në 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Dita e pavarësisë është reflektim i përpjekjeve dhe sakrificës së shumë gjeneratave, të cilët dhanë gjithçka për të qenë të lirë dhe të pavarur. Nder dhe respekt të përjetshëm për të gjithë të rënët dhe ata që kontribuan nëpër vite për këtë ditë!

    Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!

    Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. Vendosë kurora lulesh tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari.
    Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.
    Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Plagët e luftës së fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë. Homazhe edhe tek Obelisku i të Pagjeturve, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Të pagjeturit – zëri i munguar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë. Homazhe tek Obelisku i të Pagjeturve, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Momente nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Momente nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

    Shpallja e Pavarësisë

    Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

    Njohjet

    Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28). Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Së bashku me mikun tim Walker nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

    Komunikatë për media me rastin e 11 vjetorit të Pavarsisë

    Kosova do të shtrijë dhe përforcojë rrjetin diplomatik në disa kontinente, Ambasadat në Tajlandë, Bangladesh janë hapur, kurse në Kolumbi dhe Ganë hapen së shpejti

    Prishtinë, 19 shkurt 2019 – Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente. Mbretëria e Tajlandës, Republika Popullore e Bangladeshit, Republika e Kolumbia-s dhe Republika e Ganës janë disa nga shtetet, ku pritet të hapen dhe funksionalizohen Ambasadat e reja të Republikës së Kosovës brenda këtij viti kalendarik. 

    Nëpërmjet këtyre Misioneve të reja Diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta. Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave.

  • Me kryeministrin Haradinaj u pritëm në takim nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas

    Me kryeministrin Haradinaj u pritëm në takim nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas

    Munich, 15 shkurt 2019

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Munich, në kuadër të konferencës së sigurisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në këto 11 vjet të shtetndërtimit, në zhvillimin ekonomik, por edhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

    Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar ministrin Maas, për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat.

    “Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë falënderues ndaj Gjermanisë, kancelares gjermane Angela Merkel dhe popullit gjerman për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, në aspektin ushtarak, ekonomik, rend dhe ligj”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar po ashtu rëndësinë që ka për Kosovën krijimi i Parkut Kosovaro-Gjerman për Inovacion dhe Trajnim.

    Në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimin e vizave, për të cilën kryeministri Haradinaj mori mbështetjen e shtetit gjerman për angazhim, që Kosova dhe qytetarët e saj të kenë mundësinë e lëvizjes së lirë si të gjithë qytetarët e vendeve tjera.

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, duke vlerësuar progresin e Kosovës tha se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, ndërsa theksoi se të dy vendet do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të interesit reciprok.

    I pranishëm në këtë takim ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

  • Vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj në ministrinë e Punëve të Jashtme

    Vizita e kryeministrit Ramush Haradinaj në ministrinë e Punëve të Jashtme

    Prishtinë, 23 korrik 2018

    Kryeministri Ramush Haradinaj, me ekipen e tij të kabinetit të qeverisë i prita në vizitë në kabinetin e MPJ-së, me të cilin diskuam për aktivitetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

    Konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, integrimet euro-atlantike si dhe njohjet e reja ishin në fokus të diskutimit.

    Prishtinë, 23 korrik 2018 – Në konference për media me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin diskutuam për aktivitetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

    Gjatë kësaj vizite pune, kryeministrin e njoftova me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejen rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë.

    Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo.

    Prishtinë, 23 korrik 2018 – Kryeministri Ramush Haradinaj, me ekipen e tij të kabinetit të qeverisë i prita në vizitë në kabinetin e MPJ-së, me të cilin diskuam për aktivitetet dhe sfidat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

  • Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike

    Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike

    Prishtinë, 23 korrik 2018

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një vizite pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është pritur nga zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me bashkëpunëtorë.

    Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka ofruar mbështetjen e tij për projektet dhe planet konkrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë se së bashku me zëvendëskryeministrin/njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, z.Pacolli, kanë punuar shumë rreth politikës së jashtme të Kosovës, duke e konsideruar politikën e jashtme temë mjaft të rëndësishme për Kosovën.

    “Kemi filluar punën si Kosovë në planin e jashtëm të sfiduar në planin politik, të sigurisë, por edhe në atë ekonomik. Beteja diplomatike për Kosovën është bart edhe te shumë vende të largëta rreth njohjeve. Poashtu, kemi vështirësi të tjera edhe në regjion dhe në integrimet euroatlantike, pra, jemi shumë të sfiduar në planin e jashtëm”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se përkundër faktit që janë të sfiduar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministri Pacolli, kanë bërë punë të mrekullueshme dhe nuk kanë lejuar prapësimin e pozicionit të Kosovës në planin diplomatik, edhe në ato vende të largëta ku ka qenë një target i oponentëve tanë.

    Sipas protokollit të Republikësm duke i uruar mirëseardhje kryeministrit Haradinaj në Ministrin e Punëve të Jashtme.

    Më tej, kryeministri Haradinaj tha se kanë plane dhe projekte konkrete dhe sa herë që ka lajme pozitive do t’i bëjnë të njohura për publikun, siç ishte lajmi për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, duke i siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës, se në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike.

    Nga ana e tij, zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke e cilësuar shumë të rëndësishme vizitën e parë të kryeministrit Haradinaj, për të dhe Ministrinë të cilën ai e udhëheq, e informoi kryeministrin për të gjitha punët që janë bërë gjatë kësaj periudhe, si dhe për angazhimet e diplomacisë kosovare në çështjen e lobimit për shtimin e njohjeve të reja, rregulloren e re të MPJ-së, bashkëpunimet bilaterale, multilaterale dhe rajonale, integrimet euroatlantike, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në UNESCO, INTERPOL si dhe sfida tjera me të cilat është duke u përballur kjo ministri.

    Gjatë konferencës për media së bahsku me kryeministrin Haradinaj.

    Poashtu, zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka informuar kryeministrin Haradinaj, rreth procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore, kryesimin e së cilës vitin tjetër do ta marrë Republika e Kosovës.

    Gjatë konferencës, kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri/ministri, Pacolli i janë përgjigjur interesimit të mediave për tema të ndryshme.

  • Së bashku me delegacionin shtetëror takim me Mogherinin

    Së bashku me delegacionin shtetëror takim me Mogherinin

    Bruksel, 18 korrik 2018

    Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës, Presidentin, Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj dhe Zëvendëskryeministrin Limaj në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

    Edhe njëher dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

    Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor.