Në Pristhinë, nikoqir i Ministrit të Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto

Prishtinë, 30 Shtator 2019 –

Miqësia që kemi me Finlandën është shumë e veçantë. Falënderim dhe mirënjohje i shpreha ministrit të Jashtëm, Pekka Haavisto, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Finlandës në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimeve euro-atlantike për Republikën e Kosovës.

Ne presim në të ardhmen që edhe më tej të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi Kosovë- Finlandë në; sistemin e edukimit, si dhe ndërlidhjes së tij me ekonominë e Kosovës dhe nevojave të saj për kuadro të specializuar.

Falënderim dhe mirënjohje i shpreha ministrit të Jashtëm, Pekka Haavisto, për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë të Finlandës në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimeve euro-atlantike për Republikën e Kosovës.

Ministrit Haavisto, i bëra me dije se Kosova pret nga Finlanda, si kryesuese e Presidencës së BE-së, që ta ndihmoj fuqishëm procesin e liberalizimit të vizave.

Një ndër temat e këtij takimi ishte edhe dialogu dhe taksa ndaj Serbisë. Në konference për media dolëm bashkë me homologun finlandez.

Prishtinë, 30 Shtator 2019 – Në takim kokë më kokë me homologun finlandez, Haavisto.

Patëm këmbim të ideve, patëm këmbim të mendimit tonë dhe mund t’iu them se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës janë marrëdhënie të mira, nuk kemi asnjë problem.

Ne kemi nënshkruar disa marrëveshje me Finlandën dhe kemi nënshkruar disa nisma.

Prishtinë, 30 Shtator 2019 – Në takim bilateral me homologun finlandez dhe delegacionin nga Finlanda për vizitë zyrtare në Prishtinë.

“Unë shfrytëzova rastin ta informojë kolegun për situatën e krijuar tani pas vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje, e informova që jemi në fushatë zgjedhore dhe e informova se qeveria e ardhshme do të jetë shumë më e kujdesshme në krijimin e kushteve për të filluar dialogu me Serbinë. Për të filluar dhe për t’u kryer me marrëveshje gjithëpërfshirëse. E informova se Kosova është duke punuar në implementimin e MSA-së, po ashtu e informova për situatën në të cilën ndodhemi ne në marrëdhënien tonë me BE sa i përket lëvizjes së lirë. Kolegu im tha vet se do të angazhohet me çdo gjë që ka që në mënyrë korrekte edhe kosovarët të udhëtojnë lirshëm. Unë shpreha një dëshirë që kjo të ndodhë gjatë presidencës së Finlandës”

Prishtinë, 30 Shtator 2019 – Gjatë konferences për media së bashku me homologun finlandez, Pekka Haavisto.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

Ai tha se kemi qenë mbështetës jo vetëm të pavarësisë së Kosovës, ju keni mbështetjen tonë në të gjitha ato aktivitete ndërkombëtare që doni të jeni. Sa i përket vizave ne jemi duke punuar. Finlanda mbështet aspektin e zgjerimit të BE-së.

“Ka disa çështje që ju përmendët e që nuk kanë avancuar aq sa do të donim siç është dialogu Kosovë-Serbi, e keni mbështetjen tonë të plotë për të vazhduar bisedimet. Neve nuk na pëlqen që ka avokim kundër jush në disa kontekste kohore, nuk është e pranueshme dhe gjithashtu ka disa çështje sa i përket tarifës dhe politikave, shpresoj të gjitha këto çështje të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë”