Takimi i radhës me bashkëpunëtorët në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Prishtinë, 19 tetor 2017

Respekt ndaj njëri tjetrit, dashuri për punën, shtim të përgjegjësisë ndaj Institucionit, qasje më kreative dhe rritje edhe më të madhe të dinamikës, entuziazmit dhe punës në ekip.

Këto ishin disa nga mesazhet e mia gjatë një takimi që kisha me pothuaj secilin prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kërkova, në mënyrën më të sinqertë që të rrisim përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një imazhi sa më të mirë për Institucionet, por, edhe të vendit tonë në marrëdhënie me jashtë sepse duke vepruar kështu, kjo do të kishte një rëndësi të madhe edhe sa i përket perspektivës dhe integrimit Evro-Atlantik të vendit tonë.

Prishtinë, 19 tetor 2017 – Gjatë takimit dhe koktejit me stafin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës imazhi i Kosovës ka pasur një luhatje. Vakumi Institucional, përgjegjësia e ulët ndaj punës dhe Institucioneve dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës.

Andaj, duhet të punojmë shumë më shumë, që imazhi i Kosovës të përmirësohet dhe duhet të fillojmë nga kjo Ministri.