Sot Ati i Shenjtë Papa Françesku, më priti bashkë me bashkëshorten time Mashen, në një audiencë në Vatikan. Vizita ime dhe gruas time Masha erdhi në vegjiljen e festës së ditelindjës së tij, i cili mbushte 83 vjeç.
Thellësisht i impresionuar nga humanizmi që ai përcillte dhe vëmendja për zhvillimet në Kosovë. E inkurajoi po ashtu shoqën time, Mashën, që të vijonte punën me gratë e keqtrajtuara të luftës.
“Më shkruaj për çdo zhvillim dhe qofsh e bekuar për këtë që po bën!”- i tha Papa shoqës sime.
Papa Françesku është shumë njerëzor e fort social. Ai bënte pyetje për Kosovën, rininë e fëmijët, arsimin e punën, historinë e kulturën, vlerat dhe të ardhmen. Flet për paqen me dashuri, për popujt me dhembshuri.
Vatikan, 16 dhjeor 2019 – Shtrëngim duarsh me Papa Françeskun.
Interesohet në një mënyrë të angazhuar, dëgjon me një durim që të përvetëson. Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoja shtetin dhe popullin tonë, tek Papa Françesku.
Gjatë diskutimeve të përzemërta, ne evokuam marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë sonë të trazuar dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike.
Vatikan, 16 dhjeor 2019 –Bashkë me bashkëshorten time Mashën, në audiencë me Papa Françeskun.
Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve.
Ne jemi të bekuar me miqtë tanë dhe jemi shumë të nderuar për vëmendjen që Papa Françesku i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë.
Vatikan, 16 dhjeor 2019 –Bashkë me bashkëshorten time Mashën, në audiencë me Papa Françeskun. Në foto të përbashkët. Vatikan, 16 dhjeor 2019 –Momenti duke i dorëzuar dhuratat Papa Françeskut. Vatikan, 16 dhjeor 2019 –Bashkë me bashkëshorten time Mashen duke i shpjeguar Papa Françeskut rreth dhuratave që i dhuruam për të.
Politika e jashtme e Kosovës ka rënë në duar eksperti me emërimin Tuaj. Unë e di biografinë tuaj para se të bëheshit njeri politik. E keni bërë këtë metaforikisht dhe fizikisht duke lënë gjurmë kudo, dhe kjo kërkohet sot në politikë të jashtme, sepse ju jeni njeri, dhe ndërtues.
Me këto fjalë më priti në takim numri një i diplomacisë italiane, z. Alfano.
Romë, 25 janar 2018 – Gjatë vizitës sime në Romë me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano.
Gjatë vizitës time në Romë u sigurova nga numri një i diplomacisë italiane, zt. Alfano, për mbështetjen edhe më të fuqishme italiane, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve.
Si vend, mik Italia dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE.
Romë, 25 janar 2018 –Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe në mes të Kosovës dhe Italisë me ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano.Romë, 25 janar 2018 – Takim bilateral në mes të delegacionit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës italiane.
NË VATIKAN U TAKOVA ME SEKRETARIN E SELISË SË SHENJTË, PAUL RICHARD GALLAGHER
Takim kisha me Sekretarin e shtetit për marrëdhëniet e jashtme, në Selinë e Shenjtë, Vatikanit ne New Hork, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Më konfirmoi dhe e mirëprita lajmin e ngritjes së nivelit të administrimit apostolik të Kosovës, diçka që është vlerësim për vendin tonë dhe klimën e bashkëjetesës fetare.
Vatikan, 25 janar 2018 – Në Vatikan u takova me Sekretarin e Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher.
I kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.
E informova bashkëbiseduesin për zhvillimet në Kosovë. I tregova pse Kosova e meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s., si një vend shembullor i bashkëjetesës fetare, ku objektet fetare ruhen prej qindra vjetësh, si trashëgimi e qytetërimit tonë.
Vatikan, 25 janar 2018 – Sekretarit të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher i kërkova ndihmën e Selisë së Shenjtë që Kosova të bëhet pjesë e organizatave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që na sigurojnë pjesëmarrje aktive dhe dinjitoze tonën në arenën globale.
GJATË PREZANTIMIT TË LIBRIT TIM NË GJUHEN ITALIANE NË ROMË
Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo” (Asgjë nuk është e pamundur. Si e ndërtova suksesin tim).
Prezantimi është bërë në selinë “Dante Alighieri”, organizata më e madhe kulturore italiane dhe para personaliteteve të kulturës, artit, sportit, diplomatëve të akredituar në Romë, gazetarëve dhe ushtarakëve.
Romë, 25 janar 2018 – Gjatë vizitës së parë zyrtare në Itali kam bërë edhe prezantimin e librit tim në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”Romë, 25 janar 2018 – Audienca dhe bashkëshotrja e z.Pacolli, znj, Masha Pacolli, gjatë prezantimit të librit në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”.Kopertina e librit në gjuhën italiane, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”.
Ministri i Jashtëm kosovar Pacolli prezanton në Palazzo Firenze një pasqyrë kombëtare të autobiografisë së tij me titull “Asgjë nuk është e pamundur” (ed. Kairo), së bashku me prof. Andrea Riccardi dhe Paola Severini Melograni.Romë, 26 janar 2018 – Në takim me ndërmarrësit italianë, duke prezantuar reformat e Qeverisë dhe duke i ftuar për të investuar në Republikën e Kosovës.Romë, 26 janar 2018 – Në përfundimin e vizitës sime në Itali vendosa një kurorë me lule në Monumentin e Skënderbeut në Sheshin “Nënë Tereza”.