Uashington D. C., 26 korrik 2018
Lufta kundër terrorizmit në botë është e mbushur me heronj të vërtetë. Për mendimin tim, sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo është sigurisht një prej tyre.
Kur vizitova Uashingtonin në korrik, pata rastin të takohesha me të. Ai është një shef i lartë i popullit amerikan, sekretari i shtetit është një nga udhëheqësit tradicionalë më të respektuar të vendit të tij dhe ai ka përdorur zërin e tij për të inkurajuar burrështetas të shumtë botërorë që të përqafojnë luftën kundër terrorizmit si një strategji për të parandaluar vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm në botë.
Udhëheqësit tradicionalë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e mesazhit për sfidat, për të identifikuar mënyra konkrete për të luftuar persekutimin dhe diskriminimin fetar dhe për të siguruar respekt më të madh për lirinë e fesë apo besimit dhe sekretari i shtetit Pompeo po e tregon rrugën.
Kur pash ftesën që më erdhi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shkova në Uashington DC për një ngjarje të Ministerialit të parë për Avancimin e Lirive Fetare në botë, duke nderuar sekretarin e shtetit Popeo dhe burrështetas të tjerë të jashtëzakonshëm që po punojnë për ndryshime pozitive në mbarë botën.
Ishte e mrekullueshme të takoje kaq shumë burra e gra të guximshëm dhe të dëgjoja se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.
Ministeriali rikonfirmojë angazhimin ndërkombëtar për të nxitur lirinë fetare për të gjithë dhe do të përqëndrohet në rezultate të prekshme që sjellin ndryshim të qëndrueshëm dhe pozitiv.

Aktorë nga një gamë e gjerë fushash, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, udhëheqës fetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, ishin mblidhur ku diskutuam për sfidat, për të identifikuar mënyra konkrete për të luftuar persekutimin dhe diskriminimin fetar dhe për të siguruar respekt më të madh për lirinë e fesë apo besimit.
Sekretari Pompeo e hapi takimin për të shprehur mbështetjen amerikane për këtë iniciativë të rëndësishme.
“Pavarësisht dallimeve të shumta midis nesh, të gjithë biem dakord për pluralizëm fetar. Dhe të gjithë biem dakord për të luftuar, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë për të besuar, i lirë për për t’u bashkuar, dhe për të mësuar parimet e besimit – dhe se besimi nuk duhet të jetë fakultativ – është një detyrim moral që kjo gjë të lejohet”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare.

Unë paraqita gjendjen në Kosovë dhe atë që kemi bërë në mbrojtje të lirive fetare si një nga vendet më të përparuara në Evropë dhe më gjerë.
M’u kërkua të paraqitesha përpara të pranishmëve dhe mora fjalën duke shtuar se liria fetare është një parim që ka rëndësi për popullin e Kosovës, për shkak të historisë, trashëgimisë dhe të ardhmes.
“Në rrugëtimin tonë përpara ne duhet të shohim përsëri në traditën tonë të gjatë të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme, ne, myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete të tjera jetojmë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë”
Potencova se Kushtetuta e Kosovës promovon praktikimin e pakufizuar të besimit dhe i jep trajtim të barabartë të gjitha feve në Kosovë dhe pasuesve të tyre.

Ne kemi përfshirë instrumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës si pjesë e sistemit tonë ligjor. Aktualisht Parlamenti i Kosovës është duke punuar për të miratuar një ligj modern mbi liritë dhe të drejtat fetare që i imponon këto instrumente ndërkombëtare dhe parimet tona kushtetuese në legjislacionin kombëtar.
Kosova po krijon mekanizma institucionalë që do të forcojnë angazhimin e Qeverisë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë. Vendi ynë është një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën e religjioneve.
Potencova gjatë fjalës sime se ne do të promovojmë këtë vlerë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë atë në mbarë botën.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë Amerikane për të adresuar rëndësinë e lirive fetare dhe për të marrë iniciativa të përbashkëta me partnerët tanë.



Nikki Haley, ambasadorja e SHBA në OKB është mbështetësja e madhe e Kosovës, e cila përballet me të gjithë ata që sulmojnë të ardhmen e shtetit tonë.
Diskutimet e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit na bëjnë krenar për miqësinë dhe lidhjet historike me SHBA-në.
E falënderova për atë se çfarë bën për Republikën tonë, e ftova për vizitë në Prishtinë.

Gjatë vizitës në Uashington jam pritur në takim nga Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit.
Ky ishte njëri nga mesashet kryesore, që mora nga takimi që kisha sot me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.



