Tag: Termeti

  • Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

    Rindërtimi i vendëbanimeve të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë

    Thumane, 25 nëntor 2021 –

    Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin, Liridonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti.

    Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj.

    Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.

    Njëra nga ndërtesat e ngritur për familjet e Thumanës nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Ku do të vendosen 50 familje të cilat kanë pësuar nga termeti.
    Pllaka e vendosur në hyrje të ndërtesave që u ndërtuan nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Mesazi në pllakë që shkruhet: “Aty ku shtëpitë pas tërmetit kanë rilindur më të mëdha, më të forta e të bukura”

    Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë!

    Ngjarja kishte rrjedhur kësisoj kur mëngjesin e 26 nëntorit 2019 një tërmet i fortë u regjistrua në Shqipëri, i cili dëmtoi rëndë qarqet e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës.

    Termeti la shumë të vdekur dhe të plagosur ndërsa shkatërroj shumë shtëpi dhe banesa.

    I prekur thellë nga kjo tragjedi që i ndodhi popullit shqiptarë, menjëher ditën e nesërme u nisa drejt zonave të prekura për t’i mbështetur njerëzit dhe familjet e prekura nga tërmeti.

    Në Thumanë me pjestarët e FSK-së dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës.

    Të gjendësha afër në këto momente të vështira për ta.

    Në Thumane vizitova komunitetet e prekura. Unë shpreha mbështetjen institucionale dhe private(ne koordinim me autoritetet perkatese aty) për qytetarët e Thumanes dhe të Shqipërisë.

    Kjo është situata më tragjike në 20 vjet për të gjithë kombin shqiptar dhe unë do të qëndroj në mbështetje me ata. Vlerësova ndihmën e ushtarëve të Kosovës dhe të zjarrefikësve që po japin gjithqka nga profesionalizmi i tyre.

    Në mesin e qindra qytetarëve të Durrësit të cilët i kishin shpëtuar termetit.

    Jam shumë krenar për ndihmën dhe solidaritetin nga Kosova në Shqipëri në orët e fundit. Solidariteti dhe mbështetja masive tregon lidhjet vëllazërore.

    Ne duhet të vazhdojmë dhe të sigurohemi që të gjitha familjet e prekura do të kenë së shpejti një çati për t’u rikthyer jetës normale. Ky është një mision kombëtar tani.

    Kurse në mesditë vazhdova në Durrës ku vizitova zonën e prekur nga tërmeti shkatërrues.

    Në një zonë të prekur nga termeti në Durrës së bashku me kryeministrin shqiptarë, Edi Rama.

    Takova gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe i shpreha atij në emër të popullit të Kosovës ngushëllimet për vdekjen e civilëve.

    Unë e sigurova atë për mbështetjen institucionale dhe atë të qytetarëve të Kosovës.

    I’a bëra me dije se do të punojmë ngushtë në kapacitete institucionale për të ndihmuar komunitetin.

    I tronditur nga ajo çfarë pash dhe e lash mbas, me 28 nëntor kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

    Njëra nga ndërtesat e ngritur për familjet e Thumanës nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Ku do të vendosen 50 familje të cilat kanë pësuar nga termeti.

    Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

    Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur në ato ditë të vështira për ta.

    Momenti kur po i prezantoja punën kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe bashkëpuntorëve. Krenar me punën e përfunduar nga kompania MABETEX.
    Kjo është njëra nga dy ndërtesat e ngritura dhe financuara nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.

    Pas dy vitesh më 28 nëntor të vitit 2021, në një pritje madhështore nga banorët e zonës dhe kryeministri i shtetit shqipëtar Edi Rama, së bashku me vëllëzërit e mi dhe ekipen bashkëpunuese kam dorëzuar çelësat e banesave për familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të 2019-s.

    Së bashku me vëllërit e mi dhe kyeministrin shqiptar Edi Rama, në Thumanë.

    Në emër të Fondacioni “Behgjet Pacolli” falënderojë të gjithë kontribuuesit të cilët mbështetën ndërtimin e banesave në Thumanë.

    Kontribut në këtë punë kanë dhënë: Banka Ekonomike, Mabetex Lugano, M Technologie, IMK, Driton Gërbeshi, Valon Ademi, Ibrahim Thaqi, Valon Lluka, Sefedin Pacolli. Të gjithë këta kontribuan me punën e tyre të palodhur.

    Momente krenarie për familjen tonë Pacollli dhe bashkëpuntorët tonë.
    Kompleksi i ndërtesave në Thumanë gjatë natës.

  • Prezantimi i ndërtesave që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti

    Prezantimi i ndërtesave që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti

    Prishtinë, 12 dhjetor 2019 –

    Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.

    Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”.

    Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.

    Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Projekti i ndërtesave me apartamente modernem që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti.
    Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Projekti i ndërtesave me apartamente modernem që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti.
    Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Projekti i ndërtesave me apartamente modernem që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti.
    Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Projekti i ndërtesave me apartamente modernem që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti.
    Prishtinë, 12 dhjetor 2019 – Projekti i ndërtesave me apartamente modernem që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti.

  • Në vendin ku do të ngriten shtëpitë nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” për të prekurit nga termeti

    Në vendin ku do të ngriten shtëpitë nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” për të prekurit nga termeti

    Durrës – Thumanë, 5 dhjetor 2019 –

    Në mes të përgatitjeve për fillimin e punimeve ndërtimore që finansohën nga ana jonë, isha në vendet e prekura nga tërmeti dhe vizitova familjet e pastrehë në Fushë-Kruje dhe Thumanë.

    Në mbrëmje isha në Krujë dhe vizitova dy kampet ku ishin strehuar të pastrehët. Erdhi edhe Kryeministri Rama.

    Durimi dhe kurajoja që mbretëronte te të gjithë ishte mbresëlënëse. Zoti qoftë me ta!

    Durrës – Thumanë, 5 dhjetor 2019 – Vizitë vendeve të prekura nga termeti. Në mbrëmje isha në Krujë dhe vizitova dy kampet ku ishin strehuar të pastrehët. Erdhi edhe Kryeministri Rama.
    Durrës – Thumanë, 5 dhjetor 2019 – Vizitë vendeve të prekura nga termeti. Durimi dhe kurajoja që mbretëronte te të gjithë ishte mbresëlënëse. Zoti qoftë me ta!

  • 1 milion euro nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    1 milion euro nga Fondacioni “Behgjet Pacolli” për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Thumane – Durrës, 28 Nëntor 2019 –

    Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

    Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

    Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

    Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.

    Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.