Nju Jork, 25 shtator 2012–
Në vazhdim të vizitës zyrtare në Nju Jork, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë takuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale z. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo.
Kryeministri Thaçi njoftoi Presidentin Mbasogo me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.
“Kosova tashmë është shtet i konsoliduar, demokratik që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare, si dhe konsiderohet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon” tha kryeministrit Thaçi.
Kryeministri Thaçi si dhe Zëvendës Kryeministri Pacolli i kërkuan Presidentit Mbasogo njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Guinea Ekuatoriale, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
