Në javët e frankofonisë MPJ dhe ambasada e francës organizuan shfaqjen e filmit francez “Quai D’orsay”

Prishtinë, 13 mars 2019

Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Francës në Kosovës organizoi shfaqjen e filmit të njohur francez “Quai d’Orsay” me regji nga Bernard Tavernier.

Pas shfaqjes së filmit mora fjalën duke i uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme për promovimin e Frankofonisë në Kosovë dhe vlerave të përbashkëta të vendeve anëtare, nga promovimi i paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Prishtinë, 13 mars 2019- Takimi me Ambasadorët Frankofon në kuadër të Javëve të Frankofonisë.
Prishtinë, 13 mars 2019 –  Së bashku me Ish presidentin Fatmir Sejdiu, në kuadër të Javëve të Frankofonisë.
Prishtinë, 13 mars 2019- Takimi me Ambasadorët Frankofon në kuadër të Javëve të Frankofonisë.

Kosova është bërë anëtare vëzhguese e ONF në vitin 2014, pastaj anëtare e asociuar në vitin 2018. Pjesëmarrja në ONF inkurajon autoritetet kosovare të avansojnë më tej mësimin e gjuhës frenge dhe të zhvillojnë njohuri të kulturës të shteteve të Frankofonisë.