I ftuar nderi nga në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”

Nju Jork, 24 shtator 2012

Në vazhdim të qëndrimit të tij në Nju Jork të SHBA-ve, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga OKB, “South to South”.

Në këtë eveniment, kanë marrë pjesë më shumë se 100 përfaqësues të lartë nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa fjalën kryesore e ka mbajtur sekretari I përgjithshëm I OKB-së, z.Ban Ki Moon.

Zëvendëskryeministri Pacolli I cili ishte i ftuar nderi në këtë ceremoni gala, gjatë fjalës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u nderua me një vend në lozhën e nderit në mesin e dhjetëra presidentëve dhe kryeministrave.

Gjatë kësaj ceremonie, zëvendëskryeministri Pacolli shfrytëzoi rastin për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me udhëheqës shtetesh, si, me ministrin e punëve të jashtme të Cejlonit, Sudanit të Jugut, Mozambikut etj.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dha edhe një intervistë direkte me televizionin amerikan CNBC ku foli gjerësisht për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, pas përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur. Pacolli ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në afirmimin dhe konsolidimin e shtetësisë së vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Sipas agjendës, zvkryeministri Pacolli sot(e hënë) vazhdon takimet e parapara me kryeministrin e Antigua Barbudas dhe Lesothos.