Tag: Rezidenca Hajvali

  • Nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

    Nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

    Rezidenca – Hajvali, 17 shkurt 2023 –

    Ishte një kënaqësi e veçant të isha nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.t.z Bajram Begaj me zonjën e parë dhe bashkëpunëtoret e tij.

    Ishte një ndej vllazërore që lenë dëshirë të perseritet. Falendëroj Presidentin për viziten e tij, kurse në shtëpinë time mbeten dyert gjithmonë hapur për miqtë e mij.

  • Darka me disa nga Ambasadorët e akredituar në Kosovë

    Darka me disa nga Ambasadorët e akredituar në Kosovë

    Rezidenca Hajvali, 6 korrik 2019

    Darkë me disa nga Ambasadorët e akredituar në Kosovë, në shenjë mirënjohjeje për kontributet e tyre për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që Republika e Kosovës gëzon me këto vende.

    Këta ambasadorë kanë luajtur rol jashtëzakonisht të madh edhe në formimin e demokracisë në Kosovë, si dhe në subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, për çka unë dhe qytetarët e Kosovës jemi shumë mirënjohës.

    Prishtinë, 6 korrik – Momente nga darka me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.
    Prishtinë, 6 korrik – Momente nga darka me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.
    Prishtinë, 6 korrik – Momente nga darka me disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.
  • Takim me delegacionin nga Sllovakia në rezidencen time

    Takim me delegacionin nga Sllovakia në rezidencen time

    Rezidenca, Hajvali – 20 Qershor –

    Në rezidencën time isha i lumtur të presë Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij. 

    Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin. OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.

    Rezidenca, Hajvali – 20 Qershor – Bashkëbisedim me Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.
    Rezidenca, Hajvali – 20 Qershor – Takim me delegacionin nga Sllovakia
  • Nikoqir i miqëve amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

    Nikoqir i miqëve amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

     Hajvali –Rezidenca, 14 maj 2019 –

    Në rezidencen time në Hajvali dyert janë të hapura gjithnjë për miqët e Kosovës. Kësaj radhe në konakun tim prita delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, i cili po qëndron në vendin tonë.

    Në një darkë që shtrova për ta thash se Kosova vazhdon të mbetet promovuese e paqes, respektit dhe fqinjësisë së mirë, por gjithashtu edhe kultivuese e barazisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve etnike dhe konfesioneve të ndryshme.

    Falënderova Kongresin dhe shtetin amerikan për mbështetjen e parezervë për Kosovë në të gjitha etapat, ndërsa konfirmova edhe njëherë miqësinë e pathyeshme midis Kosovës dhe SHBA-ve. 

    Kryesuesi i delegacionit të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në Kosovë dhe pati rastin të njihet nga afër me zhvillimet në vendin tonë.

    Në takim ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë të Kuvendit, të angazhuar në aktivitetet e Lutjeve të Mëngjesit. 

     Hajvali –Rezidenca, 14 maj 2019- Vizitë e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Vizita e Ismail Kadare dhe Helenës në shtëpinë time, një takim me shkrimtarin e madh

    Vizita e Ismail Kadare dhe Helenës në shtëpinë time, një takim me shkrimtarin e madh

    Hajvali – Rezidenca, 8 prill 2017 –

    Në një ditë të veçantë, shtëpia ime u plotësua me emocione dhe nder kur pata rastin të mikpritja Ismail Kadaren dhe Helenën në shtëpinë time. Atmosfera ishte e mbushur me emocion dhe respekt për figurën e shquar të letërsisë shqiptare.

    Takimi ynë ishte një eksperiencë që nuk harrohet lehtësisht. Diskutuam për çështje të thella kombëtare, për kontributin e tij të pazëvendësueshëm për letërsinë shqiptare dhe për udhën e tij të jashtëzakonshme në skenën botërore. Helenën e tij, një bashkëjetesë e ndritshme e talentit dhe elegancës, shtoi në shkëlqimin e këtij takimi të rrallë.

    Takimi me Ismail Kadare dhe Helenën ishte një privilegj i madh dhe një përvojë që do të më mbetet gjatë në kujtesë. Ndihem befasueshëm që pata fatin të ndaj kohë me një shkrimtar të tillë të shquar.

    Ismail Kadare është një nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare. Kontributi i tij është i pamohueshëm për të promovuar kulturën dhe identitetin tonë në skenën botërore. Veprat e tij të thella dhe analizat e mprehta kanë ndikuar në thellimin e kuptimit për historinë dhe shoqërinë tonë.

    Biseda me Kadaren nuk ishte vetëm një kënaqësi, por një mundësi për të diskutuar temat e rëndësishme kombëtare. Përpjekjet e tij për të adresuar dhe për të reflektuar nëpër veprat e tij mbi historinë, identitetin dhe sfidat bashkëkohore shqiptare ishin frymëzuese dhe ndihmuese për mua.

    Ndikimi i Ismail Kadarese në Kosovë është i padiskutueshëm. Veprat e tij janë burim frymëzimi për shumë lexues këtu, duke ndikuar në njohjen dhe vlerësimin e letërsisë shqiptare në kuptimin e saj më të thellë.

    Në një ditë të veçantë, shtëpia ime u plotësua me emocione dhe nder kur pata rastin të mikpritja Ismail Kadaren dhe Helenën në shtëpinë time.

    Vizita e Kadarese në shtëpinë time ishte një pikënyjë e rëndësishme e traditës sonë të mikpritjes. Përkushtimi i tij për të ardhur në kontakt me lexuesit dhe për të ndarë mendimet e tij ishte një shembull i mrekullueshëm i vlerave tona kulturore.

    Takimi me Ismail Kadare dhe Helenën ishte një privilegj i madh dhe një përvojë që do të më mbetet gjatë në kujtesë. Ndihem befasueshëm që pata fatin të ndaj kohë me një shkrimtar të tillë të shquar.

    Shpresoj që ky përvojë të nxisë lexuesit të kuptojnë më mirë rëndësinë e kontributit të tij për kulturën dhe identitetin shqiptar në arenën botërore.