Nju Jork, 20 shtator 2017
Së bashku me Presidetin Thaçi takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.
Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve.
