Tag: Shqiperia

  • Nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

    Nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

    Rezidenca – Hajvali, 17 shkurt 2023 –

    Ishte një kënaqësi e veçant të isha nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.t.z Bajram Begaj me zonjën e parë dhe bashkëpunëtoret e tij.

    Ishte një ndej vllazërore që lenë dëshirë të perseritet. Falendëroj Presidentin për viziten e tij, kurse në shtëpinë time mbeten dyert gjithmonë hapur për miqtë e mij.

  • Takim me Presidentin Stjepan Mesić dhe Presidentin Bamir Topi

    Takim me Presidentin Stjepan Mesić dhe Presidentin Bamir Topi

    Prishtinë, 11 shkurt 2022 –

    Një takim i kësaj mbrëmje me Presidentin Stjepan Mesić dhe Presidentin Bamir Topi me miqtë tjerë në Hotel Palace per te diskutuar per mundësit e bashkpunimit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik te vendeve tona.

    Në takimin e zhvilluar me dy ish-Presidentët, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona, ecuria e mirë e bashkëpunimit në të gjitha drejtimet, mbështetja e fortë e Kroacisë në drejtim të integrimit evropian të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe kontributi i çmuar i shqiptarëve gjatë Luftës Atdhetare në Kroaci.

    Në këtë kuadër, gjithmonë mirënjohës për kontributin e ish-Presidentit Mesić.

  • Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, prita Kryeministrin Rama

    Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, prita Kryeministrin Rama

    Pristhinë, 27 shtator 2021 –

    Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres Kryeministrin shqiptar, z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës.

    Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shumë e nevojshme dhe Kosova duhët të shfrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë.

    Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Pas rizgjedhjes kryeministër prita në takim kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të ç’tensionohet situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut.

    Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin territorial të vendit.

    Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.
  • Takim vëllazëror me kryeministrin Rama

    Takim vëllazëror me kryeministrin Rama

    Prishtine, 30 qershor 2020 –

    Zhvillova një takim shumë vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ne shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit dhe ramë dakord që skena politike shqiptare duhet të unifikohet përballë padrejtësive ndërkombëtare dhe si komb duhet t’i përgjigjemi përpjekjeve për të rishkruar historinë tonë.

    Serbia është agresori që ka vrarë e masakruar më shumë se 12 mijë civilë të pafajshëm në Kosovë dhe ka kryer më shumë se 400 masakra nga më ç’njerëzoret.

  • Takim me Presidentin shqiptar, Ilir Meta

    Takim me Presidentin shqiptar, Ilir Meta

    Tiranë, 17 dhjetor 2019 –

    Sot kam pasur një takim të ngrohtë me Presidentin shqiptar, Ilir Meta, për të diskutuar përpjekjet e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë muajin e kaluar.

    Poashtu e informova Presidentin për mbarvajtjen e punëve rreth projektit të Thumanës, që çdo gjë është e gatshme nga ana jonë.

    Ne jemi të bashkuar për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri për të kapërcyer situatën.

    Tiranë, 17 dhjetor 2019 – Takim me presidentin shqiptar, Ilir Meta. Ne jemi të bashkuar për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri për të kapërcyer situatën.
  • Vizitë në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri

    Vizitë në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri

    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 –

    Mbërrita sot në zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatëroj shumë shtëpi dhe banesa.

    Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë. Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata.

    Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre. Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit. Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet e vëllazërore.

    Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.

    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane së bashku me FSK-në .
    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane, ndërtesat e rrënuara nga tërmeti.
    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane duke bashkëbiseduar me banorët e asaj zone të prekur nga tërmeti.
    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane, ndërtesat e rrënuara nga tërmeti.

    Në Durrës vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues. Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve.

    Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës. Do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin.

    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Prononcim për media së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
    Thumane – Durrës, 27 nëntor 2019 – Momente të vështira në Thumane së bashku me FSK-në .

    Ishte një nder i madh kur shihja sot ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës që ofronin ndihmë shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

    FSK-ja është një ushtri profesionale dhe e përkushtuar për të ofruar mbrojtje dhe ndihme për njerëzit në Kosovë dhe jashtë saj.

    FSK-ja si forcë është e gatshme të jetë anëtare e NATO-s dhe ka arritur standardet më të larta të NATO-s që e bëjnë atë të gatshëm për misione ndërkombëtare. Djema ju e keni bërë krenar tërë kombin.

    Thumane – Durrës, 27 Nëntor 2019 – Shtrëngim duarsh me pjestarët e FSK-së që ofronin ndihmë shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti.
    Thumane – Durrës, 27 Nëntor 2019 – Foto e përbashkët me pjestarët e FSK-së që ofronin ndihmë shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti.
  • Në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor

    Në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor

    Tiranë, 25 nëntor 2019 –

    Shqiptarët jetojnë të ndarë në disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Ata janë një popullsi që e ka tejkaluar shifrën prej 7.5 milionë banorësh, duke u renditur ndër tre popujt më të mëdhenj të këtij rajoni.

    Rritja e popullsisë shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lartat në Europën e sotme. Në këtë frymë u mblodhëm në Tiranë ku u propozua unifikimi i politikës së jashtme Kosovë-Shqipëri.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë kësaj radhe ishte organizatore e konferencës mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

    Të pranishëm në këtë konferencë ishin zyrtarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa kishte si objektiv krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi në nivel mbarëkombëtar.

    Tiranë, 25 nëntor 2019 – Gjatë fjalës time drejtuar të pranishmëve në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

    Unë argumentova qartë për një integrim shumë më të fortë në sferën shqiptare. Ne duhet të punojmë ngushtë për të unifikuar ekonomitë tona dhe për të thelluar integrimin në të gjitha sferat që do të forcojnë pozicionin tonë si dy shtete në rajon dhe më gjerë.

    “Në vendet tona kërkohet modesti, vetëm me modesti mund të jemi më afër problemeve, qytetarëve, afër kërkesave të kombit. Modesti prej Shqipërisë do të thotë koordinim pa zhurmë. Ne duhet të jemi bashkë dhe të harmonizojmë interesat kombëtare. Të ngrihemi mbi akuzat që na i frymëzon padituria dhe axhenda e vobektë partiake, interesat partiake, lokaliste, rajonale dhe lojërat për zgjedhjet e radhës”

    Tiranë, 25 nëntor 2019 – Gjatë fjalës time drejtuar të pranishmëve në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

    Sipas asaj që thash, elita politike e Shqipërisë “duhet të na ndihmojë të jemi bashkë dhe se kur jemi bashkë jemi më të ditur dhe më të fortë”.

    “Mënyra e vetme që ne të fitojmë paqen me Serbinë është zhvillimi ynë i përbashkët me strategji të përbashkët, forcimi i marrëdhënieve me perëndimin dhe jo dobësimi i marrëdhënieve me ta. Elita politike e Shqipërisë duhet të na ndihmojë të jemi bashkë”

    Tiranë, 25 nëntor 2019 – Gjatë fjalës time drejtuar të pranishmëve në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

    Në fjalën e tij në konferencë ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se kjo mbledhje e faktorëve politik shqiptarë nga gjithë rajoni mund të jetë e vonuar, por sipas tij, kurrsesi nuk mund të konsiderohet e padobishme.

    “Takime të kësaj natyre janë të nevojshme gjithmonë, jo vetëm se jemi pak ditë para festës së pavarësisë, por edhe sepse ndryshimi i rrethanave politike në rajon, Evropë e më gjerë kërkon një rivlerësim të kujdesshëm politik dhe një gjykimi kritik nga faktori shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Bashkërendimi i qëndrimeve politike sot nuk është vetëm një detyrim historik dhe kombëtar, por dhe një interesim që duhet të shfaqet nga ana jonë nga pikëpamja politike dhe strategjike në përgjithësi”

    Sipas tij, Shqipëria si shteti qendror dhe më i madh i shqiptarëve duhet të ketë një rol më të madh në angazhimet e saj në rajon.

    “Shqipëria këtë rol nuk mund ta luajë as me një diktat nga lart e as të njëanshëm pa konsultime, por këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim të ngushtë me ju dhe në koordinim të vazhdueshëm me faktorin shqiptar në përgjithësi. Kjo mbledhje i shërben rritjes së komunikimit mes nesh, bashkërendimit të qëndrimeve politike, thellimit të diskutimeve dhe marrëdhënieve institucionale”

  • Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik

    Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik

    Prishtinë, 21 mars 2019 –

    Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e kam emëruar Dekan të Korit Diplomatik në Republikën e Kosovës.

    z. Minxhozi shquhet për kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, andaj ky emërim do të ndikojë edhe në rritjen e bashkëpunimit mes Misioneve Diplomatike të akredituara në Republikën e Kosovës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës.

    Jam i bindur se Z. Minxhozi do ta ushtrojë këtë funksion me nder dhe përgjegjësi të lartë.

  • Ministeriali i vendeve të Ballkanit perëndimor në Budvë

    Ministeriali i vendeve të Ballkanit perëndimor në Budvë

    Budvë, 30 nëntor 2018 –

    Mora rrugën drejt qytetit bredetar Malazez, Budva, atje ku do e përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit perendimor WB6.

    Tema kyqe e këtij Ministeriali ishte Integrimi Evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit. Në takime jo formale para se të fillonim zyrtarisht me liderët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, diskutuam se si procesi i pajtimit është kyç për të ardhmen e Ballkanit Perendimor.

    Thash se takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor erdhi në një moment të rëndësishëm për rajonin, por edhe për BE-në.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Gjatë punimeve të Ministrealit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi.

    Homologve nga Ballkani u thash se është me rëndësi të sigurojmë vazhdimësinë e aktiviteteve të mëparshme rajonale, si dhe të kontribuojmë në rritjen e bashkëpunimit reciprok, si mjet për garantimin e stabilitetit dhe ndërlidhshmërisë në rajon.

    Por takimi i të premtës që po zhvillohej në Budva, nuk kaloi pa tensione e përplasje. Sigurisht, tensionet si gjithnjë erdhen edhe kësaj radhe nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

    Gjithçka nisi pasi kërkova një ndryshim në deklaratën e përbashkët të ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Insistimi dhe kërkesa që këmbngulja ka konsistuar në respektin e ndërsjellë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Gjatë punimeve të Ministrealit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi, i jam përgjigjur homologut tim boshnjak lidhur me taksën 100 % për produktet serbe dhe boshnjake në Kosovë, duke kritikuar pozicionin e tij si dhe duke e akuzuar Bosnje dhe Hercegovinën se po shërben si marionetë e Beogradit.

    Hipokrizia ishte kur fjalën e mori ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës Igor Crnadak.

    Crnadak filloi me kritika për Kosovën, se ne kishim vendosur taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

    Si përgjigje ia ktheva Crnadak, duke i thënë se Bosnja dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

    “Dëgjo Igor, ne ju respektojmë juve. Por ju e keni ofenduar vendin tim. Ndonëse ne ju respektojmë juve, ne e respektojmë Bosnjën. Ma thuaj sa kamionë i lejoni ju të hyjnë në Bosnjë? Asnjë! A e respektoni dokumentacionin tonë, i cili shoqëron mallin nga Kosova në Bosnjë? Jo, ju nuk i pranoni, nuk i respektoni!”.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Gjatë punimeve të Ministrealit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi, homologëve duke ua bërë të qartë kërkesën time dhe pse po insistoja.

    Vazhdova duke i’a shpalosur realitetin se: “A i njihni ju vulat tona? Jo nuk i njihni vulat tona. A munden kamionët tonë të vijnë në Bosnje dhe Hercegovinë me tabela të Kosovës? Jo ata nuk mund të vijnë”.

    “Deri tani ne kemi bërë mjaftueshëm. Ne i pranojmë mallrat tuaja ne e pranojmë dokumentacionin tuaj, ne i pranojmë vulat tuaja. Ne i pranojmë kamionët tuaj ne i pranojmë pasaportat tuaja, ne kemi pranuar të gjitha këto”.

    I thash se ju duhet ta respektoni faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar nga dy të tretat e shteteve të botës dhe ju duhet të tregoni respekt për këtë. Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm reciprocitet, vetëm reciprocitet.

    “Ju e dini sa herë unë kam biseduar me ju për çështjen e vizave! Igor, ju mund të vini në çdo kohë në Kosovë”.

    Para të pranishmëve thash madje me një doze nervozizmi se është e çuditshme lehtësia me të cilën Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nisen e na akuzojnë.

    Këtë po e bëjnë në sy dhe prapa syve tanë, e bëjnë në lindje e perendim. Boll është boll, u tha para edhe se ta shpallnim pavarësinë, është koha që edhe BE ta afirmojë faktin që e ardhmja e qëndrueshme e marrëdhênieve korrekte dhe konstruktive kalon përmes kushtëzimit të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, me pranimin e faktit që Kosova është realitet shtet i pakthyshëm.

    “Ne mirëkuptojmë rëndësinë e ruajtjes së frymës konstruktive, këtë po e bëjmë në secilin rast, por nuk mund të pranojmë asnjë situatë, që të mos sillemi brenda dhe ndërkombëtarisht sikurse na takon, si shtet i barabartë në mesin e shteteve tjera në rajon. Serbia dhe BeH që na akuzojnë për sjelljen shtetërore reciproke përmes takses, le ta dijë secili kudo, se as njëra e as tjetra nuk e kanë me taksën per se, por më shumë e kanë hall të na fusin në kurthin e të sjellurit si kuazi-shtet”

    Ky ishte thelbi i asaj çfarë refuzova në WB6, dhe këtë ia thashë homologut nga BeH, por që ta dëgjojnë edhe të tjerët që ishin prezent aty.

    Por ky propozim nuk u prit mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak si dhe nga përfaqësuesi serb. Kurse në mbështetje të kërkesës time doli homologu shqiptar Ditmir Bushati.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Konsultimi me mikun dhe vëllain tim nga shteti shqiptar, Ditmir Bushati, i cili doli fuqishëm në krahun tim dhe kërkesës së drejt që unë kisha.

    Vëllau nga shteti amë ua bëri të qartë se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë për Shqipërinë e Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare.

    “Besoj se kemi nevoje për të vendosur më shumë theksin tek pajtimi i cili lidhet drejtpërdrejt dhe me vullnetin politik për të bashkëpunuar dhe vijuar me proceset për të cilat kemi rënë dakord me parë. Bashkëpunimi ende nuk është aty ku duhet për shkak të mungesës së vullnetit politik. Një gjë e tillë ndikon jo vetëm zhvillimin por edhe klimën e bashkëpunimit që po mundohemi të krijojmë në rajonin tonë. CEFTA gjithashtu duhet të interpretohet në raport me angazhimet e tjera që çdo vend ka ndërmarrë. Nëse Bosnje Hercegovina dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shume me e lehta te kthehen tek qëndrimet kombëtare”

    Përplasjet erdhen në një kohë kur ne si qeveri e Kosovës kemi vendosur taksen 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

    Pavarësisht tensionit që pala serbe dhe ajo boshnjake krijuan takimi i Budvës përfundoi punimet me një deklaratë të përbashkët dhe në tekst u përfshi edhe ndryshimi i kërkuar nga unë dhe që u mbështet nga Bushati.

    Budvë, 30 nëntor 2018 – Fotografia e përbashkët me pjesmarrësit në fund të takimit përfundoi punimet me një deklaratë të përbashkët dhe në tekst u përfshi edhe ndryshimi i kërkuar nga unë dhe që u mbështet nga Bushati.
  • Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Si ndodhi përplasja e madhe mes SHBA-së dhe Rusisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Paris, 21 tetor 2015 –

    Ishte data 21 tetor 2015 kur nga kryeqyteti francez, Paris, erdhi lajmi i madh për Republikën e Kosovës. E miratuar nga pesëdhjetë shtete, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar hyrjen në UNESCO, organizatën e OKB-së për shkencë, kulturë dhe arsim.

    Kosova, e njohur nga njëqind shtete, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por hyrja e saj në UNESCO do të përfaqësonte një nxitje nga bashkësia ndërkombëtare.

    Moska dhe aleatët e saj kuptohet se e kundërshtojnë atë. Uashingtoni e mbështet fuqishëm atë. Spanja, me tensionet e pavarësisë më të forta se kurrë, e refuzon atë kokë më kokë. Selia e UNESCO-s në Paris këto ditë ishte kthyer në arenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore.

    Krejt kjo filloi kur Kosova përmes ministrit të Jashtëm Thaçi, në fund të korrikut shpalli synimin për të aplikuar për anëtarësim në UNESCO si një hap drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

    Aplikimin për pranimin e Kosovës në UNESCO u dorëzua formalisht nga Shqipëria e që u mbështet nga mbi 45 vende mike, e që po i printe kësaj pune sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pozon me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari u mbajti Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së John Kerry, Ambasadori i SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe anëtarë të tjerë të delegacionit ulen me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara një takimi dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari i mbajti Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s. [Foto e Departamentit të Shtetit)

    Duke parë seriozitetin e Kosovës dhe miqëve të saj për antarsim në UNESCO, fushata e ashpër e shpifëse vetëm se kishte filluar nga Beogradi, propaganda e tyre po përhapej përmes kanaleve të ndryshme.  

    Daçiq, Vuçiq dhe Presidenti I tyre Nikoliq, po shfrytëzonin maksimalisht përhapjen e propagandes përmes shteteve që nuk e njohin pavarsinë e Kosovës, e që janë Rusia, Spanja, Rumania, Qipro e vendet tjera që kanë ndikim.

    Edhe pse nuk isha pjesë e qeverisë dhe nuk kisha ndonjë rol zyrtarisht, unë nuk mund të qëndroja duar kryq në këtë situatë për vendin tim.

    Pa modesti dhe me realizëm, i thash vetës se unë duhet të isha në Paris për të lobuar. Unë njoh dhe kam miqësi me shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish në gjithë botën. I kam takuar ata dhe një pjesë e mirë e njohjeve të pavarësisë vijnë prej kontributit tim të plotë, ekskluziv apo të pjesshëm.

    Udhëtimi im drejt Parisit me aeroplanin tim privat, të cilin e kam vendosur në shërbim ta Republikës së Kosovës.

    Duke klikuar në këtë link mund të lexoni një opinion që kam shkruar para se të udhëtoja për Paris: https://archive.koha.net//index.php?category=&id=31&o=933&fbclid=IwAR07ZPUvZaNYfssFWDa-Col6HMFzqwr8XBP5_vpkntb0mrvSDQ-e38JyE0U

    Kjo më bënte shumë më të lehtë punën time sesa kujtdo tjetër.

    Do preferoja të koordinoj punën time me kryeministrin, me presidenten dhe ministrin e jashtëm që mos të dështojmë. Ashtu edhe ndodhi, unë isha në objektin e UNESCOS në Paris duke u koordinuar me kryeministrin Thaçi.

    Ministri i Punëve të Jahstme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit duke kordinuar takimet për lobim të anëtarësimit të Republikës së Kosovës më UNESCO-së, më 18 tetor 2015, në Paris, Francë, përpara disa takimeve dypalësh që i paraprin një fjalimi që Sekretari Kerry që mbajti para Përfaqësuesit dhe Ambasadorët e Përhershëm të UNESCO-s.

    Sigurisht prania ime nuk u pëlqente aspak delegacionit serb që ishte në Paris. I pari që filloi sulmet ndaj meje ishte Ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq.

    Duke parë shtrirjen dhe ndikimin tim tek shumë shtete ai shpifte se Thaçi dhe Pacolli po lobojnë në mënyrë ilegale nëpër korridoret e ndërtesës së UNESCO-s.

    “I kam dërguar protestë udhëheqësisë së organizatës. I ashtuquajturi ministër i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci dhe biznesmeni kontraverz shqiptar, Behgjet Pacolli kanë krijuar një zyre ilegale në korridoret e UNESCO-s. Ata po ndalin njerëz aty dhe po u bëjnë presion për të votuar për Kosovën”, kishte thënë Tanaskoviq.

    Reagova ndaj tij duke i thënë se nëse vërtet po lobojmë në korridore, atëherë ambasadori serb nuk duhet të ketë frikë, sepse po i harxhon shumë burime për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës.

    Në ambientet e UNESCO-së, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, zv/ministrin Petrit Selimi, ambasadorin Ylber Hysa, dhe pjestar tjerë të kabinetit qeveritarë.

    “Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare, më shumë vëmendje e kësaj organizate për veprat kulturore, artistike, monumentet e së kaluarës, për arsimin në territorin e atdheut tonë, Kosovës ku banojnë jo vetëm shqiptarë”, shkruan Pacolli.

    Potencova se askush nuk ka të drejta ekskluzive pronësore mbi pasuritë kulturore të Kosovës, veç popullit tonë, banorëve të Kosovës.

    Me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit. Falënderova për përkrahjen e madhe dhe përkrahjen për shtetin tonë. 

    Përplasja e madhe po ndodhte mes Rusisë dhe SHBA-së për hyrjen e Kosovës në UNESCO

    Me 6 nëntor 2015 selia e UNESCO-s në Paris ishte kthyer në skenë të përleshjeve të shumta në nivelin më të lartë të fuqive kryesore. Rregulloret e kësaj organizate lejojnë çdo vend të aplikojë për anëtarësim edhe nëse nuk është anëtar i OKB-së.

    Kështu bëri Qeveria e Prishtinës gushtin e kaluar. Në letrën e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, theksohej “dëshira e popullit të Kosovës për të vendosur dhe mbajtur bashkëpunim më të ngushtë me vendet e tjera në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës” përmes inkorporimit të tij në UNESCO.

    Nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht. SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundershtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë.

    Ishte kjo kërkesë që nxiti manovrat diplomatike në mbarë botën që këto ditë po kulmojnë në Paris, që përkon me Konferencën e Përgjithshme të mbajtur nga organizata çdo dy vjet.

    Më 22 tetor, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, i përbërë nga 58 vende – mes tyre edhe Spanja – e miratoi tashmë kërkesën me 27 vota pro, 14 kundër, 14 abstenime dhe tre shtete që mungonin.

    Tani, votimi i dytë dhe përfundimtar ishte caktuar për të hënën e ardhshme dhe do të merrnin pjesë të 195 vendet e organizatës. Votimit i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin edhe për dy vite, por kjo kërkesë nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme.

    Garantuesja e parë e Kosovës ishte Shqipëria, por ajo ishte gjithashtu e “bashkë-sponsorizuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe një duzinë vendesh të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Holanda dhe Suedia. Janë shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, një hap që Spanja refuzon ta bëjë.

    Ne kishim përparësi pasi që ajo që po ndodhte tani me Kosovën në UNESCO kishte një precedent të ngjashëm me atë që ndodhi me Palestinën në vitin 2011.

    Këto ditë, ministra nga të gjitha vendet e botës po kalojnë nëpër Paris për të mbledhur vota pro ose kundër peticionit. Të mërkurën, Ministri i Arsimit, Íñigo Méndez de Vigo, e bëri këtë në emër të Spanjës.

    Në fjalimin e tij para asamblesë, ai vuri në dukje se Spanja është në favor të pranimit të anëtarëve të rinj “përderisa ka unanimitet në Komunitetin Ndërkombëtar për njohjen e shtetësisë së tyre, se hyrja nuk krijon përçarje brenda organizatës, se ajo bën të mos lindin debate që janë të huaja për objektivat e tij dhe që nuk cenojnë ligjshmërinë ndërkombëtare”.

    Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë – shteti okupator të cilin Kosova në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme me pjesëmarrjen e NATO-s – e shporri nga këto troje, ishte angazhuar duke dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s në të cilën siguronte se Kosova ka dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Serbe që kur shpalli pavarësinë.

    Në anën tjetër fushata e pales kosovare ishte e fuqishme. Kishim në krah Shtetet e Bashkuara. Rusisë dhe Serbisë kjo aspak nuk po u pëlqente.

    Se Amerikanët e kishin marr seriozisht antarsimin e Kosovës në UNESCO tregon edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, që kishte bërë së fundmi UNESCO-n, ku kishte bërë të ditur qëndrimin e tij.

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tund me dorë turmës ndërsa ecën me ambasadorin spanjoll në SHBA, Ramon Gil-Casares dhe ambasadorin e SHBA në Spanjë dhe Andorrë, James Costos në bazën ajrore Madrid Torrejon në Madrid, Spanjë më 18 tetor 2015. [ Fotografia e Departamentit të Shtetit]

    Dhe Rusia kishte dërguar ministrin e saj të jashtëm, Sergei Lavrov. Moska kërcënonte se nëse Kosova pranohet, të njëjtën gjë mund ta ngrejë edhe me Krimenë, gadishullin ukrainas të aneksuar nga rusët.

    Spanja – e cila, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, po i qëndronin në krah Rusisë dhe Serbisë. Madje, Spanja e shtyer nga Rusia doli foli hapur pasi ajo është pjesë e Komiteti Ekzekutiv të UNESCO-s.

    Vizita dhe lobimi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, John Kerry, i cili para Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, Ambasadorit të SHBA-së në UNESCO Crystal Nix-Hines dhe të tjerë, mbajti një fjalim para Përfaqësuesve të Përhershëm dhe Ambasadorëve të UNESCO-s në Paris, më 18 tetor 2015.

    Ky interesim i fuqishëm i SHBA për antarsim të Kosovës në UNESCO alarmoi Serbinë, e cila veç kishte filluar fushatën intensive diplomatike për të kundërshtuar hyrjen e Kosovës në UNESCO, jo vetëm sepse do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës si shtet, por edhe sepse pretendonin se nuk mund të linte mbrojtjen e manastireve ortodokse të Kosovës në duart e autoriteteve në Prishtinë, të cilat Beogradi i konsideron ende djepin e identitetit të tij kombëtar.

    Më 27 korrik, ministri i Jashtme e Serbisë, Iva Daçiq, i kishte dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në të cilën ai e cilësoi hyrjen e Kosovës në UNESCO si të “papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të binte ndesh me marrëveshjet e paqes që i dhanë fund luftës së vitit 1999. Përveç kësaj,  Daçiq në letër kishte shkruar se më shumë se 174 objekte fetare dhe 33 monumente historike janë shkatërruar në Kosovë gjatë viteve të fundit, si dhe më shumë se 10,000 ikona janë vjedhura, për të cilat kishte shtruar pytje se vërtet objektivi i hyrjes së Kosovës në UNESCO është të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.

    Letra e Daçiqit drejtuar Ban Ki-Moon-it u shpërnda nga agjencia serbe Tanjug teksa shefi i diplomacisë serbe ndodhej në Madrid, ku e takonte homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo.

    Në komunikatën e Zyrës së Informacionit Diplomatik (OID) për takimin në  fjalë, nuk përmendej çështja e UNESCO-s, por i referoheshin “mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve”.

    Dita e votimit ishte me shumë tension, ku shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën e nevojshme.

    Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë.

    Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë.