“Së bashku do të jemi më të fortë”

Tiranë, 2 korrik 2019 –

“Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”.  Janë fjalët e burrrit më me ndikim në botë, George W. Bush, që më bien ndërmend sa herë marr rrugën për Tiranë.

George Bush me 10 qershor 2007 e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e ShBA për pavarësinë e Kosovës. Kurse unë e shprehu hapur dhe e them se “Së bashku do të jemi më të fortë”.

E përsërita kësaj radhe edhe në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të shtetit shqiptar, Gent Cakaj. Edhe Genti është kosovar. Djali i ri i cili po e kryen me përpikëri detyrën e ministrit të jashtëm të shtetit shqiptar.

Së bashku si dy ministra të jashtëm të dy shteteve shqiptare kemi nënshkruar një marrëveshje historike për bashkëpunim strategjik mes Ministrive të Punëve të Jashtme që do të bashkojnë dhe afrojë pas 11 vjet pavarësie bashkëpunimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga nënshkrimi i marrveshjes me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

“Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare. Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb”

Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga konferenca për media me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

Ne synojme të zhvillojmë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme. I jam mirënjohës Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj që së bashku kemi marrë këtë hap të madh.

Konferenca për media me ministrin në detyrë, Gent Cakaj, në Tiranë.
Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente pas nënshkrimit të marrveshjes historike.

“Shqipëria si gjithmonë do të mbrojë interesat e Kosovës, dhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë. Si dy vende, një komb, ne do të përfaqësohemi në të gjithë botën me një zë të unifikuar”

Marrëveshja mbështetet në katër shtylla kryesore: politike, diplomatike, kompetencat profesionale të stafit dhe diplomacinë kulturore.

Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga konferenca për media me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

Në aspektin politik, ndër të tjera shpjegohet se Republika e Shqipërisë merr përsipër obligimet konkrete për të shtruar, mbrojtur dhe afirmuar qëndrimet politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet, ku prania e kësaj të fundit nuk është e mundur për arsye objektive. Për më tepër, Shqipëria do të nisë një fushatë të veçantë për të ndihmuar në forcimin e shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar.

Në aspektin diplomatik, marrëveshja ndihmon në vendosjen e bazës për ngritjen e Fondit të Përbashkët për Krijimin, Menaxhimin dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave në mënyrë që të krijohen mjedise të përdorimit të përbashkët nga të dy vendet.

Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente nga nënshkrimi i marrveshjes  me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.

Në aspektin profesional, marrëveshja parashikon edhe shkëmbimin e stafit diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë në përfaqësitë e njëra-tjetrës në të gjithë fjalën dhe Akademitë Diplomatike do të vendosin një program të përbashkët trajnimi.

Së fundi, nga pikëpamja e diplomacisë kulturore, marrëveshja u imponon palëve detyrën që të hartojnë një plan të përbashkët të aktiviteteve kulturore për të ruajtur dhe promovuar vlerat kombëtare në mbarë botën.

Tiranë, 2 korrik 2019 – Momente pas nënshkrimit të marrveshjes  me ministrin në detyrë, Gent Cakaj.