Budapest, 11 tetor 2017
Në Budapest udhëtova pasi që do të jem pjesmarrës në takimet e nivelit të lartë të ministerialit të Procesit të Vishegradit.
Por, para se të fillojë takimet e nivelit të lartë në Budapest, me përfaqësuesit e katër shteteve, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, që përbëjnë Vishegradin, unë takova homologun tim hungarez, Peter Szijjiarto.
I potencova ministrit të jashtëm hungarez se kosovarët duan menjëherë liberalizimin e vizave, sepse ne nuk duam, që të rinjtë tanë, që njerëzit e biznesit, të ndihen të izoluar, të diskriminuar në nivel europian”.
Këtë mesazh i dërgova homologut tim hungarez, Peter Szijarto, gjatë një takimi shumë miqësor dypalësh, që zhvillova sot në Budapest para se të fillojë takimi ministerialit të Procesit të Vishegradit.

Miku im, Ministri Szijarto, e quajti shumë të drejtë këtë shqetësim dhe më tregoi edhe një rast të ndërhyrjes së tij personale për të shkurtuar afatet e takimeve për viza në Ambasadën hungareze në Prishtinë. U pajtuam së bashkërisht se kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe duhet të ngremë edhe marrëdhëniet ekonomike në këtë nivel.
MINISTERIALI I GRUPIT TË VISHEGRADIT NË BUDAPEST
Me ftesë të vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, kam marrë pjesë dhe i jam adresuar me një fjalim edhe Ministerialit të Grupit të Vishegradit, që ishte mbajtur në Hungari dhe ku kishin marrë pjesë shefat e diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë, si vend President i radhës së Bashkimit Evropian në atë periudhë kohore.

Në fjalën time i’u adresova shefave të diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe atyre të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë nëpërmjet, të cilit kërkova Kosova mos të mbetet vrimë e zezë, por, asaj dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale, legjitime.
Liria e lëvizjes lirshëm. “…Kosova evropiane është ndërtuar në harmoni të plotë me miqtë tanë Evropian dhe shtetet përtej Atlantikut. Jemi të vendosur që të rrugëtojmë në këtë drejtim, duke u integruar në çdo Organizatë humane demokratike.
Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë anëtaret, shtetet anëtare të Vishegradit, të cilët pa kufij e dhanë ndihmën e tyre, që Kosova të rrugëtojë deri këtu dhe kam përfituar bindjen se ata do ta mbështesin Kosovën edhe në rrugëtimin e saj deri te integrimi i plotë i Kosovës në shtëpinë e madhe evropiane.
I lus këto shtete të bëjnë çdo gjë që është e mundur që bashkëqytetarëve të mi t’i mundësohet lëvizja e lirë. Lëvizja e lirë është një e drejtë legjitime e çdo evropiani. Prandaj, mos të mbetet Kosova vrimë e zezë, por, Kosovës dhe qytetarit të saj t’i kthehet liria universale, legjitime. Liria e lëvizjes lirshëm. Ju faleminderit!”
Bashkëbisedimin e vazhdova me homologun tim hungarez Peter Szijjiarto.
”Ne e përkrahim perspektivën europiane të Kosovës… liberalizimin e vizave…”, kështu tha sot, miku im, Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, para mediave të pranishme, në emër të Presidencës së Grupit të Vishegradit, një grupim vendesh të Europës Qendrore, pjesë e Bashkimit Europian (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia).
Deklarata u dha ndërsa Ministrat e Jashtëm të vendeve të këtij grupi, plus homologët e tyre të Ballkanit dhe Rumanisë dhe Estonisë, dolën para mediave nga gjithë Europa.
Para mediave Europiane, që mbulonin këtë ngjarje të rëndësishme bëra thirrje me gjithë zemër për audiencat e tyre vendore që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave. “Jepini rinisë së Kosovës, liberalizimin e vizave, që Kosova të mos mbetet vrimë e zezë e Europës”, ishte mesazhi im kryesor.

