Prishtinë, 3 korrik 2012
Me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të martën në Prishtinë, kanë qëndruar deputetët e parlamentit të Bangladeshit, z.Mayeen Uddin Khan Badal dhe dr, Muhivuddin khan Alamgir.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka diskutuar për procesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga Bangladeshi dhe me mundësitë e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.
Z.Pacolli dhe deputetët e parlamentit të Bangladeshit, që njëherësh janë edhe udhëheqës komisionesh parlamentare, janë dakorduar për zhvillimin e një vizite të zëvendëskryeministrit të Kosovës atje, vizitë e cila për temë kryesore do ta ketë njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Bangladesh, do të realizohet në një të ardhme të afërt.
