Marrëveshje mirëkuptimi në mes të MPJ-së, MAP-it dhe ambasadës Franceze

Prishtinë, 29 mars 2018

Sot, gjatë një ceremonie zyrtare nënshkruam një Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Administratës Publike dhe Ambasadës së Francës në Republikën e Kosovës për bashkëpunim në “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.

Që nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Frankofonisë në cilësinë e anëtarit vëzhgues, janë shënuar arritje të matshme pozitive, në mes të të cilave mund të përmenden:

Prishtinë, 29 mars 2018 –Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të MPJ-së, MAP-it dhe Ambasadës Franceze.

– anëtarësimi i Universitetit të Prishtinës në Agjencinë e Universiteteve Frankofone (AUF) dhe krijimi i Qendrës Frankofone Universitare;

– hapja e shkollës së parë franceze në Prishtinë;

– themelimi i Klubit të Bizneseve Frankofone (KOCAF);

– shumëfishimi i aktiviteteve kulturore frankofone në Kosovë.

Prishtinë, 29 mars 2018 – Falënderova Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyeshme në zhvillimin e projekteve të frankofonisë në vendin tonë.

E falënderoj po ashtu Ministrin Yagçilar, për përkushtimin e tij në mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti.