New York – Shtator 2024 –
Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, po qëndroj në New York, ku po zhvillojë një seri takimesh të rëndësishme me liderë botërorë.
Në ditën e parë takova mikun tim, Presidentin e Kenias, William Ruto, me të cilin diskutova për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke avancuar marrëdhëniet në një nivel më të lartë.
Që nga ardhja president, Ruto, ka marr vendime duke njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, dhe këtë vitë për gjithë qytetarër e Kosovës që duan të vizitojnë Kenian, nuk do të kenë nevoj të pajisen me viza. Këto vendime erdhen pas 3-4 vizitave që i kam bërë presidentit Ruto.

Në New York gjithashtu zhvillova një takim të frytshëm me Kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani, ku ramë dakord për një vizitë timen në Bagdad në fillim të tetorit, me qëllim të forcimit të lidhjeve diplomatike dhe ekonomike.
Kryeministri, Shia al-Sudani, është një lider që përfaqëson një gjeneratë të re politikanësh në Irak, të përkushtuar për të rikthyer stabilitetin dhe rritjen ekonomike pas dekadave të konflikteve dhe paqëndrueshmërisë.

Takimi i radhës në New York ishte me Presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, me të cilin kam një histori të gjatë bashkëpunimi.
Gjatë diskutimeve, u hodh poshtë çdo pretendim për tërheqje të njohjes së Kosovës nga Togo, dhe u riafirmua mbështetja e ndërsjellë mes dy vendeve. Presidentit Gnassingbé, i’a kujtova se themelet e miqësisë Kosovë – Togo, janë qysh nga periudha kur ishte President babai i tij, Gnassingbé Eyadéma, i cili ishte president për 38 vjet deri në vdekjen e tij.
Unë u zotova se epilogu i këtij bashkëpunimi do të jetë pozitiv për vendet që përfaqësojm. Këto takime janë dëshmi e angazhimit tim të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të Kosovës si një shtet sovran dhe të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit tim në New York për takime zyrtare, ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të përjetoja momentin kur një makinë policie që patrullonte nëpër Park Avenue ndali dhe dy policë dolën nga makina, duke më thirrur në emër dhe duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike.
Njëri ishte nga Deçani, ndërsa tjetri nga Shkodra. Ky moment i bukur e theksoi lidhjen e fortë që kemi me diasporën dhe forcën e identitetit tonë kombëtar. Përveç diskutimeve dhe marrëveshjeve zyrtare, këto takime me njerëzit e zakonshëm janë ato që më japin më shumë motivim për të vazhduar punën time për të promovuar Kosovën në skenën ndërkombëtare.

Në ditën e tretë në Nju Jork, herët në mëngjes takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, mikun tim të vjetër Mahmadou Tangara. Në këtë takim theksuam rëndësin e vazhdimit të mbështetjes së Gambisë për njohjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo përfshin përpjekjet për të siguruar më shumë njohje diplomatike dhe bashkëpunim ekonomik dhe strategjik mes dy vendeve.
Mahmadou Tangara, është një diplomat me përvojë të gjatë, që ka shërbyer në pozita kyçe për vendin e tij. Ai ka qenë një mbështetës i palëkundur i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, Tangara ka punuar për të forcuar marrëdhëniet e Gambisë me vendet e tjera, dhe është njohur për rolin e tij aktiv në organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.
Në aspektin e mbështetjes së Kosovës, Gambia ka qenë ndër vendet që ka njohur pavarësinë e saj më 7 dhjetor 2010, duke qenë një aleat i vazhdueshëm në rritjen e legjitimitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në margjinat e këtij eventi, kisha mundësinë të takojë shumë liderë afrikanë, miq të mi, duke forcuar lidhjet diplomatike në Afrikë, kontinent që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet globale. Një nga takimet kryesore të ditës ishte ai me znj. Amina Mohammed, Zëvendës Sekretare e Kombeve të Bashkuara, një nga figurat më të fuqishme në organizatën ndërkombëtare.
Isha i ftuar të jem pjesë në eventin “Unstoppable Africa” të organizuar nga znj. Mohammed, një platformë që promovon zhvillimin dhe mundësitë e investimeve në Afrikë. Ky event mblodhi liderë nga e gjithë bota për të diskutuar strategjitë që do të ndihmojnë në avancimin ekonomik dhe politik të kontinentit afrikan.
Amina shërben në këtë post që nga viti 2017, duke punuar ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres. Ajo ka qenë këshilltare speciale për Zhvillim Post-2015 në Kombet e Bashkuara, duke luajtur një rol kyç në krijimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila përfshin qëllimet globale për luftimin e varfërisë, pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu, zhvillova një takim me Ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Hassan Al Suwaidi, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunime ekonomike dhe investime strategjike në Kosovë dhe rajon.
Eshtë me rëndësi të theksohet se Mohamed Hassan Al Suwaidi u emërua për të drejtuar Ministrinë e sapokrijuar, e cila fokusohet në tërheqjen e investimeve të huaja direkte (FDI) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ministri luan një rol kyç në rritjen e konkurrencës së vendit duke promovuar politika miqësore ndaj investimeve, duke krijuar plane strategjike dhe duke mbështetur sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Diçka që në qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës do të ishte ideale të themelohej një dikaster i tillë çka do të formësonte vizionin ekonomik të Republikës sonë dhe do të siguronte që Prishtina të mbetet një qendër kryesore financiare në Ballkan.

Në pasdite, takova dhe Kryeministrin shqipëtarë, Edi Rama, për një konsultim që lidhet me çështjet rajonale dhe rolin e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

Në mbrëmje, presidenti pati një darkë me familjarët e ish-presidentit Donald Trump, duke mbajtur marrëdhëniet e ngushta me miqtë dhe figurat e njohura politike të SHBA-së.
