Prishtinë, 13 maj 2018
Sonte, pata nderin të organizoj pritje për delegacionin nga Iowa, që ishte me ne gjatë kësaj jave.
Partneriteti ynë me shtetin e Iowa-s u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë.
Për një kohë të gjatë kam promovuar idenë e zonave ekonomike në Kosovë që do të tërheqin më shumë investime të huaja, do të sjellin kapital të huaj dhe ekspertizë në Kosovë dhe do të krijojnë vende të reja pune për rininë tonë, duke u dhënë atyre një të ardhme më të ndritur.
Ne mandatin qeverisës 2011/2014 arritem të bëjmë pregaditjēn ligjore por më vonë nuk u bë asgjë.

Mbështes fuqishëm idenë e lansuar për krijimin e zonave ekonomike e në këtë rast, më theks tē veqantë një zonë për investitorët amerikanë në Kosovë, e cila do të ishte shtyllë e shtuar e marrëdhënieve strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të tërheqë kompanitë amerikane për të ardhur në Kosovë.
Ka shumë kompani amerikane në Kosovë dhe shumë më tepër mund të vijnë nëse krijojmë kushte që do ta bënin Kosovën më tërheqëse në rajon dhe në Evropën Lindore.
Unë do të shtyj në qeveri këtë ide që së shpejti të marrim vendimin për të krijuar një zonë ekonomike për investitorët amerikanë dhe për të organizuar një Forum Ekonomik-Investimesh midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara që do të bashkonte komunitetin e biznesit të dy vendeve tona.

Besoj se do të kemi rezultate konkrete duke sjellë më shumë investime, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke pasur një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë. Zoti e bekoftë Iowa-n, ShBA-në dhe miqësinë tonë të përhershme.
