Tag: Tanzania

  • Mikpritje për ministrin e jashtëm të Tanzanisë, Thabit Kombo

    Mikpritje për ministrin e jashtëm të Tanzanisë, Thabit Kombo

    Hajvali – 3 qershor 2025 –

    Në rezidencen e tij në Hajvali, ish – Presidenti, Behgjet Pacolli, ka qenë nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Tanzanisë, shkëlqesisë së Tij, Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

    Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe përplot mirëkuptim, ku u ndanë përvoja dhe ide për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në bisedat e zhvilluara u theksua vullneti i përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet bilaterale në fusha me interes të ndërsjellë.

    Hajvali – 3 qershor 2025 – Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, në një takim të veçant në Rezidence në Hajvali.

    “Sonte në shtëpinë time në Hajvali pata nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e tij Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me biseda të frytshme dhe ndarje përvojash. Faleminderit për vizitën dhe shpresoj që të forcojmë më tej marrëdhëniet tona!”

    Presidenti Pacolli shprehu vlerësimin e tij të thellë për vizitën e Shkëlqesisë së Tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Tanzanisë ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e miqësive të sinqerta në arenën ndërkombëtare.

    Hajvali – 3 qershor 2025 – Ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, në Rezidencen e ish-Presidentit Pacolli, duke lën mesazhin në Librin e Përshtypjeve.
  • Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone

    Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone

    Pragë, 17 janar 2025 –

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, zhvilloi një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone, në Pragë, Republika Çeke.

    Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, një vend me ndikim të madh në Afrikën Lindore. Tanzania e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2011, duke treguar kurajë dhe parimësi përballë presioneve të shumta nga fqinjët tanë veriorë dhe aleatët e tyre. Qëndrimi i saj i palëkundur ndaj njohjes së Kosovës është një shembull i qartë i mbështetjes miqësore ndërkombëtare.

    Presidenti Pacolli dhe ministri Kombone diskutuan për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë fushat e ekonomisë, diplomacisë dhe shkëmbimeve kulturore. Këto hapa janë të domosdoshëm për të siguruar që marrëdhëniet tona të avancojnë dhe të sjellin përfitime të ndërsjella për të dyja palët.

    Ky takim shënon një angazhim të vazhdueshëm të AKR-së dhe presidentit Pacolli për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të mbështetësve të Kosovës dhe për të promovuar interesat e vendit tonë në arenën globale.

    Ne foto Zv.kryeministri Pacolli me presidentin e Tanzanise z.Jakaya KIKWETE dhe me ministrin e puneve te jashtme dhe bashkepunimit nderkombtar te Tanzanise z.Bernard MEMBE, gjatë vitit 2013.
    Një foto e zëvendëskryeministrit Pacolli e bërë me lidershipin e Tanzanisë vite më parë gjatë lobimit në këtë shtet rreth njohjes së Republikës së Kosovës.

    Aleanca Kosova e Re do të vazhdojë të punojë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe thellimin e miqësive me vendet që kanë mbështetur pavarësinë tonë.

  • Zv.Kryeministri i parë, z.Pacolli, ka takuar presidentin e Tanzanisë z. Jakaya Kikwete

    Zv.Kryeministri i parë, z.Pacolli, ka takuar presidentin e Tanzanisë z. Jakaya Kikwete

    Dar es Salaam, 13 shtator 2011

    Në kuadër të turneut lobues për përfitimin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin e Tanzanisë.

    Në qytetin e Dar es Salaam, zëvendëskryeministri Pacolli është pritur me nderimet më të larta shtetërore, dhe është takuar me presidentin e Tanzanisë Jakaya Kikwete dhe ministrin e punëve të jashtme të këtij shteti.