Tag: Zvicra

  • Takim me Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Isabelle Moret

    Takim me Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Isabelle Moret

    Prishtinë, 10 nëntor 2020 –

    Zhvillova një takim të mrekullueshëm me Isabelle Moret, Presidenten e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

    Zvicra është një partner kyç i Kosovës që është shtëpia e diasporës sonë më të madhe. Ne do të punojmë për të promovuar më shumë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare dhe për të zgjeruar miqësinë tonë.

    Zvicra ishte ndër vendet e para që mbështeti pavarësinë e Kosovës.

  • Takim me ambasadorin e zvicrës Jean Hubert Lebet

    Takim me ambasadorin e zvicrës Jean Hubert Lebet

    Prishtinë, 16 korrik 2019 –

    Takim me Ambasadorin Zvicran, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin dhe për rolin e Zvicrës në forcimin e Deokracisë dhe sundimit të ligjit. Zvicra mbetet aleat i rëndësishëm në integrimet euro-atlantike të Kosovës.

    Takim me Ambasadorin Zvicran, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin dhe për rolin e Zvicrës në forcimin e Deokracisë dhe sundimit të ligjit.

    Zvicra mbetet aleat i rëndësishëm në integrimet euro-atlantike të Kosovës.

    Prishtinë, 16 korrik 2019 – Takim me ambasadorin zviceran sh.t. Jean Hubert Lebet.
  • Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey

    Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey

    Prishtinë, 21 shkurt 2018

    Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila ka bërë thirrje që herët që Kosova të bëhet e pavarur dhe ajo e ka vendin në historinë moderne të Kosovës.

    Ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës.

    Si një nga zërat e parë që i dolën në përkrahje pavarësisë tonë, presidentja Calmy-Rey mbetet një mike e përhershme e jona. Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën.

    Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshëm të dy shtetet tona.

    Përjetësisht mirënjohës Zvicrës dhe presidentes Calmy-Rey për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.