Kosova ka përuruar hapjen e Ambasadës në Doha, shtetin e Katarit

Doha, 11 shtator 2019

Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishmë.

Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik. Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i imi.

DOHA, 11 shtator 2019 – Përurimi i Ambasadës në Doha të Katarit. Dy flamujt e shteteve përkatëse.
DOHA, 11 shtator 2019 – Takimi i ambasadorit Amir Ahmeti dhe delegacionit nga Kosova në takim me delegacionin shtetëror të Katarit.