Tiranë, 27 dhjetor 2019 –
Thellësisht i prekur nga ceremonia që Presidenti i Shqipërisë Meta organizoi për dekorimin tim me Urdhërin e lartë “Nënë Tereza” me motivacionin; Për ndjeshmërinë e lartë, personale dhe familjare, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, treguar përkundrejt popullatës së Thumanës, dhe mbarë Shqipërisë, duke nxitur kësisoj një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt me rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 ;Për kontributin e vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe global ;”
I thashë Presidentit dhe të ftuarve në këtë ceremoni, se kjo dekoratë i takon mbarë popullit të Kosovës, qytetarëve të saj, posaçërisht pensionistit që dhuroi pensionin e tij të vogël për vëllezërit e vet të Shqipërisë.
I thashë gjithashtu se “unë, vëllazerit e mi, fëmijët, bashkëshortja ime, familja ime jemi thjesht personifikimi i ndihmës dhe solidaritetit të gjysmës për gjysmën tonë kombëtare”.


Bëra thirrje për pajtim mes veti, në Shqipëri, në Kosovë dhe midis Shqipërisë dhe Kosovës! Dekorata jepet me dekret nga Presidenti shqiptarë. Ky urdhër është i artë.
Në një ceremoni të zhvilluar në ambjentet e Presidencës, Meta e cilësoi Pacollin si një njeri të shquar dhe e vlerësoi për ndjeshmërinë e lartë që tregoi ndaj popullit të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë, pas goditjes së tërmetit të 26-nëntorit.
Sipas Presidentit Meta, Pacolli është një njeri mjaft bujar dhe ka një veprimtari tejet frymëzuese humanitare.

Ai vuri në dukje krijimin e fondacioneve për jetimët, refugjatët, në ndihmë të studentëve, në asistencën ndaj njerëzve në nevojë, ndërtimin e shtëpive për të varfrit, sponsorizimet në fushën e artit, kulturës dhe të sportit, dërgimi i dhjetëra pacientëve të Kosovës jashtë vendit për trajtim mjekësor e kështu me radhë.
Gjithashtu Meta përmendi edhe ndërmjetësimet e Pacollit për lirimin e disa pengjeve dhe të një gazetari italian në vende në konflikt si Afganistani, duke e cilësuar si një ambasador të paqes.
“Zotëri Pacolli është një personalitet i shquar, që gjithçka e ka arritur vetë në jetën e tij falë përpjekjeve, studimeve dhe sfidave të panumërta me të cilat ai është ndeshur dhe jo vetëm ka arritur të dallojë dhe shkëlqejë në fushat e biznesit, të ekonomisë, të sipërmarrjes, por gjithashtu ajo që e bën atë të veçantë dhe mbi të gjitha, që e bën edhe të dashur për njerëzit, është pikërisht angazhimi i tij i pareshtur për dekada në aktivitetin humanitar, në shërbim të paqes, po kështu për krijimin e një imazhi të dalluar dhe pozitiv të shqiptarit në botë, jo vetëm si një sipërmarrës i suksesshëm, por edhe si një njeri i jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe,”-u shpreh Meta ndër të tjera.
Kurse z.Pacolli tha se është thellësisht i prekur nga ceremonia që Presidenti i Shqipërisë Meta organizoi për dekorimin tij me Urdhërin e lartë “Nënë Tereza”.
“I thashë Presidentit dhe të ftuarve në këtë ceremoni, se kjo dekoratë i takon mbarë popullit të Kosovës, qytetarëve të saj, posaçërisht pensionistit që dhuroi pensionin e tij të vogël për vëllezërit e vet të Shqipërisë. I thashë gjithashtu se “unë, vëllazerit e mi, fëmijët, bashkëshortja ime, familja ime jemi thjesht personifikimi i ndihmës dhe solidaritetit të gjysmës për gjysmën tonë kombëtare”.

Njoftimi nga Presidenca shqiptare
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Presidenti i Republikës i dorëzoi zotit Pacolli Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” me motivacionin:
“Për angazhimin dhe ndjeshmërinë e lartë personale dhe familjare, treguar ndaj popullit të Thumanës dhe mbarë Shqipërisë, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, duke nxitur një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Për kontributin e tij të vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar”.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh ndër të tjera se: “Zoti Pacolli është një personalitet i shquar, që gjithçka e ka arritur vetë në jetën e tij falë përpjekjeve, studimeve dhe sfidave të panumërta me të cilat ai është ndeshur dhe jo vetëm ka arritur të dallojë dhe shkëlqejë në fushat e biznesit, të ekonomisë, të sipërmarrjes, por gjithashtu ajo që e bën atë të veçantë dhe mbi të gjitha, që e bën edhe të dashur për njerëzit, është pikërisht angazhimi i tij i pareshtur për dekada në aktivitetin humanitar, në shërbim të paqes, po kështu për krijimin e një imazhi të dalluar dhe pozitiv të shqiptarit në botë, jo vetëm si një sipërmarrës i suksesshëm, por edhe si një njeri i jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe.
Si një ambasador i paqes, si një sipërmarrës i suksesshëm i përmasave ndërkombëtare, si promovues i realiteteve ekonomike kombëtare, nëpërmjet nxitjes së formave komplementare, politikan dhe shtetar i përgjegjshëm, me dashuri të madhe për Kosovën dhe shqiptarët, ai është një dëshmi e veçantë dhe e pashembullt, jo vetëm e suksesit, por edhe e humanizmit.
Si një njeri i tillë mjaft bujar, z. Pacolli ka një veprimtari tejet frymëzuese humanitare. Kujtojmë këtu krijimin e fondacioneve për jetimët, refugjatët, në ndihmë të studentëve, në asistencën ndaj njerëzve në nevojë, ndërtimin e shtëpive për të varfrit, sponsorizimet në fushën e artit, kulturës dhe të sportit, dërgimi i dhjetëra pacientëve të Kosovës jashtë vendit për trajtim mjekësor e kështu me radhë.
Vlen të përmenden edhe ndërmjetësimet e tij për lirimin e disa pengjeve dhe të një gazetari italian në vende në konflikt si Afganistani, të cilat dëshmojnë për titujt e akorduar ndaj tij, mëse të merituar, si kalorës global i paqes. Së fundmi, pas pasojave të rënda të shkaktuara nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit, z. Pacolli shpalosi menjëherë një ndjeshmëri të lartë, personale dhe familjare, përveçse edhe institucionale si pjesë e të gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj popullit shqiptar e në veçanti ndaj popullatës më të goditur rëndë, asaj të Thumanës, duke dhënë kontributin e tij të menjëhershëm në interes të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmet dhe duke i dhënë në këtë mënyrë një nxitje të mëtejshme gjithë atij solidariteti mbarëshqiptar.”
Biznesmeni Behgjet Pacolli ishte një nga emrat që dhuruan dhe u sensibilizuan me Shqipërinë pas goditjeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Pacolli deklaroi se do të dhuronte 1.5 milionë euro.
Ai gjithashtu ka publikuar dhe projektin për ndërtesat me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë, për të gjithë banorët që mbetën në rrugë pas tërmetit.
