Tag: Universiteti i Vlores

  • “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

    “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

    Vlorë, 28 nëntor 2018 –

    Ne ditën e Pavarësisë, Ditën e Festës Kombëtare të Shqiptarëve, u nderova nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” me titullin e lartë akademik “doctor honoris causa”.

    Në një ceremoni ku morën pjesë personalitete të larta të jetës politike, akademike të vendit dhe të rajonit, studentë, etj, rektori Profesor doktor, Roland Zisi, pas bëri prezantimin e jetës dhe kontributit tim më dorëzoi titullin e lartë me motivacionin:

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Plot emocion pasi pranova titullin akademik të nderit “Dr Honoris Causa”, nga Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali”

    “Për kontributin e shquar, unik dhe doktrinar, në nxitjen e mendimit shkencor kombëtar dhe afirmimin e modelit mbarëshqiptar të biznesit dhe marketingut, në sintoni dhe relacione të suksesshme me ekonominë globale, të cilat kanë sjellë rezultate reale e të prekshme në rritjen e  mirëqënies individuale dhe harmonisë sociale, në funksion të patriotizmit modern,  si kushte themelore të bashkëjetesës europiane e globale”.

    Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali, Vlorë, Prof. Dr Roland Zisi, në ceremoninë e dorëzimit të diplomës së nderit, “Dr. Honoris Causa”, Z. Behgjet Pacolli, zevëndës kryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës.

    Këtu gjeni linkun e webfaqës së Universitetit të Vlorës, ku është edhe fjalimi i rektorit Prof. Dr Roland Zisi – https://univlora.edu.al/2018/11/30/senati-akademik-i-universitetit-ismail-qemali-vlore-i-jep-z-behgjet-pacolli-zevendeskryeminister-dhe-ministri-i-jashtem-i-kosoves-titullin-akademik-te-nderit-dr-honoris-causa/

    Pasi mu dha fjala isha shumë i emocionuar. Fillimisht vlerësova rektorin dhe shpreha kënaqësinë dhe spjegova raportin tim me studentët dhe rininë.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Duke falënderuar anëtarët e senatit akademik për vlerësimin dhe nderimin që më bën. Me rastin e pranimit të titullit akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”.

    Më pëlqen të përsëris një maksimë: Nema propheta in Patria Sua. Askush s’të bën prift në fshatin tënd.  Mua më nderon vazhdimisht Shqipëria- universitetet, qytetet, presidenti, për atë që kam bërë për emrin e shqiptarit në botë, për mirëqenien e tij, për rininë dhe arsimin, për punën, për urbanizmin e kohës sonë. Më nderojnë shtete të tjera… “

    Ceremonia u çel me Himnin e Flamurit dhe interpretimin e poezisë “Në vendin tim” të poetit Petrit Ruka, përmes një inserti poetiko-muzikor, në qendër të së cilës ishte Vlora si motiv kryesor.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Ceremonia u çel me Himnin e Flamurit dhe interpretimin e poezisë “Në vendin tim” të poetit Petrit Ruka.

    Më pas duke ju referuar Vlorës dhe rëndësisë së saj në plan kombëtar, thash se vij shpesh në Vlorë nga toka dhe nga deti, ku bëj pushimet, kam reflektuar për lidhjen midis historisë dhe të sotmes së këtij vendi magjik.

    “Vlora, një nga portet më të rëndësishme të antikitetit, i ka mundësitë të kthehet pikësëpari, një nga vatrat më të rëndësishme të turizmit europian dhe botëror. Në asnjë prej plazheve më të rëndësishme të sotme, nuk ka një kombinim kaq simbiotik të malit me detin, të blegtorisë me turizmin, por që duhet të shfrytëzohet. Duke zhvilluar blegtorinë që do të furnizojë me produkte bio turizmin e së ardhmes, por dhe një strukturë hoteliere respektuese të natyrës. Vlora me thellësinë dhe gjerësinë e pasqyrës së saj ujore ka nevojë për një port të ri që mund të jetë nga më të mëdhenjtë e Mesdheut. E pse jo edhe port konteinerësh. E nëse ndërtohet porti, Vlora ka nevojë për një hekurudhë të re, ku pse jo të mbërrijnë mineralet e Kosovës. Vlora duhet të shihet me një sy tjetër, ashtu si e kanë parë në lashtësi- si pikëlidhje korridoresh të mëdhenj rrugorë, por jo vetëm”

    Potencova, po shtu se Vlora ka arsye të ketë aeroportin e vet, të ndërlidhur me portin e saj. Unë e shoh universitetin tuaj, të angazhuar për projektet e mëdha të Vlorës, që do të jenë projektet e të ardhmes së Shqipërisë. 

    “Ju më nderuat për aktivitetin tim, idetë, kontributin në krijimin e një lloj doktrine për bashkimin ekonomik kombëtar. Unë e shoh Vlorën si qytet, si pellg industrialo- bujqësor me potencial të madh në këtë bashkim ekonomiko kombëtar. Vlora ka ndryshuar shumë, sepse ka deputetë të mirë që mendojnë për të si z. Rama, dhe ne kosovarët si krejt shqiptarët, jemi krenarë me Vlorën tonë.”- tha ai

    Para se të nderohesha me çmimin nga Universiteti mora pjesë bashkë me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, në ceremonial që parashikonte ngritjen e flamurit, vendosjen e kurorës me lule në varrin e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 –Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë kryediplomati kosovar.

    Gjatë qëndrimit në Vlorë, vizitova edhe një ekspozitë pikture të piktorit kosovar, Tafil Peci, muzeun e pavarësisë dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin kushtuar heroit Isa Boletini.

    Takim kisha edhe me kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në bashkinë e qytetit, ku pata rastin të vlerësoja rikonstruksionin e saj, dhe planet zhvillimore të qytetit.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Kryetarit i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, duke më prezentuar pikturat që gjenden në hapsirat e bashkisë së Vlorës. Ekspozita ishte hapur me punimet e piktorit kosovar, Tafil Peci.

    Kryebashkiaku më uroi mirëseardhjen dhe më vlerësoi personalitetin në shërbim të kombit shqiptar.

    “Sot kisha rastin të prisja me kënaqësi në Bashkinë e Vlorës, një nga figurat kryesore të jetës politike në Kosovë, Behgjet Pacollin. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Pacolli më shprehu impresionet e tij për ndryshimet e prekshme të qytetit tonë. Pacolli nuk do të jetë vetëm një vizitor i Vlorës, por edhe mik i veçantë i yni, pasi sot Universiteti “Ismail Qemali”, e vlerësoi me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Bashkë me Pacollin vizituam sot edhe ekspozitën e piktorit kosovar Tafil Peci, Muzen e Pavarësisë si dhe vendosëm një buqetë me lule në bustin Isa Boletinit. Vizita e Pacollit në Vlorë, ishte një vlerë e shtuar në këtë 28 Nëntor”

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Kryetarit të bashkisë së Vlorës i shpreha impresionet e mija për ndryshimet e prekshme të qytetit që kishte bërë.

    Ne fund te mbremjes, ishta i ftuar nga Presidentit Meta në Pallatin e Brigadave ku takova personalitete të shumta të ftuar atje, mes të cilëve, ish Presidentin kroat, Stipe Mesiç, të cilin e uroi për dekoratën e marrë nga kryetari i shtetit shqiptar.

    Vlorë, 28 nëntor 2018 – Kryetarit të bashkisë së Vlorës i shpreha impresionet e mija për ndryshimet e prekshme të qytetit që kishte bërë.