Tag: SHBA

  • Ritakim sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë dhe ndihmuan në shtetndërtim të Kosovës

    Ritakim sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë dhe ndihmuan në shtetndërtim të Kosovës

    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 –

    Mbrëmë u ritakuam sërish në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.

    Shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.

    Pa dyshim, këta miq të Kosovës edhe në dekadat e ardhshme, do të mbesin mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

    Qytetarët dhe institucionet tona do t’u jenë gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje.

    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Mbrëmë gjatë ritakimit në Uashington, me të gjithë ata që dikur luftuan për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe që ndihmuan në shtetndërtim.
    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Mbrëmë gjatë ritakimit në Uashington prezent ishin shumë kongresistë, senatorë, por edhe kontribues nga diaspora në Amerikë, ishin ndër shtyllat kryesore të zhvillimit tonë në dy dekadat e fundit.
    Uashington D. C., 8 shkurt 2018 – Flamujt e dy shteteve mike.
  • Ddorëzimi i kopjeve të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

    Ddorëzimi i kopjeve të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

    Uashington D. C., 7 shkurt 2018

    Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot së bashku me presidentin e Kosovësm z.Hashim Thaçi, kemi dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

    Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë.

    Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan.

    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë dorëzuam kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.
    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Me mikun tim kongresmenin amerikanë gjatë ceremonisë së dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan në ShBA.
    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
    Uashington D. C., 7 shkurt 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kongresmenë amerikanë pas dorëzimit të kopjes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.
  • Një nga mëngjeset që e kalova së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel

    Një nga mëngjeset që e kalova së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel

    Prishtinë, 21 nëntor 2017

    Sa herë që kongresmeni Eliot Engel është në Prishtinë, edhe përkundër angazhime të mëdha, gjejm kohë që të takohemi.

    Gjatë një mëngjesi pune, që sot zhvillova me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel, ai e vlerësoi kontributin tim në shtimin dhe zgjerimin e gjeografisë së njohjeve në të gjitha anët e globit.

    Kërkova vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtimin e përpjekjeve të reja, së bashku me kongresmenin Engel, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, që të sigurojmë njohje të reja nga shtetet, që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

    Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Gjatë takimit me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.

    Kërkova, gjithashtu, rritjen e pranisë amerikane në Kosovë dhe i bëra thirrje, që Kongresmeni Engel të ushtrojë ndikimin e tij tek kompanitë gjigante amerikane me eksperiencë në fushën e minierave, që të vijnë dhe investojnë në Trepçë.

    Mbi qëllimin e njëjtë të rritjes së investimeve amerikane në vendin tonë, i bëra ftesë mikut të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, që brendet e njohura multinacionale amerikane në fushën e produkteve agro-ushqimore, të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, në mënyrë që produktet e shkëlqyera të Kosovës, të bëhen pjesë e tregjeve globale.

    Kongresmenin Engel e njoftova edhe me vizionin tim në qeverinë e re për të prodhuar rezultate sa më të shpejta ekonomike si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.

  • Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie

    Prishtinë 12 shtator 2017

    Në ditët e para pas pranimit të detyrës zyrtare kam pritur në takime të ndara të kortezisë ambasadorët e shteteve të huaja të akredituara në Kosovë.

    Në takimet me ta kam shprehur përkushtimin dhe angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së re për rritjen e dinamikës në politikën e jashtme nëpërmjet udhëheqjes së një diplomacie proaktive.

    Kurse në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, diskutuam pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

    Ndër të tjera kërkova edhe bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e SHBA-së për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

    Mbështetja e SHBA-së në proceset e shtetndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses.

  • Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën.. Por Kosova e ka vetë në dorë fatin e saj..

    Një mundësi e jashtëzakonshme për Amerikën.. Por Kosova e ka vetë në dorë fatin e saj..

    (Një rreflektim pas betimit dhe fjalimit të Presidentit Trump)

    Zgjedhja e Presidentit Trump është një mundësi e jashtëzakonshme.

    Presidenti Trump ka mundësinë të hyjë në histori si një person shumë i rëndësishëm-këtë tha para pak javësh, një personalitet i madh i diplomacisë amerikane, si doktor Henry Kissinger, miku me të cilin kam bashkëpunuar në Qendrën e Studimeve Strategjike, më tepër se 4 vite,atëherë kur loboja për pavarsimin e Kosoves.

    Me mendimet që më nxit një thënie e tillë lapidare, zbrita në tokën amerikane, i ftuar të marr pjesë në ceremoninë inaugurale të fillimit të detyrës të Presidentit Trump. Jam ftuar për shkak të asaj çfarë unë kam përfaqësuar me jetën dhe punën time, por dhe për shkak të detyrës sado të shkurtër si ish president i Kosovës.

    Po pse e thotë këtë fjali doktor Kissinger për Presidentin Trump qe merr detyrën ? Dhe çfarë do të thotë kjo për Kosovën dhe kombin shqiptar ?

    Është krejt e qartë se arsyet ku mbështetet një përfundim si ky, prej një mendje e ndritur si ajo e Kisinger janë të gjitha arsye që nuk kanë lidhje me ne. Ato lidhen me profilin publik të Trump, që u bë President.

    SHBA janë një vend i jashtëzakonshëm i mundësive : ka patur si president aktorin e Hollivudit, Ronald Reagan, i cili hyri në histori si president i shkëlqyer. SHBA do të ketë Donald Trump si president, një ndërmarrës global, i cili megjithëse pa eksperiencë politike të mëhershme, ka ditur të menagjojë suksesshëm. Për më shumë ai ka ditur të rrethohet nga një ekip i shkëlqyer që mundi në zgjedhje gjithë establishmentin tradicional të politikës dhe medias amerikane. Zgjedhjet e sovranit nuk diskutohen përtej polemikave të medias dhe kundërshtarëve të tij mbi disa deklarime të diskutueshme të tij në fushatë. Ne si Kosovë kemi bërë në shumicë tifozllëk për zonjën Hillary, po amerikanët, zgjodhën kundërshtarin e saj.

    Presidenti Trump po e gjen botën në një krizë të thellë, me disa vatra konflikti të përgjakshëm dhe me mundësi konfrontimi midis fuqive të mëdha. Në një kontekst si ky, Kissinger e shikon si diçka që mund të ndryshojë rrënjësisht botën, pragmatizmin e Presidentit Trump, një pragmatizëm tipik të një ndërrmarësi. Kritikat e presidentit Trump për rendin ekzistues të botës, propozimet e tij për të ndryshuar institucionet globale dhe ato amerikane, planet për më shumë vende pune, për mbështetje të ekonomisë vendase, për të relaksuar marrëdhëniet ndërkombëtare me rivalët tradicionalë të SHBA-ve, rezonuan me publikun amerikan, i cili do ndryshim, do punë, do paqe.

    Si njeri i racës profesionale të Trump, unë besoj tek aftësitë e tij. Unë besoj se këto aftësi do jenë bazë për suksesin në rolin e tij të ri, në shërbim të SHBA-ve dhe paqes në botë.

    Po Kosova ?

    Si kosovar ndërkohë, unë besoj se na duhet thjesht të përshtatemi me këtë realitet të ri në udhëheqësinë e SHBA-ve që kanë bërë shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë në fushëbetejën botërore, ndaj na duhet thjesht të bëjmë tonën, që të mos dëmtohemi, por vetëm të përparojmë. Ne duhet të kemi besim, sepse gjithçka varet në duart tona, dhe nuk ka arsye për ndryshime të mëdha negative në lidhje me Kosovën dhe kombin shqiptar. Janë disa arsyet, pse.

    Donald Trump është republikan dhe republikanët kanë qenë në themel të vendimmarrjes amerikane për pavarësimin e Kosovës. Nuk ka asnjë arsye as që lidhet me Amerikën, por as me botën, pse Presidenti Trump të ndryshojë nga paraardhësit e vet republikanë. Trump don që bota të ecë para, dhe jo të kthehet pas.

    Kosova ka objektiv themelor anëtarësimin në OKB. Ky objektiv sigurohet nga heqja e vetos së atyre vendeve që e kundërshtojnë anëtarësimin tonë si Rusia dhe Kina. Heqja e vetos mund të arrihet veçse në kushtet e relaksimit të marrëdhënieve midis fuqive të mëdha. E nga ky relaksim Kosova veç mund të përfitojë. A nuk veproi NATO dhe SHBA në favor të Kosovës, pikërisht në kushtet e këtij relaksimi? Serbia ka shqetësim pikërisht prej relaksimit të marrëdhënieve të akterëve të mëdhenj, ndaj shumë vëzhgues e kanë parë provokimin e trenit, pikërisht si pasojë e nervozizmit serb nga ky relaksim. Heqja e vetos ruse apo kineze nuk mund të realizohet në kushte konfliktualiteti të lartë midis fuqive të mëdha. Sa për raportet e Presidentit Trump me Rusinë që diskutohen shumë sot, le të kujtohet si e nisi Presidenti Obama mandatin e tij të parë me samitin e G 20 në Londër : me një qasje të ngjashme me atë të Donald Trump. Por mbyllja e mandatit të tij ishte diçka krejt tjetër.

    Në këto rrethana, Kosova nuk mund të imponojë asgjë në rrafsh ndërkombëtar. Por Kosova duhet të shohë veten në pasqyrë. Kështu do mundet të kuptojë sesi duket ajo para syve të të tjerëve, dhe si do duhet të duket. Kosova mundet të bëjë diçka për veten që mund ta ndihmojë në ecjen përpara të saj. Ky përparim i Kosovës është dhe në interesin amerikan.

    Kosova duhet të shndërrohet në histori suksesi e investimit perëndimor, gjegjësisht atij amerikan për lirinë dhe pavarësinë e saj.

    Kosova duhet të shndërrohet në një shtet të vetëmjaftueshëm ekonomikisht dhe demokratikisht. Për këtë nevojitet qarkullim i elitave politike dhe vala e ndryshimit që nis nga SHBA, do të mbërrijë me siguri dhe në Kosovë. Elitat në fuqi, e treguan veten se janë të paafta. Për këtë hap epokal nevojitet shtet ligjor që do të garantonte liri dhe të drejta për të gjithë dhe më shumë investime të huaja.

    Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë demokratike, do të ishte motiv krenarie, për presidentin e ri amerikan. Do të ishte motiv krenarie se vendimi i paraardhësve të tij republikanë duke filluar me Presidentin Xhorxh Bush i vjetër e duke përfunduar me XHorxh Bushin e ri, ishte plotësisht i drejtë dhe i justifikuar. Përkundrazi, një Kosovë e pazhvilluar, me probleme serioze të mungesës së shtetit ligjor, të ekstremizmit, në konflikt me fqinjët, do të ishte e padëshirueshme dhe barrë për miqtë amerikanë.

    Ndaj të mos ushqejmë teori konspiracioni : kosovarët e kanë në dorë fatin e tyre, ashtu si dhe amerikanët. Le të bëjnë zgjedhjet e duhura, të marrin vendimet e duhura, ashtu si dhe amerikanët. Nëse do të ndodhë kështu, unë shoh se miqësia midis dy vendeve do të jetë akoma dhe më e fortë nën administratën e re.

    Këtë po filloj ta ndjej pas asaj që degjova dhe pash në inagurimin, (betimin dhe fjalimin) e Presidentit Trump.

  • Me gruan time Masha në Ballon e inaugurimit të Presidentit Trump

    Me gruan time Masha në Ballon e inaugurimit të Presidentit Trump

    Washington, 20 janar 2017 –

    Si ish-president i Kosovës, kam pranuar ftesë zyrtare për për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

    Në ftesë thuhej se Komiteti për Inaugurimin Presidencial ju fton që me prezencën tuaj të nderuar të merrni pjesë në inaugurimin e Donal John Tump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Michael Richard Pence si nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten, më 20 janar 2017 në qytetin e Uashingtonit.

    Pra, kjo është ftesë zyrtare dhe e cila është lëshuar nga trupi i vetëm që ligjërisht ka të drejt të bëjë ftesa. Ky trup është Komiteti për Inaugurim, i cili përbëhet nga senatorë, kongresistë dhe njerëz të administratës së presidentit të ri.

    Ftesa e cila më është dorëzuar nga Komiteti për Inaugurimin Presidencial në SHBA.

    Pasi pranova ftesën unë shkruva një letër konfirmim Shtëpisë së Bardhë në Washington. U thash se do të jemë prezent atje, për të treguar mbështetjen dhe falënderimin e popullit të Kosovës për Amerikën, dhe ato që ky vend ka bërë për pavarësinë e Kosovës.

    Kjo është letëra që unë konfirmova se do të jemë i pranishëm në inaugurim e Presidentit Donald Trump.

    Në këtë ceremoni, morën pjesë rreth 900 mysafirë nga e gjithë bota. Unë ashtu siq konfirmova edhe isha prezent në ceremoninë inauguruse të Presidentit Donald Trump.

    Madje pjesmarrja ime ishte transmetuar edhe nga rrjeti televiziv CNN, ku unë shihem në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë manifestim.

    Unë isha i vetmi kosovar, që kisha marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump.

    Kurse në mbrëmje ishte organizuar Ballo inauguruese presidenciale për Presidentin Trump. Këto Ballo janë tubime të mëdha shoqërore, ku festohet fillimi i një mandati të ri të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

    Të planifikuara dhe të organizuara nga Komiteti Inaugurues Presidencial, ballot zyrtare të inaugurimit zhvillohen gjatë gjithë mbrëmjes së Ditës së Inaugurimit në zonën e Uashington DC dhe janë vetëm me ftesë.

    Unë isha prezenet me gruan time Masha Pacolli në inaugurimin dhe Ballon Presidenciale të Trump.

    Presidenti, zonja e parë, zëvendëspresidenti dhe zonja e dytë ose zotëri, të gjithë bëjnë paraqitje personale në secilin prej ballove inauguruese të mbajtura për nder të tyre.

    Në ballot e inaugurimit ofrohen ushqime, pije dhe argëtim të drejtpërdrejtë nga muzikantë të njohur kombëtarë dhe globalë.

  • Bukë, kripë e zemër për mikun

    Bukë, kripë e zemër për mikun

    Prishtinë, 2 Dhjetor 2015

    Nga: Behgjet Pacolli

    Sekretari amerikan i shtetit John Kerri do të qëndrojë në Prishtinë nesër për një takim me drejtuesit e qeverisë së Kosovës, ashtu dhe për të dhënë mesazhe për qytetarët, nëpërmjet takimit me mediat dhe me një grup studentësh kosovarë në SHBA.

    Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për shumë arsye. Është banale të merremi me detaje si përshembull pse ai qëndron në aeroport dhe pse nuk vjen deri në Prishtinë dhe pse nuk takohet me Presidenten por vetëm me kryeministrin dhe zëvendësit e tij. Ne nuk jemi qendër e botës dhe bëhemi qesharakë nëse e shohim veten si të tillë. Që sekretari amerikan i shtetit, numri dy i qeverisë së vendit më me ndikim në botë, në kushtet e krizave të forta botërore, gjen 2 orë kohë për të patur takime politike në Kosovë, është fakti më i parë dhe më i vlershëm nga të gjithë të tjerët. Pavarësisht mesazheve të veçantë që mund të sjellë Sekretari i shtetit Kerri, mesazhi kryesor i kësaj vizite është se SHBA-të janë në krah të Kosovës dhe kjo nuk ndryshon çfarëdo që po ndodh kudo në botë. SHBA-të do të jenë në krah të kombit shqiptar edhe 100 vjet të tjerë dhe këtë e ka deklaruar solemnisht në parlamentin e Shqipërisë, ish sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton. Ky është fakti thelbësor pse ne duhet ta përshëndesim vizitën e sekretarit amerikan Kerri, përfaqësuesit të SHBA-ve, udhëheqës të frontit global për çlirimin e Kosovës, mbrojtjen dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm. Sot SHBA-të janë garantët kryesorë të ekzistencës së Kosovës si shtet në të gjithë kuptimet, në jetën e brendshme dhe të jashtme, madje duke na mbrojtur dhe ushtarakisht. Ish Presidenti amerikan Bill Klinton tha në një vizitë të tijën: së bashku fituam luftën, tani duhet të fitojmë paqen, dhe sot problemi është se po humbim paqen! Si zëvendëskryeministër i Kosovës, si person i angazhuar për njohjet e Kosovës e kam ndjerë angazhimin e SHBA-ve, e kongresmenëve të caktuar, e sekretarit Kerri në Unionin Afrikan, e Sekretares Klinton në shumë raste. AKR-ja, partia që unë drejtoj është themeluar në SHBA, si inisiativë e shumë miqve me ndikim në politikën amerikane, ndaj kam dhe arsye personale të shpreh falënderim për këtë vizitë. Ne si popull dhe si komb, duhet të jemi mirënjohës përjetësisht për këtë aleancë strategjike me SHBA-të.

    Pse duhet theksuar kjo? Sepse faktorë të caktuar politikë në Kosovë, apo disa media e keqinterpretojnë mbështetjen amerikane, apo atë perëndimore në përgjithësi duke e konsideruar atë si mbështetje për njerën palë, ose për tjetrën. E vërteta është se qeveria amerikane, diplomacia në përgjithësi bashkëpunon kryesisht me qeveritë, sepse vetëm me to mund të realizohen programe, mund të realizohen vendimmarrje të caktuara, sepse vetëm qeveritë kanë përgjegjësi ekzekutive. Kjo nuk do të thotë ama se qeveria amerikane është prapa qeverisë së Kosovës, se mbështet çdo gjë që bën ajo dhe udhëheqësit e saj. Ambasadorët janë të akredituar pranë qeverive dhe institucioneve, ndaj është normale që të bashkëpunojnë me to, por kjo nuk do të thotë se ato mbrojnë interesat e palëve në politikën kosovare. Kjo vizitë nuk është çek i bardhë për presidenten, kryeministrin, zëvendësat e tij, për qeverinë e Kosovës, për të bërë çka të dojnë me Kosovën, por për të garantuar zhvillim dhe prosperitet të saj. Kjo vizitë, dhe mbështetja amerikane në përgjithësi për Kosovën është shprehje e interesit amerikan që Kosova ta përkthejë pavarësimin e vet në forcim të shtetësisë së saj, në zhvillim ekonomik dhe kontribut për stabilitet në rajon.

    Por a e kemi përkthyer pavarësinë në zhvillim dhe begati? Përse na vyejti pavarësia për të cilën derdhëm gjak? Për të patur një shtet zhgënjyes sikur e kemi? Të gjithëve u kujtohet mirë sesi pas çlirimit, ne vetë kemi kërkuar sa më shpejt pavarësinë e plotë që të merrnim më shumë vendime vetë. Pra, u realizua dëshira jonë e madhe që pavarësia të ishte më e vërtetë. Ky është thelbi: pas mbarimit të periudhës tranzitore, shumë prej vendimeve, me gjithë pasojat e tyre të mira, apo të këqia, në politikën e brendshme, apo të jashtme, janë prodhim i vendimmarrjes kosovare. Ambasadorët që bëjnë posaçërisht politikën e vendit të tyre, interesat e vendit të tyre, janë përfaqësuesit e qeverive respektive dhe ata nuk bëjnë politika personale. Nëse ne e kemi bërë bërllog si ajo që po shohim, përgjegjësia kryesore është e jona. Dmth kryesisht e atyre që kanë udhëhequr institucionet tona. Nëse ne nuk merremi vesh mes vedi, përgjegjësia nuk është e miqve.

    Parë kështu, ne duhet të heqim dorë nga përfshirja e të huajve, e miqve tanë në polemikat tona të brendshme. Miqtë përpiqen, na japin këshilla, na lënë të gabojmë ndonjëherë, por ne nuk mund të fajësojmë ata, pse miratuam marrëveshje të gabuara, ose jo në Bruksel apo gjetiu. Problemi qëndron tek aftësia jonë negociale, tek formimi profesional i grupeve tona negociatore, tek dinjiteti ynë, përballë palës tjetër në tryezë. Ne nuk mund të gjejmë fajtorë të jashtëm për gabimet tona.

    Duke u fokusuar tek vizita e sotme, ne duhet të mbajmë parasysh një të vërtetë historike nëse shohim prapa nga pikëpamja e lojës së interesave dhe aleancave gjithë çka ndodhi shekullin që shkoi. Ne si shqiptarë të Kosovës, si pjesë e kombit shqiptar në përgjithësi, kemi fatin që interesi ynë për mbijetesë shtetërore, për mbijetesë kombëtare u ndërlidh dhe ndërlidhet me interesin amerikan për një Shqipëri të fortë, për Kosovë të fortë në një rajon si ky i yni. Kjo është ajo çfarë do të ripohohet nesër jo thjesht nëpërmjet vizitës, por dhe nëpërmjet mesazheve verbale të mysafirit.

    Ndaj sot që na viziton përfaqësuesi i lartë i shtetit mik, SHBA-ve, ne duhet të shohim me realizëm arsyet e asaj vizite dhe pasojat e saj. Ne duhet të forcojmë shtetin tonë, të heqim dorë nga lufta e egër për pushtet, e cila na bllokon zhvillimin ekonomik, dhe begatimin e qytetarëve. Ky është dhe interesi i miqve tanë amerikanë. Ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit të rinisë sonë, duke ja larguar atë nga duart propagandës ekstremiste, e cila e vendos kombin, interesin kombëtar në rend të fundit. Ne duhet të bëjmë shkolla më të mira, universitete cilësore, të ofrojmë mundësi për punësim, për lëvizje të lirë, të krijojmë një shtet funksional dhe atëherë do të shikojmë se nuk do të kemi plagë si ekstremizmi fetar. Ne duhet të lemë politikën e madhe ta bëjnë të mëdhenjtë, dhe ne të merremi me politikën e oborrit tonë. Sot na ka ardhur një mik për kokë, prej shtetit që na ndihmoi të kthehemi në shtëpi, të rindërtojmë atë, t’i vendosim një kulm shtëpisë sonë duke ju rikthyer jetës normale. Ndaj ne duhet t’i ofrojmë sekretarit amerikan Kerri sipas traditës sonë të mikpritjes, bukë, kripë, e zemër.

  • U nderova me titullin Kryebashkiak Nderi, i kryeqytetit të Luizianës në SHBA

    U nderova me titullin Kryebashkiak Nderi, i kryeqytetit të Luizianës në SHBA

    Luiziana, 5 dhjetor 2011 –

    Vizita e Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z.Behgjet Pacolli në SHBA vazhdoi me disa nderime publike dhe akademike nga institucione të ndryshme amerikane në shtetin e Luizianës.

    Në fillim të qëndrimit në këtë shtet, z. Pacolli u nderua nga bashkia e qytetit të Baton Rouge (Bato Ruzh), kryeqyteti i Luizianës, me titullin Kryebashkiak Nderi. Nderimi i lartë, z.Pacolli i’u dorëzua nga kryebashkiaku i Baton Rouge dhe President i kontesë së Baton Rouge Lindor, z. Melvin Kip Holden.

    Gjatë bisedës së zhvilluar në selinë e Kontesë së Baton Rouge, Pacolli paraqiti para Holden, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës, “që nga çlirimi deri në themelimin e shtetësisë me ndihmën kryesore të SHBA-ve, si shteti mik më i madh i vendit tonë”.

    Pacolli e ftoi z.Holden të vendosë lidhje binjakëzimi me qytetet e Kosovës, që kanë nevojë për eksperiencën e qyteteve amerikane.

    Holden e vlerësoi kontributin e Pacollit në ecurinë demokratike të Kosovës dhe e njohu atë me zhvillimet në qytetin dhe në kontenë që ai drejton.

    Baton Rouge, nën drejtimin e z.Holden, që ka mandatin e tij të dytë, është një nga qytetet simbol në SHBA, për manaxhimin e katastrofës së krijuar nga uragani “Katrina”.  Ky qytet është i njohur gjithashtu për stabilitetin ekonomik, megjithë krizën e përgjithshme globale. z.Holden është i famshëm për rolin e tij të mirënjohur kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis komuniteteve të ndryshme në qytetin dhe kontenë që ai drejton.

  • Zëvendëskryeministri Pacolli fton investitorët amerikanë në Kosovë

    Zëvendëskryeministri Pacolli fton investitorët amerikanë në Kosovë

    New York, 29 nëntor 2011

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve amerikan që të investojnë, në Kosovë, në shtetin e ri me kapacitete të shumëanshme.

    Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-së, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme (me gjiro qindra miliona dollarë).

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve amerikan që të investojnë, në Kosovë, në shtetin e ri me kapacitete të shumanshme. Në konferencën e investitorëve për Kosovën, të mbajtur në Hjuston të SHBA-së, në të cilën merrnin pjesë më shumë se 30 kompani të fuqishme, zëvendëskryeministri Pacolli ka ofruar një pasqyrë të mundësive reale për investime në Kosovë.

    Zëvendëskryeministri Pacolli e ka përshkruar Kosovën si vendin më proamerikan në Evropë, si vendin me ligje sipas standarteve evropiane, në të cilin, investitorët janë të privilegjuar nga shteti. Amerikanët sipas zëvendëskryeministrit Pacolli, janë të mirëpritur në Kosovë, dhe duhet të fillojnë me investimet e tyre.

    “Në Kosovë ka nevojë për gjithçka, ndaj në Kosovë ka hapësirë për investime kudo, me garanci shtetërore, me mbështetje të privilegjuar nga shteti. E keni shansin qe te vini ne Kosovë, të investoni dhe ne do të ju mbështesim me kapacitetet tona. Ne ju inkurajojmë që të vini dhe jeni të mirëseardhur”, ka thënë Pacolli.

    Ai po ashtu ka shpjeguar edhe mundësitë që ka Kosova si rezultat i aplikimit të masave favorizuese nga BE dhe SHBA për prodhimet kosovare.

    “Unë e kam të qartë rëndësinë e hapësirës, apo të tregut për zhvillimin e biznesit. Nëpërmjet iniciativave të caktuara, përgjithësisht hapësira e rajonit falë një iniciative të Bashkimit Europian është pa pengesa të mëdha doganore, apo pengesa të tjera, me përjashtim të kufijve me Serbinë. BE aplikon masa favorizuese për prodhimet Made in Kosova”, ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli.

    Ai ka theksuar se investitorët amerikanë, duhet të jenë të parët që hyjnë në industritë minerare dhe energjetike. Sipas tij, interes në këtë fushë kanë shprehur edhe investitorë të tjerë, por e rëndësishme për shtetin e Kosovës, është që në këtë drejtim, amerikanët të jenë në radhë të parë.

    Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin: Clean Air, SK Engineering&Construction, McGriff,Seibels&Williams, Bechtel, ZEEP, Fuel Quest, WorleyParsons, PwC.