Ish-Presidenti Pacolli nga Samiti i Romës, uron Talat Xhaferin për postin e kryeministrit në RMV

Romë, 30 janar 2024 –

Zgjedhja e Talat Xheferin ne krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është mirëpritur edhe jashta kufijve të kësaj republike ish-Jugosllave.

Një urim i shkon kryeministrit Xhaferi nga Roma, respektivisht nga ish-shefi i diplomacisë kosovare, z.Behgjet Pacolli, i cili po merr pjesë në samitin Afro-Italian.

“I nderuar kryeministër Xhaferi, pranoni urimet tona në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore. Zgjedhja e juaj në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut është historike. Nominimi i juaj në këtë post jo vetëm se na bën krenar, por është edhe një rikonfirmim se tashmë shqiptarët në ballkan ditë e sa vie po dëshmohen se janë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon..” thuhet në fillim të urimit që z.Pacolli përmes gezetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” i ka dërguar kryeministrit Xhaferi.

Njëkohësisht, sipas Pacollit, “Zgjedhja e një shqiptari në krye të Qeverisë së RMV flet për një vend me përspektivë pro evropiane dhe se popujt në ballkan, dinë dhe munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike, ndëretnike duke i kontribuar dhe avancuar bashkarisht paqes dhe stabilitetit në rajon..”

“Evropa kështu na pranon, të bashkuar dhe në harmoni. Zgjedhja e Xhaferit në krye të Qeverisë së RMV-së të mbetet model dhe shembull për vendet diktatoriale dhe ato që diskriminojnë popujt tjerë..” thuhet në fund të urimit të z.Pacolli dërguar kryeministrit të ri dhe të tretë shqiptarë në Ballkan, Talat Xhaferi.