Tag: Zambia

  • Takim në Lusaka të Zambisë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Herry Kalaba

    Takim në Lusaka të Zambisë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Herry Kalaba

    Zambi, 10 nëntor 2017

    Është koha që marrëdhëniet me vendet afrikane të marrin një kahje intensive. Të punojmë më tepër dhe të hapim perspektivë edhe më të favorshme për Kosovën.

    Kontinenti i Afrikës është një kontinent në ardhje, që po bëhet çdo ditë më i rëndësishëm se kurrë. Kosova duhet të intensifikojë bashkëpunimin e vet më shtete afrikane.

    Kemi një ambasadë në kontinentin e Afrikës. Jemi në proces të hapjes së dy ambasadave tjera nëse fondet na lejojnë. Me hapjen e këtyre dy ambasadave shpresojmë të jemi më afër partnerëve tanë.

    Zambi, 10 nëntor 2017 – Takim në Lusaka të Zambisë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Herry Kalaba.
  • Ministrit të Jashtëm Lubinda, i kërkova njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Zambia

    Ministrit të Jashtëm Lubinda, i kërkova njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Zambia

    New York, 27 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e punëve të jashtme të Zambisë z. Given Lubinda.

    Zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Lubinda me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova veqanërisht pas shpalljes së pavarësisë me 2008.

    Gjithashtu, zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Lubinda edhe me vendimin e GJND-së dhe përfundimin e suksesshëm të pavarësisë së mbikqyrur.

    Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga ministri Lubinda njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës.

    Në anën tjetër, ministry Lubinda tha se shteti I tij, nuk ka ndonjë arsye për të mos e njohur Republikën e Kosovës. Zoti Lubinda, ftoi zëvendëskryeministrin pacolli në një vizitë zyrtare në shtetin e tij, gjatë muajit tetor.