Prishtinë, 19 tetor 2017
Kisha kënaqësinë, që sot, fillimisht të shtrojë një drekë pune dhe më pas të zhvillojë një takim dy-palësh me homologen dhe miken time nga Bullgaria, Zëvendës-Kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të znj. Ekaterina Zaharieva.
Vlerësuam lartë raportet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe shprehëm zotime të dyanshme për thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtarë.
U sigurova për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur bullgare për anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare dhe për mbështetjen në proceset euro-atlantike të Kosovës.
Bullgaria do të pranojë kryesimin e radhës të Presidencës së BE-së nga Janari i vitit të ardhshëm dhe mbështetja e saj do të jetë tejet e rëndësishme.

Duhet të organizohemi, që bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe më i mirë dhe të ketë më shumë shkëmbime të mallrave.
Kosova, ka çka të mësojë nga përvoja e Bullgarisë, si në përvojën e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në atë të integrimit në BE.
Homologja nga Republika e Bullgarisë, Zaharieva, e ka vlerësuar lartë miqësinë që është ndërtuar ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur përkushtimin e shtetit të saj dhe mbështetjen e perspektivës evropiane për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

