Tag: Takimi lamtumires

  • Takim lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë

    Takim lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë

    Prishtinë, 16 korrik 2019

    Thellësisht mirënjohës që në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, konstatuam bashkë që bashkëpunimi mes vendeve shteteve dhe popujve tanë, mbetet i paluhatur dhe i palëkundur.

    Ambasadori Norvegjez edhe një herë konfirmoi që ai do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha formatet, dhe njëherësh theksoi faktin që këto 20 vite, Kosova ka shënuar një progres të konsideruar në të gjitha fushat.

    Ambasadorin Norvegjez e sigurova që mirënjohja e Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin Norvegjëz është gurthemeli i forcimit të marrëdhënieve mes vendeve tona.

    Kosova ka miq gjithandej, dhe ne nuk do të ndalemi në forcimin e këtyre miqësive si dhe krijimin e miqësive të reja.

    Prishtinë, 16 korrik 2019 – Momente nga shkëmbimi i dhuratave me Ambasadorin norvegjez.