Tag: Sudani i Jugut

  • Vizitë në Bregun e Fildishtë dhe Sudanin e Jugut

    Vizitë në Bregun e Fildishtë dhe Sudanin e Jugut

    Jamusukro, 19 korrik 2022 –

    Në Bregun e Fildisht, ku sapo e vizitova si pjesë e udhëtimit tim në Afrikë, takova fillimisht mikun tim të vjetër Presidentin Alassane Ouattara, me të cilin pata një diskutim të gjerë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, sfidat aktuale me të cilat përballet ekonomia botërore.

    Marëdhëniet e shtetit tonë me Bregun e Fildisht janë të sigurta dhe shumë të fuqishme. Kosova dhe Bregu i Fildishtë mund të zgjerojnë më shumë bashkëpunimin, veçanërisht në njohjet e reja dhe mbështetjen e ambicieve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Mirënjohës për mbështetjen dhe miqësinë e tij. Kosova duhet t’i mbajë kanalet e hapura me të gjithë miqtë dhe partnerët e saj, sepse ne duhet të angazhohemi me botën dhe të hapim vendin tonë.

    Në Bregun e Fildisht, ku sapo e vizitova si pjesë e udhëtimit tim në Afrikë, takova fillimisht mikun tim të vjetër Presidentin Alassane Ouattara.

    Kjo mund të bëhet me miq si presidenti i Bregut të Fildishtë që e njohu Kosovën një dekadë më parë.

    U shkëmbyen mendime edhe për situatën ndërkombëtare, duke u ndaluar posaçërisht në vendet e Afrikës Perëndimore e të rajonit të Sahelit dhe në problemet e  sigurisë rajonale.

    Në fund të takimit, si zakonisht, shkëmbimi i dhuratave. 

    Një çast nga shkëmbimi i dhuratave. Një pikturë e presidentit dhe bashkëshortës së tij.

    Takimet i vazhdova nga Presidenca në kryeministri, ku zhvillova një takim të frytshëm me Kryeministrin e Bregut të Fildishtë, Patrick Achi, më të cilin diskotova miqësinë tonë dhjetëvjeçare dhe mënyrat konkrete sesi mund të zgjerohet bashkëpunimi në ekonomi, tregti dhe turizëm.

    Bregu i Fildishtë po kalon një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një qendër kyçë ekonomike në Afrikën Perëndimore.

    Kompanitë nga Kosova duhet ta përdorin këtë treg për të rritur eksportet e tyre në Bregun e Fildishtë dhe tregun më të gjërë të Afrikës Perëndimore.

    Takimet i vazhdova nga Presidenca në kryeministri, ku zhvillova një takim të frytshëm me Kryeministrin e Bregut të Fildishtë, Patrick Achi, më të cilin diskotova miqësinë tonë dhjetëvjeçare dhe mënyrat konkrete sesi mund të zgjerohet bashkëpunimi në ekonomi, tregti dhe turizëm.
    Fotografi nga takimi me kryeministrin e Bregut të Fildisht.

    Vazhdova turneun tim në Afrikë, duke vizituar sot Sudanin e Jugut me ftesë të Presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.

    Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme me Presidentin Salva Kiir, me të cilin kemi shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona ne te gjitha sferat si dy shtete te pavarura dhe sovrane.

    Sudani i Jugut është shteti më i ri në botë me 13 milion banor dhe resurse marramendese natyrore dhe ne ramë dakord që nuk ka asnje arsye mos te punojmë së bashku.

    Nga ana tjeter ne duhet të punojmë për krijimin e horizontit edhe me te gjere per Kosovën e cila ka nevojë për miq kudo qofshin ata. Eshtë interes kombëtar që Kosova të zërë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të njihet nga bota në tërësi.

    Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme me Presidentin Salva Kiir, me të cilin kemi shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona ne te gjitha sferat si dy shtete te pavarura dhe sovrane.
    Shtrëngim duarsh para takimit me Presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.
    Prononcim para mediave pas takimit që kisha me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.