Tag: USA

  • U nderova me titullin Kryebashkiak Nderi, i kryeqytetit të Luizianës në SHBA

    U nderova me titullin Kryebashkiak Nderi, i kryeqytetit të Luizianës në SHBA

    Luiziana, 5 dhjetor 2011 –

    Vizita e Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z.Behgjet Pacolli në SHBA vazhdoi me disa nderime publike dhe akademike nga institucione të ndryshme amerikane në shtetin e Luizianës.

    Në fillim të qëndrimit në këtë shtet, z. Pacolli u nderua nga bashkia e qytetit të Baton Rouge (Bato Ruzh), kryeqyteti i Luizianës, me titullin Kryebashkiak Nderi. Nderimi i lartë, z.Pacolli i’u dorëzua nga kryebashkiaku i Baton Rouge dhe President i kontesë së Baton Rouge Lindor, z. Melvin Kip Holden.

    Gjatë bisedës së zhvilluar në selinë e Kontesë së Baton Rouge, Pacolli paraqiti para Holden, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës, “që nga çlirimi deri në themelimin e shtetësisë me ndihmën kryesore të SHBA-ve, si shteti mik më i madh i vendit tonë”.

    Pacolli e ftoi z.Holden të vendosë lidhje binjakëzimi me qytetet e Kosovës, që kanë nevojë për eksperiencën e qyteteve amerikane.

    Holden e vlerësoi kontributin e Pacollit në ecurinë demokratike të Kosovës dhe e njohu atë me zhvillimet në qytetin dhe në kontenë që ai drejton.

    Baton Rouge, nën drejtimin e z.Holden, që ka mandatin e tij të dytë, është një nga qytetet simbol në SHBA, për manaxhimin e katastrofës së krijuar nga uragani “Katrina”.  Ky qytet është i njohur gjithashtu për stabilitetin ekonomik, megjithë krizën e përgjithshme globale. z.Holden është i famshëm për rolin e tij të mirënjohur kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis komuniteteve të ndryshme në qytetin dhe kontenë që ai drejton.

  • Pacolli takon zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, Philip Reeker

    Pacolli takon zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, Philip Reeker

    Washington, 2 dhjetor 2011

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është takuar në Uashington, me zëvendësndihmëssekretarin e Departamentit Amerikan të shtetit, z.Philip Reeker.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e njoftoi zotin Reeker në mënyrë të detajizuar, me zhvillimet në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, dhe me aktivitetin e tij diplomatik për njohjet e Kosovë. 

    Aleanca jonë me SHBA është jashtëzakonisht e rendesishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundër. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.