Tag: To be Secure

  • Takime në Budvë, në kuadër të forumit të sigurisë, “To be secure”

    Takime në Budvë, në kuadër të forumit të sigurisë, “To be secure”

    Budvë, 22 maj 2018

    Sapo arrita në Budvë, ku do të jem pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ (2BS), organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi.

    Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin.

    Para se të flas në Forumin 2BS, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, takuam në Budvë të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bileterale mes Kosovës dhe Kanadasë.

    Kanadaja e ka mbështetur Kosovën në procesin e lirisë dhe pavarësisë, kurse tash është një partner i fuqishëm i Kosovës edhe në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë.

    Budvë, 22 maj 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me të dërguarin e posaçëm të Kanadasë për Evropë, The Hon Stephane Dion.

    Në kuadër të Forumit të Sigurisë „То be Secure“, takimi i radhës ishte me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin e urova për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi.

    Me presidentin Gjukanoviç biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

    Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.

    Pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE.

    Budvë, 22 maj 2018 – Së bashku me Presidentin Thaçi në takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë Forumit të Sigurisë “То be Secure” (2BS).

    Takimin ndër më të rëndësishmit në kuadër të Forumit të Sigurisë “То be Secure”, e zhvilluam së bashku me presidentin Thaçi, me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

    Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të.

    Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë.

    Budvë, 22 maj 2018 – Takim me delegacionin amerikan, i kryesuar nga Matthew Palmer.