Pacolli nderohet me “Medaljen e artë të Kancelarit”, nga Kolegji komunitar i Baton Rouge në Luiziana. Merr mirënjohje edhe nga Guvernatori i shtetit të Luizianës Boby Jindal

Luizana, 6 dhjetor 2011

Pasditen së hënës zëvendëskryeministri Pacolli u prit në Kolegjin Komunitar të Baton Rouge nga autoritetet më të larta akademike të këtij qendre Universitare.

Duke e prezantuar para autoriteteve, dekanëve, profesorëve, etj, Kancelari James Horton e paraqiti zotëri Pacollin si njeri të suksesit në të gjithë aktivitetet njerëzore që ka zhvilluar: në biznes, në politikë, në veprimtarinë humanitare për lirimin e pengjeve, në atë filantropike, etj.