Tag: UCK

  • Së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, dhe një ish-kryeministër, për vizitë te ish krerët e UÇK-së në Hagë

    Së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, dhe një ish-kryeministër, për vizitë te ish krerët e UÇK-së në Hagë

    Hagë, 29 shtator 2022 –

    Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

    Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij.

    Në këtë vizitë isha së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.

    Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet.

    Në këtë vizitë isha së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.
    Në këtë vizitë isha së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko.
  • Nga ceremonia e festimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Nga ceremonia e festimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 –

    Në jetë kam firmosur shumë dokumenta, kontrata dhe marrëveshje. Por asnjë, nuk vlenë më shumë se nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë. Është ndër dhuratat më të bukur nga Përendia!

    Prishtinë, 17 shkurt 2008 – Moment historik. Në Kuvendin e Kosovës duke nënshkruar deklaraten e Pavarsisë së Kosovës.

    Sot kur shënojmë 11 vjetorin e deklaratës së Pavarsisë, themelimit të shtetit, që për të shumë sakrifikuan, shumë nga familjarët tanë, atdhetarët tanë, ranë te muri i robërisë, te muri i pushtimit, për ta rrënuar këtë murë për të jetuar të lirë sikur popujt e tjerë të botës.

    Kjo ditë për popullin tonë është begati nga Zoti i madh. Shtetin duhet ta vendosim në binarë të begatisë, duhet të kalohet kriza e vlersimit nga shumëkush.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Logo për 11 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.

    Njerëzit sot kanë pak gatishmëri për të vlerësuar atë çfarë është arritur. Prandaj shohim ankesa që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

    Vlerësimi i begatisë është garanc për shfrytëzimin e duhur të saj por edhe për ruajten e saj.  Andaj, ta ruajmë e vlersojmë shtetin tonë të cilin e ndërtuam si rezultat i sakrificës së shumë gjeneratave që lirinë dhe vlerat humane i kishin bazament.

    Shteti ynë do të forcohet dhe do ti shërbejë paqes dhe sigurisë së qytetarëve të vet dhe botës përgjithësisht. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Ngritja e flamurit të Kosovës në oborrin e institucioneve vitale të shtetit, presidencës, kuvendit dhe qeverisë.

    I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!

    Në mëngjes ditën e filluam duke mbajtur mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Pas mbledhjes së qeverisë aktiviteti ynë kalojë në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku gjendet e statuja e ish – presidentit historik. Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, duke nderuar figuren e presidentit Rugova, vendosë, kurora lulesh tek shtatorja e tij.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke nderuar figuren e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

    Nga aty vazhduam në sallën e Kuvendit të Kosovës, aty ku para 11 viteve i’u dha vula Republikës së Kosovës. Në atë mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Gjatë intonimit të himnit në Kuvendin e Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Gjatë intonimit të himnit në Kuvendin e Kosovës me rastin e ceremonisë së 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Foto nga parakalimi i Ushtrisë, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarësisë

    Pas një dekade shtet dhe dy dekadave liri, Republika e Kosovës e festoi 11 vjetorin e shtetësisë me ushtrinë e saj. Parakalimi i sotëm i tyre ishte me plot krenari dhe dinjitet.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Foto nga parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë

    Emblema e dinjitetit dhe krenarisë sonë, ushtria e Republikës së Kosovës, në parakalimin e parë historik. Euro-atlantike në përbërje, globale në synimet për paqe, ushtria jonë është vlera më e qëndrueshme e Shtetit të Kosovës.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Duke nderuar parakalimin e Ushtrisë së Kosovës, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë.
    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Ecje në sheshin Skenderbe së bashku me bacin Rifat Jashari dhe kryeministrin Haradinaj, me rastin e 11 vjetorit të ditës së Pavarsisë.

    Homazhe në Prekazin historik në 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Dita e pavarësisë është reflektim i përpjekjeve dhe sakrificës së shumë gjeneratave, të cilët dhanë gjithçka për të qenë të lirë dhe të pavarur. Nder dhe respekt të përjetshëm për të gjithë të rënët dhe ata që kontribuan nëpër vite për këtë ditë!

    Në Prekaz, aty ku buron liria, nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Komandant, në 11-vjetorin e Pavarësisë, Forca jonë është në rresht me ushtritë e paqes!

    Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj. Vendosë kurora lulesh tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari.
    Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.
    Prekaz, 17 shkurt 2019 – Homazhe në Prekazin historik së bashku me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Plagët e luftës së fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë. Homazhe edhe tek Obelisku i të Pagjeturve, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Të pagjeturit – zëri i munguar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë. Homazhe tek Obelisku i të Pagjeturve, me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj.

    Momente nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Momente nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

    Shpallja e Pavarësisë

    Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

    Njohjet

    Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28). Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

    Prishtinë, 17 shkurt 2019 – Së bashku me mikun tim Walker nga pritja shtetërore me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

    Komunikatë për media me rastin e 11 vjetorit të Pavarsisë

    Kosova do të shtrijë dhe përforcojë rrjetin diplomatik në disa kontinente, Ambasadat në Tajlandë, Bangladesh janë hapur, kurse në Kolumbi dhe Ganë hapen së shpejti

    Prishtinë, 19 shkurt 2019 – Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente. Mbretëria e Tajlandës, Republika Popullore e Bangladeshit, Republika e Kolumbia-s dhe Republika e Ganës janë disa nga shtetet, ku pritet të hapen dhe funksionalizohen Ambasadat e reja të Republikës së Kosovës brenda këtij viti kalendarik. 

    Nëpërmjet këtyre Misioneve të reja Diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta. Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre Ambasadave.

  • Në betejën e lavdishme të UÇK-së në Koshare, nderuam dëshmorët e kombit

    Në betejën e lavdishme të UÇK-së në Koshare, nderuam dëshmorët e kombit

    Koshare, 9 prill 2018

    Sot Kosova kujton me nderim 19 -vjetorin e Betejës së Koshares dhe të rënët në atë betejë.

    9 prilli 1999 është një datë shumë domethënëse për kosovarët, pasi ajo datë për ta shënoi rënien e kufirit Kosovë-Shqipëri, që ndante shqiptarët nga shqiptarët.

    Fitorja e betejës së Koshares pati rëndësi edhe ushtarake, pasi UÇK-së iu hap rruga e armatimit dhe e mbështetjes logjistike të saj. Ajo ka qenë një nga betejat më të përgjakshme e më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Rëndësia e saj qëndron në faktin edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit ushtarak, terrenin e vështirë ku u zhvillua dhe nga suksesi i arritur.

    Koshare, 9 prill 2018 – Vlerësojm lart të rënët në këtë betejë dhe anekënd Kosovës, duke thënë se vepra e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve le të shërbejë si udhërrëfyes i rrugës sonë drejt ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit në integrimet euroatlantike.

    Më 9 prill 1999, 120 forca të UÇK-së nga të gjitha krahinat e Kosovës si dhe vullnetarë nga diaspora që vepronin në rajonin e Junikut, ndërmorën një sulm të befasishëm kundër 200 forcave serbe që ishin të stacionuara në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 1 km në perëndim të Koshares.

    “ishte vetëm faza e parë e operacionit “Shigjeta. Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe”

    Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre.

    Koshare, 9 prill 2018 – Në betejën e lavdishme të UÇK-së në Koshare, nderuam dëshmorët e kombit. Kjo betejë na kujton sakrificën madhe të kombit tonë për liri. Nder dhe respekt për tê gjithë të rënët.

    Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në atë kohë. Nderime përjetë të gjithë dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani, si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për të mos u kthyer më kurrë.

    “21 vjet më përpara nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale. Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirënjohje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”

    Theksova se kjo betejë është ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të lavdishmet të UÇK-së, hapi një kapitull të rëndësishëm të fitoreve të UÇK-së dhe fitorja në këtë betejë është një ndër pikat më të shndritshme të luftës tonë për liri.

    Koshare, 9 prill 2018 – Beteja e Koshares ishte kulminacioni i një jete të plotë të ndërtuar mbi sakrificën për liri dhe shënoi përpjekjet për shtetformimin e Kosovës.

    Vlerësojm lart të rënët në këtë betejë dhe anekënd Kosovës, duke thënë se  vepra e Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Abaz Thaçit, Xhemajl Fetahut, por edhe vepra e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve le të shërbejë si udhërrëfyes i rrugës sonë drejt ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit në integrimet euroatlantike.

    “Triumfi i këtyre luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Në kthesat vendimtare përmes angazhimit të tyre, ata në asnjë moment nuk iu ndanë refuzimit të shtypjes dhe përpjekjeve për liri”.

    Koshare, 9 prill 2018 – Fitorja e betejës së Koshares pati rëndësi edhe ushtarake, pasi UÇK-së iu hap rruga e armatimit dhe e mbështetjes logjistike të saj.
  • Në Kosharë, ku përfytyrova betejën heroike të UÇK-së, të prillit 1999

    Në Kosharë, ku përfytyrova betejën heroike të UÇK-së, të prillit 1999

    Koshare, 31 maj 2017 –

    Në prill të vitit 1999, Kosharja u bë dëshmi e një beteje heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu, një memorial gjigand është ngritur për të nderuar kujtimet e heronjve si Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Afrim Gashit, të një djali të Hajvalis, burra të lavdishëm të cilët dhuruan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Memoriali në ndërtim është një pjesë e rëndësishme e peisazhit në Kosharë. Në të janë varret e heronjve të pashlyeshëm, një shenjë e përhershme e sakrificës së tyre. Kjo ndërtesë monumentale përkujton kohërat e vështira të luftës dhe frymën e vendosmërisë për të përballuar sfidat.

    Memoriali: Një Simbol i Krenarisë dhe Kujtesës

    Pjesëtarë të komunitetit janë ende të ndjeshëm ndaj kujtdo që ka dhënë jetën për liri. Me një tufë lulesh të vendosur në memorial, udhëtaret dhe vizitorët tregojnë respektin e tyre për kujtimin e heronjve.

    Kjo është një shenjë e vazhdueshme e solidaritetit dhe përkushtimit për të mos harruar sakrificën e atyre që dhanë aq shumë për këtë vend.

    Në memorialin ku ende punohej, vendosa një tufë me lule, dhe takova disa bashkëpartiakë të mi.

    AKR është parti e njerëzve të punës, por që ka brenda dhe njerëz të luftës, ushtarë dhe komandantë të vërtetë. Lavdi heronjëve dhe martirëve te luftës.

    Memoriali në Kosharë është më shumë se një strukturë guri. Ai është një përkujtim i gjallë që ruan historinë dhe lavdinë e heronjve të luftës. Duke e vizituar, ne vazhdojmë të respektojmë dhe t’i kujtojmë ato momente të rëndësishme të kujtesës sonë kombëtare.

  • “Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

    “Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

    Koper, 19 shkurt 2017 –

    Në një mbrëmje madhështore me bashkatëdhetarët tonë në Koper të Istrisë…

    “Po jua dhuroj juve bohçen me flamurin e UÇK-së, sepse vetëm tek ju kam besim, Ju lutem zhvillojeni Kosovën si ju dini”!

    Leonora Buçinca, aktiviste e njohur, ish luftëtare e lirisë që në moshën 19 vjeçare, gjatë një ceremonie për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës mes mërgatës së Slovenisë.

    Me këto fjalë prekëse mu drejtua Leonora Buçinca, aktiviste e njohur, ish luftëtare e lirisë që në moshën 19 vjeçare, gjatë një ceremonie për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës mes mërgatës së Slovenisë.

    Së bashku me veprimtarin Heset Ahmetin, Leonora dhe shumë aktivistë të tjerë punojnë edhe për të gjetur gjurmët e kulturës shqipe ne Koper dhe kudo.

    Me bashkatëdhetarët tonë në Koper të Istrisë në Slloveni, në festen e 9 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.

    Më këtë ceremoni,mes 300 të pranishmëve, ishin edhe Ambasadori i Kosovës dhe ai i Shqiperisë në Slloveni sëbashku me figura tjera si artistë, piktorë e veprimtarë tjerë. Në këtë mbrëmje përformuan këngëtarë, poet e artistē të shquar.

    Gjatë vizitës time të djeshme, u prita edhe nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit të cilët me prezentuan (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.

    Ishte një kënaqësi e madhe të gjeja trashëgiminë mesjetare te familjeve fisnike Dukagjini, Bruti, Bruni në pallatet më të shquara të Koperit.

    Njëri nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit duke më prezentuar (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.
    Njëri nga drejtuesit më të lartë të komunës së Koperit duke më prezentuar (nga Arkivi) dëshmitë se Koperi ishte themeluar praktikisht nga familjet fisnike shqiptare nga Durrësi, Shkodra e Dukagjini.
  • Betejë e lavdishme e UÇK-së u zhvillua në tokat e Marecit, homazhe te varret e 27 dëshmorëve e 16 martirëve

    Betejë e lavdishme e UÇK-së u zhvillua në tokat e Marecit, homazhe te varret e 27 dëshmorëve e 16 martirëve

    Marec, 18 prill 2013 –

    Në prillin e vitit 1999, një betejë e lavdishme u zhvillua në tokat e Marecit, e cila betej la pas një trashëgimi të pashlyeshme. Kjo ishte beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënë heroikisht 27 dëshmorë dhe u vranë 16 martirë.

    Bëhet fjalë për një betejë të UÇK-së, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët më pastaj në fshatat për rreth, e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.

    Në këtë toke, ku u linda dhe kalova disa vite deri sa e rrita shtatin, lavdia shpërtheu si një flakë e pashtërueshme, duke dëbuar zjarrin e armikut dhe shpalosur trimërinë e ushtrisë sonë për liri.

    Betimi dhe guximi i tyre i pavdekshëm u shfaqën në dritën e ditës së prillit, duke lënë shenjën e tyre shpirtërore për gjithë brezat që do vijojnë.

    Duke nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët dhanë më të shtrenjëten për lirinë e Kosovës. Së dy bashkëpartiak nga AKR-ja, Ibrahim Makollin dhe Shefki Abdullahun, duke vendosur vuqeta lulesh tek varret e dëshmorëve në Marec.

    Ne të gjallët sot mbetemi të përkushtuar ndaj kujtimit të tyre dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj në këtë datë 14 vite pas erdha së bashku me bashkëpuntor për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Marec, ku po rihapim faqen e një kapitulli të lavdishëm të historisë tonë kombëtare.

    Këto ngjarje të tmerrshme, që shpërndanë dhunën dhe terrorin mbi këtë tokë të bekuar, janë dëshmi e gjenocidit që Serbia tentoi të kryente ndaj popullit shqiptar.

    Megjithëse trupat e tyre u shuajtën nga këto troje, kujtimet e atyre ditëve nuk do të fiken kurrë, dhe ne, si qytetarë të kësaj Republike, kemi detyrimin moral dhe historik për t’i nderuar dhe mbrojtur këto kujtime.

    Mareci ishte i pari në shumë procese ndër etapa historike për atdheun. Ishte ndër trevat e para që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Marecit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri.

    Në këtë vend të shenjtë të dëshmorëve, ne si institucione të Republikës, politikanë përfaqësues dhe qytetarë, shprehim mirënjohjen tonë përkujtuese ndaj atyre që jepën gjithçka për lirinë tonë. Në këtë rast të veçantë, na mbetet të përkujtojmë se lufta jonë për drejtësi dhe ndëshkim të kriminelëve është e palëkundur.

    Me kujtimet dhe vuajtjet e tyre si shembuj frymëzimi, ne vazhdojmë udhën tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

    Në homazhe ishin edhe Ramush Haradinaj, ish luftëtar i shquar i UÇK-së, Rexhep Selimi, ushtari i parë i celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, dhe shumë bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor.

    Kjo vizitë në Marec është një kujtim që nuk mund të shuajë koha, dhe beteja e tyre do të mbetet një dritë që na udhëhon në rrugën drejt lirisë dhe drejtësisë për të gjithë.

    Në homazhe ishin edhe Ramush Haradinaj, ish luftëtar i shquar i UÇK-së, Rexhep Selimi, ushtari i parë i celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, dhe shumë bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor.

    Lavdi të gjithë atyre që jepën jetën për këtë tokë dhe lavdia e tyre të jetë burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.

    Momente nga fjala ime në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të luftës së vitit 1999. Marec, 18 prill 2013.

    Fjala ime para të pranishmëve:

    Sot, jemi mbledhur bashkë këtu në Marec që është njëherit edhe vendlindja ime, për t’i kujtuar dhe për t’i nderuar martirët dhe dëshmorët e Marecit, për t’i kujtuar mbi 13 mijë viktimat e dhunës dhe terrorit të shtetit serb gjatë luftës së viteve 1998-1999. Sot kujtojmë mijëra qytetarë të Kosovës, gra, burra, nëna, baballarë, pleq, të rinj e të reja dhe fëmijë të pafajshëm që u vranë padrejtësisht vetëm pse ishin qytetarë të një etnie të caktuar. Dhunën sistematike të shtetit serb popullata civile e kishte provuar në masakrën e Likoshanit dhe Çirezit që në fillim të vitit 1998, në Abri në vjeshtën e po atij viti, si dhe në Reçak më 15 janar 1999.

    Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin intensifikuar edhe më shumë krimet, gjenocidin dhe dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova.

    Mbi gjysmë milioni njerëz u dëbuan jashtë Kosovës. U dhunuan me mijëra gra shqiptare. Popullata e paarmatosur pësoi rëndë në Marec, ku, këtu e 14 vjet më parë u vra e u masakruan edhe fëmija 13 vjeçar. Ndërkaq, në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm. Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar. Masakra mbi popullatën civile u bënë edhe në Izbicë, Rezallë, në Qyshk, Studime dhe në Meje.

    Ata, as ju e as ne, nuk do t’i harrojmë kurrë. E dimë që nuk kemi bërë sa duhet, për sa kohë që nuk gjenden dhe identifikohen të gjithë trupat e viktimave. Personat që i shpëtuan masakrës në Makoc, dëshmojnë edhe sot me emër dhe mbiemër për autorët e krimeve në uniformë policore dhe ushtarake serbe. Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e bëra në Marec, Makoc dhe gjithandej Kosovës. Herët a vonë për to do të jepet përgjegjësi.

    Mareci është simbol i mbijetesës dhe është pjesë e historisë sonë të lavdishme. Për mua personalisht dhe besoj edhe për shumicën prej jush këtu, Mareci është fshati i rilindur dhe i ringritur mbi hirin dhe gjakun e viktimave, që ranë dhe u viktimizuan vetëm pse ishin në vendin dhe shtëpitë e tyre. Vendi ynë ka përjetuar shtypjen më të tmerrshme dhe më të përgjakur në historinë më të re të Ballkanit, prandaj liria dhe shteti ynë themelet i kanë mbi gjakun e atyre që ranë për liri dhe pavarësi.

    Liria që gëzojmë sot është fryt i gjakut dhe sakrificës së martirëve e dëshmorëve tanë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. 

    LAVDI!

    Dëshmorët e Marevcit, të rënë në ofanzivën e Prillit, në Gollak.Në mesin e tyre ështê edhe aj që luftoi trimërisht, e ra heroikisht në frontin e liris, ai ishte Shaip Pacolli!
    Mareci është simbol i mbijetesës dhe është pjesë e historisë sonë të lavdishme. Për mua personalisht dhe besoj edhe për shumicën prej jush këtu, Mareci është fshati i rilindur dhe i ringritur mbi hirin dhe gjakun e viktimave, që ranë dhe u viktimizuan vetëm pse ishin në vendin dhe shtëpitë e tyre. 
    Mijëra njerëz nga gjitha anët e Kosovës në kodrën e Marecit ku gjenden varret e dëshmorëve të kësaj ane.
    Me disa bashkëfshatar duke ecur shtigjeve ku luftuan dhe janë jetën disa nga ushtarët e UCK-së.