Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

Prishtinë, 13 shtator 2017

Nga bashkëbisedimi me diplomatin gjerman, mora zotime se Gjermania, si një shtet aleat dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës do të vazhdojë dhe shtojë përpjekjet e saj për mbështetjen e palëkundur gjermane ndaj vendit tonë përkitazi me forcimin legjitimitetit ndërkombëtarë; avancimin e proceseve të integrimit Euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

Në margjina të këtij takimi një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe rritjes së mëtejme dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, me fokus të veçantë nëpërmjet formatit të Investimeve të Huaja Direkte.