Mali i Zi është shteti i dytë, që unë vizitova në cilësinë e Ministrit të Jashtëm

Podgoricë, 26 shtator 2017

Mali i Zi është shteti i dytë, që unë po vizitoj në cilësinë e Ministrit të Jashtëm. Në këtë gatishmëri, në këto përpjekje tonat, ne shprehim në mënyrën më besnike ndjenjat e miqësisë të popullit tonë kundrejt popullit të Malit të Zi.

Kosova i është mirënjohëse Malit të Zi për mbështetjen gjatë historisë së largët dhe të afërt, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit. Midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike.

Në këtë frymë takimin e parë zyrtarë më priti presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović.

Gjatë takimit me presidentin Vujanovic, shpreha se sgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin.

Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović shpreha se sgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin.

Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve.

Takimi i radhë në shtetin malazez ishte me kryetarin e Kuvendit të këtij shteti fqinjë, Ivan Brajović.

Gjatë takimit kërkova përshpejtimin e punës për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, veçanërisht në ekonomi, në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe njerëzore, ku komunikacioni konsiderohet se ka rëndësi thelbësore.

Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajović, kërkova përshpejtimin e punës për të rritur nivelin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha nivelet, veçanërisht në ekonomi, në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe njerëzore, ku komunikacioni konsiderohet se ka rëndësi thelbësore.

Ne duhet të punojmë kah integrimi i linjave hekurudhore, krijimi i subjekteve të përbashkëta në fushën e transportit ajror, etj. Ne jemi vende të vogla, që të kemi sukses në këto lloj transportesh, në botën globale që na rrethon.

Minoriteti malazez është një urë e fuqishme miqësie. Këtë e diskutova edhe në takimin e radhës me homologun tim malazaz, Srdjan Darmanoviç, diskutuam se jemi të gatshëm të nënshkruajmë një marrëveshje të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.

Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit tim me homologun malazez Srdjan Darmanoviç, u pajtuam se midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike.

Vizitën në Mal të zi e shfrytëzova për takim edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare. Në takim u fol për zhvillimet politike në Mal të Zi, me theks të veçantë për subjektet politike shqiptare, të cilat luajnë rol konstruktiv në skenën politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. 

Më tej u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar, për të qenë i pranishëm dhe i reprezentueshëm në asambletë komunale ku ka më shumë popullatë shqiptare.

Garantova delegacionin nga Ulqini për bashkëpunim të vazhdueshëm midis subjekteve politike të shqiptarëve të Malit të Zi dhe institucioneve të Kosovës, në favor të krijimit të politikave që forcojnë Malin e Zi si shtet demokratik dhe anëtar i NATO.

Podgoricë, 26 shtator 2017 – Gjatë takimit me drejtuesit e partive politike shqiptare: Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.