Tag: UNDP

  • Takim me Përfaqësuesen e UNDP-së, znj. Aleksandra Roccasalovo

    Takim me Përfaqësuesen e UNDP-së, znj. Aleksandra Roccasalovo

    Prishtinë, 31 maj 2019 –

    Kam pritur në takim shefen e UNDP- së në Kosovë znj.Alessandra Roccasalovo, me të cilën gjatë takimit është biseduar për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunim në të ardhmen.

    Me këtë rast Pacolli e ka falënderuar znj. Roccasalovo për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja, Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.

  • Takim me Përfaqësuesen e UNDP-së, znj.Alessandra Roccasalvo

    Takim me Përfaqësuesen e UNDP-së, znj.Alessandra Roccasalvo

    Prishtinë, 12 shkurt 2019

    Gjatë këtij takimit biseduam për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen.

    Me këtë rast e falënderova znj. Roccasalvo për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.


  • Në takim me Ulirka Richardsonin, Koordinatore e UNDP-së në Republikën e Kosovës

    Në takim me Ulirka Richardsonin, Koordinatore e UNDP-së në Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 3 korrik 2018

    Kam takuar koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Ulirka Richardsonin, me të cilën diskutuam mbi format e bashkëpunimit.

    Duke e vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së UNDP-së, e sigurova znj. Richardson se do të bashkëpunojë ngushtë me UNDP-në dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të realizimit të programeve zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.

    Edhe znj. Richardson, pohoi se misioni që ajo udhëheq, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të shumta zhvillimore në kuadër të UNDP-së.

    Para ardhjes në Kosovë, znj. Richardson ishte koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013.

    Më parë, ajo shërbeu si përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe zëvendës përfaqësuese e përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

    Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me Këshillin Suedez të Emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Guinea Bisao.

    Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e ekonomisë së zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe psikologjisë sociale në Universitetin e Lundit, në Suedi.