Prishtinë, 24 qershor 2019 –
Prita në takim Ambasadorin Britanez z.Ruari O’Connell të cilin e falenderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës dhe për popullin e saj. Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend dhe problemet me të cilat ballafaqohet diplomacia kosovare.
Ambasadori O’Connell më dorëzoi ftesën nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy HUNT, për të marrë pjesë në Konferencën Globale për Lirinë e Medias e cila do të mbahet në Londër me 11 dhe 12 Korrik.
Ambasadori O’Connel e rikonfirmoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në proceset e saj integruese dhe shprehi shpresën e tij që këto marrëdhënie do të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje.
