Mbi 20 takime me udhëheqës, ambasadorë dhe homolog të huaj, në margjina të punimeve të Asamblesë së OKB-së në New York

New York, 23 shtator 2017 –

Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me shumë takime me personalitetet të larta shtetërore të vendeve nga gjitha kontinetet e botës.

Nju Jork, 22 shtator 2017 – Takim i përbashkët me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me diasporën shqiptare.
Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Shefin e OIF-Francophoes, Micheaelle Jean, nga Kanadaja.
Nju Jork, 22 shtator 2017 – Gjatë takimit të vendeve të Kartës së Adriatikut.
Nju Jork, 22 shtator 2017 – “Fotografi familjare” e Charter A5.

TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË SINGAPORIT, VIVIAN BALA

NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

E përgëzova ministrin Balakrishnan për zgjedhjen e Presidentes së re të Singaporit, Halimah Yacob. Singapori është një model se si multi-kulturalizmi është një forcë e një shoqërie. Kosova është e interesuar të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh me Singaporin, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

Nju Jork, 22 shtator 2017 –Takim me Ministrin e Jashtëm të Singaporit, Vivian Bala.

TAKIM ME PRESIDENTIN E SAO TOME AND PRINCIPE

NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

Në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, takova edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho. Shpreha mirënjohjen ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës. Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me presidentin e Sao Tome and Principe.

TAKIM ME ELIZABETH MILLARD, NDIHMËSSEKRETARE E SHTETIT NË SHBA

NEW YORK, 22 SHTATOR, 2017

Si gjithherë, privilegj dhe nder të takohemi me aleatët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvilluam një takim frytdhënës dhe përmbajtësor me Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, e cila shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari, Hoyt Yee. Përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente. Kosova, vërtet është e bekuar që ka një aleat strategjik si ShBA.

Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Elizabeth Millard, Ndihmëssekretare e shtetit në ShBA.

BASHKËBISEDIM ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË SUDANIT, IBRAHIM GANDUR

NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

Sapo e takova edhe homologun tim nga Sudani, Shkëlqësinë, Ibrahim Ghandour. U njoftova se Sudani është duke e konsideruar njohjen. Në pritje të lajmeve të mira edhe nga ky shtet. Shtrirjen gjeografike dhe rrjedhën e njohjeve nuk mund ta ndal askush.

Nju Jork, 22 shtator 2017 Bashkëbisedim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Gandur.

TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË GREQISË, NIKOS KOTZIAS

Nju Jork, 22 shtator 2017

Përkundër mungesës së njohjes, e vlerësojmë pozitivisht nivelin aktual të dialogut politik ndërmjet dy shteteve. Ne e kemi shprehur gatishmërinë tonë për të ruajtur e thelluar shkallën e arritur të bashkëpunimit politik duke vazhduar praktikën e takimeve dhe vizitave të niveleve të larta politike, të cilat kontribuojnë në ecurinë pozitive të marrëdhënieve tona fqinjësore dhe që nxisin bashkëpunimin dhe dialogun mes dy vendeve.

Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.

TAKIM ME PRESIDENTIN E BULLGARISË, RUMEN RADEV

NJU JORK, 22 SHTATOR 2017

Kam falënderuar Presidentin Radev për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të saj. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO. E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve.

Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

BASHKËBISEDIM ME ROSEMARY DI CARLO, AMBASADORE E SHBA-SË NË OKB.

NEW YORK, 22 SHTATOR, 2017

Në rrugë e sipër për takime, takova edhe miken e madhe të Kosovës dhe shqiptarëve, Ambasadoren, Rosemary DiCarlo, e cila tani është duke e ushtruar edhe një funksion shumë të rëndësishëm, si Presidente e Këshillit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane. I shpreha mirënjohjen time të thellë dhe respektin e madh për gjithçka që ajo ka bërë për Kosovën.

Nju Jork, 22 shtator 2017 Bashkëbisedim me Rosemary Di Carlo, Ambasadore e ShBA-së në OKB.
Nju Jork, 22 shtator 2017Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Marshall Island, John Silk.
Nju Jork, 23 shtator 2017Takim me Marcel Amon-Tanoh, Ministër i Jashtëm i Bregut të Fildisht.
Nju Jork, 23 shtator 2017 – Takim me homologun tim nga Armenia, Eduard Nalbandyan, shtet ky që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.