Si nikoqir kam hapur zyrtarisht Konferencën e Pestë të Ambasadorëve

Prishtinë, 6 shtator 2018

Sot kisha kënaqësinë të hapë punimet e Konferencës së Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Së bashku me Presidentin z. Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli dhe Kryeministrin z. Ramush Haradinaj, dhe pjesëmarrjen e lidershipit më të lartë vendor, parlamentarëve, ministrave, ekspertëve me nam të huaj e vendorë, Ambasadorëve të Republikës së Kosovës të akredituar jashtë dhe Korit diplomatik të akredituar në Kosovë u reflektua mbi të gjitha temat e interesit nacional të vendit dhe drejtimin e Politikës së Jashtme.

Në adresimet tona ne i përgëzuam diplomatët e Kosovës për punën dhe përkushtimin e treguar deri më tani. Po ashtu ne i inkurajuam që të japin maksimumin e tyre, në shtyerjën përpara të proceseve dhe prioriteteve strategjike si, afirmimi ndërkombëtar, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, tërheqja e investimeve të huaja dhe promovimi i vlerave dhe pasurive të Kosovës.

Gjithashtu theksuam rëndësinë e dialogut në lidhje me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse, dhe faktin se njohja reciproke është e paevitueshme.

Prishtinë, 6 shtator, 2018 – Si nikoqir kam hapur zyrtarisht Konferencën e Pestë të Ambasadorëve, që vlerësohet ndër ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë mbi politikën e jashtme.

Për dy ditë radhazi Konferenca e Pestë e Ambasadorëve, që konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme vendore ku diskutohet dhe shpaloset vizioni dhe strategjia mbi Politikën e Jashtme.

Kosova po zhvillon një diplomaci proaktive, e cila me gjithë vështirësitë dhe pengesat e pamëshirërshme të krijuara nga kundërshtarët e shtetit të ri po jep rezultate të prekshme.

Falenderova stafin e Ministrisë për organizimin profesional të konferencës, Ambasadorët tanë që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre si dhe të gjithë panelistët dhe mysafirët e tjerë.

Prishtinë, 6 shtator 2018 – “Fotografi familjare” nga Konferenca e Pestë e Ambasadorëve.

Kam ndarë edhe mirënjohje për disa ambasadorë dhe diplomatë të shquar.

Prishtinë, 6 shtator 2018 – Mirënjohje për ambasadorin e Kosovës z.Rexhep Boja, ai nga vitit 2012 deri në vitin 2018 ishte ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.
Prishtinë, 6 shtator 2018 – Fotografi e përbashkët me stafin e ministrisë që u ndan mirënjohje për punën e tyre në këtë dikaster.